Kulturë
Pilo Zyba: Nga mbjellja deri te vjelja e një viti
E hene, 23.12.2024, 07:53 PM
NGA MBJELLJA DERI TE VJELJA E NJË VITI
Mbi
romanin “I rënë nga qielli” të shkrimtarit Tomë Kuka
NGA
PILO ZYBA
Ashtu si çdo vit edhe sivjet, artistët shqiptarë mbollën
në letra, në telajot, pentagramet e tyre pemët e krijimtarisë. Fundi i vitit
jep dhe vlerësimet e veprave në konkursin kombëtar në krijimtarinë në
përgjithësi dhe në çdo sektor në veçanti.
Sot, ne do të mundohemi të themi diçka më shumë për
krijimtarinë artistike të artit të shkruar, poezi, tregim, novelë, roman etj.
Por, do të qëndrojmë konkretisht te artileria e rëndë e kësaj gjinie që është
romani.
Këtë vit fitues i këtij çmimi ishte romani me titull “ I rënë nga qielli” i shkrimtarit Tomë Kuka. Por, çfar veçorie dhe risie solli autori në fjalë, që fitojë çmimin e vitit? Çila ishte tematika e librit të tij që e bën dhe fitues? Çfarë kishte ai më shumë nga të tjerët?
Për këtë dhe të tjera, do të mundohemi të
shtjellojmë në këto rrjeshta të mendimit kritik.
Autori në fjalë, është i njohur tashmë nga lexuesi
shqiptar edhe për veprat e tij të më parshme. Duke ndjekur rrjedhën e burimit
të tij në këtë gjini, është e arsyshme dhe e kuptushme rritja cilësore, por dhe
ajo sasiore.
Shkrimtari në fjalë, ka një dritare të tij të
veçantë nga ku shikon botën, gjen në të temën dhe pasi e bluan atë në mullirin
e talentit, e hedh në letrën e bardhë për lexuesin.
“Fjalë boshe”, mund të thotë dikush, futu në temë.
Dhe unë vërtet, po futem brënda galerisë tij artistike
për të nxjerrë që andej margaritarët artistikë, por edhe të metat që mund të
ketë. Për të filluar këngën apo vajtimin për të pa vlerat. Ashtu si dhe autori
edhe unë po përdor fjalën e shkruar.
FJALA E BRUMIT ARTISTIK NË ROMAN
Duke u nisur nga fjala, materiali i parë dhe i
vetëm i një gjinie letrare. Fjala është tingulli i shprehur me gojë, që jep një
kuptim, një mendim etj. Pra, në rastin konkret të një gjinie letrare, autori
nuk përdor gojën, por përdor penën. Ai me anë të saj i flet tematikës, personazheve,
pejsazheve, djalogëve apo monologëve.
Autori Tomë, nëpërmjet fjalës, pa tingull por të
shkruar, shpreh, mërr, jep një mendim.
Në veprën e tij “I rënë nga qielli” Tomë Kuka, në
një faqe të veprës së tij thotë se, edhe gurët e vegjël të zallit në një përrua
flasin. Në këtë rast ai mërr një materie të vogël si guri i zallit dhe me të
ndërton një mur, një shtëpi etj. Unë që lexoj dhe analizoj sot veprën e tij, në
vend të atij guri zalli, marr gërmën, duke i bashkuar ato i bëj fjali e më pas
një kala apo një roman artistik si ky që zoti Kuka na ka dhuruar.
Autori i librit, për të prezantuar idetë dhe
mendimet, ka zgjedhur një gjuhë që ai e njeh shumë mirë, që mund të jetë dhe
gjuha e vendit ku ka lindur dhe është rritur. I jep fjalës kuptimin lakonik
atëherë kur duhet, e pasuron atë me mënçurinë e traditës kur del nga goja e një
të moçmi, apo e bën figurative dhe të bukur fjalën kur del nga një buzë apo
kraharor i dashuruar.
Fjala në penën e tij është penel, ka ngjyrë kur
flet për gjethet, ka zë kur flet për cicërimat, ka tingull kur rrjedh si një
burim, apo mendim në një bisedë.
Fjala ka brënda peshën e traditës ku flitet,
nuancat e kuptushme dhe figurative kur përcjell një mendim të thjeshtë, por me
një nënkuptim të madh apo të thellë. Kjo duket në bisedat e personazheve që
dialogojnë, që flasin pak dhe nënkuptojnë shumë.
Shikoj dhe kuptoj se, autori Kuka luan me fjalën,
ai e ka atë pjesën më të bukur të mjetit me të cilën na pasqyron dhe jep një
natyrë të gjallë të asaj që shikon apo dëgjon nga flladi, nga krahërrahja e një
shpendi. Kam këtu parasysh shkrimtarin e madh rus Paustovski, si njërin nga
gjenitë botërorë të pikturimit të natyrës. Ai për të fituar këtë natyrë
braktisi për 10 vjet Moskën e qytetëruar dhe jetojë në fshatrat e Ukrahinës.
Aty pa me sytë e tij lumenjtë e gurgullimat, cicërimat, flladet e mështeknave.
