Kulturë
Atdhe Geci: Kosovë, koha jonë kombëtarisht
E diele, 22.12.2024, 12:23 PM
Atdhe Geci
KOSOVË,
KOHA JONË KOMBËTARISHT
Jo rrallë kam qarë me shiun
dhe stuhitë e tij, me
vetëtimat dhe murmurimat
e kotit, kam kujtime
nga koha me pushkë në dorë dhe këngë në zemër
Kosovë dardane, koha
e një epoke kombëtarisht
Jam n´mërgim të detyruar, në mërgim ekonomik,
mërgimi i detyruar
nga shtypja dhe nga vrasjet
është i neveritshëm
dhe është plagë kombëtare.
Unë s´jam nga ata që
qëllim jete i kanë dëfrimet
kënaqësitë dhe aventurat
e tejkalimeve vetjake
Kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike
ndeshje lotësh mes mallit, dehjes dhe
pikëllimit,
si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime
mund të quhet Promethiane, i tej plagosur nga ata
që vrasjen kishin mësim!Unë punoj për vendi tim
aq sa kam forcë e zemër t´i bëjë detyrat e mia për
atdheun, për pjesët e atdheut tim të pushtuar. Liri,
unë kam aq gjak e frymë që pikat e gjakut për liri
t´i bëj këngë, poema
dhe dedikime për herojtë e
kombit. Malli dhe dhimbja janë pjesë e
jetës për
për mua, çdo
frymëzim në këtë temë kujtoj se e
kam bërë ashtu s´i e
kërkon misioni i shkrimtarit.
Në Gjermani unë nuk u
kundërvihem ligjeve dhe
zakoneve të tyre.Gjermanët kanë tejet respekt ndaj
njerëzve tanë të mërguar me
detyrim, shpirti tyre
është gjigant,
Gjermania është një krah i Kosovës.
Shqiptarët kemi lashtësi
të shquar dhe të ndritur
i gjithë Kontinenti i
Evropës quhej pellazgë-iliri
Liriun e takova një mëngjes vjeshte në Dortmund
më përqafoi fort dhe u ndalëm të bashkëbisedojmë
Trepça dhe pasuritë
e Kosovës janë
në heshtje,
kam ardhur këtu më thotë
Liriu për përgatitjen
e
vullnetarëve tanë
për Frontin e Luftës në Kosovë,
në Kosovë e gjithandej toka avullon gjak të nxehtë
kemi bekimin e popullit që t´i dalim zot Dardanisë
lufta e UÇK-së
është e ardhmja e Kosovës së
lirë,
Amerika dhe Aleanca
Perëndimore, NATO, janë
në anë e Kosovës, mërgimtarët kudo janë bashkuar
për liri të Kosovës, i mërguari po jep para dhe gjak
Në rrugën drejt lirisë
unë me vete kisha Kosovën
gjysmën e familjes
dhe disa dorëshkrime
librash.
Jeta e poetit
është rrugë e
veçantë nga të tjerët,
rri e qetë
vetja ime, mbaje veten që unë të
mbajë
liria do gjakun e çdonjëri
që lirinë ta kemi në duar.
Kosovë, emri im prej gjakut
dardan, emri im prej
prej gjakut shqiptar, në
kraharor kam prush kënge
gaca të prushit
të lashtë të
kohës së Prometheut
një himn kombëtar dhe
një flamur gjaku kombëtar.
O atdhe, o
Dardania ime, o Iliri Arbërore,
ndjemë,
ndodh që
hera-herë natën kur zgjohem,
dëgjoj një
ushtimë përroi të
egërsuar dhe një
përndjekje të
qetësisë në gjumë, një
fluturim mendimesh të një
mërgimtari. Liri, i
mërguari në mërgim
i bart dy
plagë; një për familjen
e të afërmit
dhe një për
atdheun. Kjo ndeshje
nate midis mallit e dhimbjes
mi jep krah ëndrrave
dhe dashurisë sime për atdhe
Kosovë dardane, koha
e një epoke
kombëtarisht!...
Atdhe Geci - Dortmund, 2024