Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Remineshencë

| E enjte, 19.12.2024, 07:51 PM |


Gani Pllana

REMINESHENCË

(Pranë obeliskut të Nënës sime)

Nëna ime e ka merituar

Obeliskun me gurë graniti

Me shkronja ari mbishkrimin

Një artist e skaliti

Dhe e përkëdhela gurin

Ndjeja përqafimin e saj

Kuvendoja nën qiellin e hapët

Natyrisht një monolog pa dyshim

Pranë rrjedhës së lumit Ibër

Aty fle nëna ime në amshim

E falënderova që më lindi

E pyeta pse iku nga kjo botë

E më la shumë të njomë

Po nuk mora përgjigje dot

Një grumbull fluturash

Të ardhura nga largësia

Rresht te krahët e mi

Larguan kujtimet e mia

Më nxorën nga amullia

Te mbishkrimi për nënën e dashur

I mahnitur stoikisht qëndrova

Lotët më ngrohën faqet e mia

Zemërthyer mendueshëm u largova

G.P.

DY PIKA LOTË NË STAMBOLL

Në Stambollin e lashtë

Në autobus rrëmujë

Përballë një burrë

Intuita na bashkoi

Pa u parë kurrë

Djersa ballin ia mbuloi

Na njohu në pamje

Se ishim dardanë

Na dëgjoi të folmen

Na shikoi butësisht

Fjala shqipe ëmbëlsi

Na bashkoi mrekullisht!

Me gocën time tek bisedonim

Shikonte e sytë i xixëllonin

Disi nga zemra fjalët i rrodhën:

“Gjyshi, gjyshja, nëna, babai flasin shqip!”

Ndërsa buzët iu drodhën...

Otomani

Pesëqind vjet

Shqipen deshi

Ta zhdukë krejt!

U mundua

Kot më kot

- Gjuhën tonë

Se zhbëri dot!

“Stambollliu”

Sa u ngushtua:

-“Këtë gjuhë t’bukur

kam harruar!”

Preku faqet ngushtuar fort

E nga sytë -

Dy pika lotë...!