Në rastin konkret, Kuka, e njeh shumë mire ambjentin ku me forcën e fjalës
ndërton skenat plot jetë dhe ngjyra të rrjedhës së Osumit, apo përrenjve dhe
fëshfërimën e pyjeve, që ndoshta i ka jetuar dhe përjetuar në fëmijërinë dhe
rininë e tij. Ato tashmë janë bërë njësh me autorin dhe dalin nga mendimet,
veshtrimet dhe pena e tij e futen në letrën e bardhë kur autori i thërret apo
kur i duhen.
TEMATIKA DHE NDËRTIMI ARTISTIK
Ashtu si në të gjithë autorët në përgjithësi edhe
Kuka ka zgjedhur tematikën e romanit të tij.
Tematika për një autor romani, është fusha e
“Torviollit” ku do zhvillohen betejat e mendimeve, skenat dhe prapaskenat, që
autori ndërton më parë në mëndjen e tij. Ndërton ushtritë si një gjeneral i
madh ushtarak, vendos në to komandantët, ushtarët dhe, me talentin e një
skenografi i hedh ato të luajnë në këtë skenë.
Në rastin konkret, unë mendoj dhe kuptoj se,
tematika e romanit është bashkëkohore, shumë skena të tij janë të përjetuara
ndoshta nga autori por dhe nga lexuesi. Duke qënë e freskët, përfytyrimi i
skenave që lexon është i kapshëm, i pëlqyshëm, i njohur dhe i përjetuar
dhe nga lexuesit.
Shumë here pasi lexojmë një vepër të tillë themi me
vete, “ Këtë mund ta shkruaja dhe unë”, por, në fakt thjeshtë na duket, sepse
për të arritur ta sjellësh në një roman është tepër e vështirë. Këtë e bën
talenti, zbërthimi dhe prurja e tij në fushën e gjërë të leximit.
Kushdo që e njeh sadopak këtë luftë në ndërtimin e
një romani do të më kuptojë për këto që shkruaj. Truri i shkrimtarit Kuka, apo
talenti i tij, ka brënda të gjitha skenat dhe betejat që luhen, Ai i shikon ato
nga lart si një film me metrazh të gjatë. Në beteja të gjata të mendimeve, ai
heq dhe vendos nga skena personazhet e tij, për të arritur qëllimin që i ka
vënë veten në rrugën e romanit. Disa nga personazhet e tij vriten në luftë e
sipër. Të tjerë shfaqen duke marrë frenat e lojët. Dikush hesht si Hetem
Myzeqari, dikush bërtet dhe vret si Poshi i Humbëtirës, dikush vjen vetëm si
personazh, pa marrë pjesë fizikisht në skenat e ndërtuara si Beqir Billa etj.
Në mungesën e një regjisori, të cilin e luan
autori, ai lëvizjet i jep me fjalë, në ndryshim nga skenografia kur ato jepen
me veprime fizike, pantomimë apo veshje. Në rastin e një romani, Kuka e bën
këtë nëpërmjet fjalës së zgjedhur, mendimit të qëruar dhe të saktë, për t’u
kuptuar më mire dhe më saktë qëllimi i veprimit të personazhit, qoftë dhe të
këngës së një pule që bën vezë në kotecin e romanit të tij, apo këngen e një
gjeli mbi pullaz të shtëpisë, të një gjethi që lëkundet dhe lëshon fëshfërimat,
të cilat dhe si pamje dhe si muzikë syri dhe veshi i autorit i shikon dhe i
dëgjon, por të gjitha këto në sindoni të plotë me ngjarjen dhe brëndësinë e
saj.
KARAKTERET E PERSONAZHEVE DHE VESHJA ARTISTIKE E
TYRE
Ndryshe nga shumë romancierë shqiptarë, Kuka ka një
mënyrë të tij të gdhëndjes së personazheve dhe të portreteve të tyre. Ai, të
ngjet se nuk mërret me skalitjen e karaktereve, nuk merret me personalitetin e
tyre dhe megjithatë, nxjerr në pah karakteret e tyre në një mënyrë të thjeshtë
dhe të re. Ai, nuk sqaron për rrudhat e ballit, për krehjen e flokëve, për
mënyrën e veshjes, për të dalë më pas te portreti i tij artistik. Nuk i vesh
atij as pellush dhe as mantel, as frak dhe as kapele republike. Nxjerrjen në
pah të cilësive dhe të karakterit të tyre, autori e bën nëpërmjet fjalës së
tyre, nëpërmjet levizjes së tyre. Kështu i bën ai portretizimin dhe karakterin
Poshit të Humbëtirës. Nëpërmjet veprimeve të tij, gojës së tij, injorancës së
tij, por dhe brutaliteti shpalos më së miri karakterin e tij. Ashtu si në të
kundërt, Hetem Myzeqari i heshtur, me tymin e duhanit mbi krye dhe tymin e
mendimeve, shfaq para lexuesve një personazh që të mbetet në mëndje dhe mbasi e
ke mbaruar faqen e fundit të romanit.
Nëpërmjet vrasjeve dhe kërcënimeve, autori
karakterizon një kreminel, por po te ky njeri dhe brënda tij ndez një dritë
dashurie për fëmijën e tij që prêt të vijë në jetë. Ai aq sa vret, po kaq
lufton që të sigurojë jetën e atij që pritet të vijë në jetë nga shpirti i tij,
nga ndjenja e tij. Pra, te një njeri i vetëm, autori shpalos dy tabllo të një
njeriu, që në të vërtetë është aq sa vrasës dhe misterioz, aq sa kreminel po
kaq i dhëmbshur, aq sa i pa besë po kaq dhe i kujdesshëm për pjellën e tij.
Të gjithë personazhet që hyjnë e dalin me peshë apo
pak peshë, i japin dramës së romanit dritëhijet e tyre, qoftë kjo te Fatbardha,
të vajzat e Hetemit apo prifti dhe hoxha.
Po të lexosh me kujdes romanin do të shikosh
dallimin e Amerikanëve me personazhet tona në roman, bën lehtë dallimin edhe ta
karakteret dhe cilësitë që ata mbajnë mbi supe. Nga njëra anë brutaliteti jonë,
nga ana tjetër heshtja e tyre. Nga njëra anë fjala që fyen, nga ana tjetër ajo
del qetë e heshtur, por që të hidhurën dhe interesin e ka brënda.
STILI
I TË SHKRUARIT, GËRSHETIMI ME NGJARJEN
Autori në mënyrën e tij të të shkruarit është i
veçantë. Stili i tij ka në formën e shprehjes fjali të shkurtra, të prera, të
sakta. Kjo mënyrë e shkruar parapëlqehet nga lexuesi për disa arsye. Lexuesi i
ka fjalitë si arra të thyera, nuk lodhet mes rrjeshtash e mes pikash të rendë
për të nxjerrur kuptimin e mendimit të shprehur. Çdo fjali brënda saj shprehet
dhe jep te lexuesi më të mirën e mundshme. E bën leximin tërheqës, por përveç
kësaj dhe ngjarjen të pastër e të bukur.
Autori përveç kësaj, në romanin e tij të fundit,
nisur dhe nga përvoja, di të japi te lexuesi në formën e duhur qëllimin për
subjektin e tij. Ai, punon dhe vepron me kapituj të shkurtër e të alternuar.
Ngjarjet duket sikur janë subjekte që mbarojnë brënda kapitullit, por në të
vërtetë janë të lidhura me nje fill të pa dukshem me rrjedhën e ngjarjeve.
Pra, atje ku ndjehet se vjen një lodhje te lexuesi
për leximin e gjatë, autori e mbyll atë dhe del në një kapitull tjetër që nuk i
ngjan të parit. Ai mund të jetë më i këndshëm në ngjyra, në ndjenjë, në mendim.
E pas një kapitull sadopak gazmor dhe shlodhës, shkrimtari futet në një rrjedhë
më të thellë, të mbushur me ngjarje dhe me gdhëndje karakteresh nga gjuha dhe
veprimet e tyre.
Kapitujt i ngjajnë rrjedhës së një përroi dhe
gurgullimës së tij nëpër gurë. Diku ka një përplasje në një shkëmb, diku një
mori gurësh të vegjël i japin rrjedhës një oshëtimë tjetër, e më tej një
gjethe, një flutur shfaqet mes rrjeshtash, të gjitha këto metafora, për ta bërë
zhurmën e përroit më të bukur me ngjyrat dhe muzikën që shkrimtari kompozon e
orkestron dhe, hedh në vargjet e tij herë me delikatesë e herë me qëllim, për të
krijuar skenat që atij i interesojnë në roman.
Në shumë syresh, autori nuk mërret shumë me botën
shpirtërore të personazheve, por duke përcjellur ngjarjen, bota e tyre
shpaloset vetiu si një e pa pritur rastësore, kjo e bën më tërheqës leximin dhe
më të interesuar lexuesin.
Si përfundim, për të mos u zgjatur shumë mund të
themi se, autori me pemën e bukur të krijimit, ka arritur vlerat e një romani
modern dhe të pëlqyshëm njëkohësisht. Kushdo që shijon duke lexuar frytet e
saj, por dhe duke u bërë pjesë e ngjarjes së shkruar, ndihet mirë dhe kupton se
mëson diçka më shumë nga dramat që jeta na servir.
Në kohën e sotme lexuesit vërtet për shumë arsye
kanë ulur numurin e tyre, por kjo, nuk do të thotë se veprat e shkruara janë të
dobta. Arti i të shkruarit u përket brezave, nuk është sezonal si frutat apo
lulet stinore me ngjyra dhe aroma. Ai ka brënda problematikën jetësore të kohës
që shkruhet, por edhe të brezave që vine duke e përthithur atë si experience
dhe mësim në jetën e gjithë sejcilit.
Urime të mëtejshme autorit, dhe, mirë u takofshim
në të tjera festa botimesh, po kështu dhe shtëpisë botuese që mban librin e
botuar të tij.
PILO ZYBA
…Londër…dhjetor 2024