Kulturë
Nikolin Lëmezhi: S'të vranë ty...
E marte, 24.12.2024, 07:52 PM
Nikolin Sh. Lëmezhi
S'të
vranë ty...
(Elegji
kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor
2024)
S'të
vranë ty Martin,
vranë
Shqipërinë!
S'të
hoqën ty,
hoqën
lirinë!
S'të
varrosën ty Martin,
varrosën
drejtësinë!
Kur
mizorisht
të
shuan fëmijërinë.
Ç'të
qajmë ty Martin?
Qajmë
pafajësinë.
Dhe
lutemi që njerëzit
të
njohin Dashurinë.
Familja
e ky popull,
për
ty s'do të marrin hak.
Se
jeta jote e bukur,
s'paguhet
me gjak.
Megjithëse
kjo humbje
të
gjithëve na pikëllon,
besimi
yt i pastër,
për
falje na mëson.
Martin,
vëlla i vogël,
vdekja
jote s'shkon kot,
përderisa
besojmë
tek
i madhi Zot.
Sa
të bie dielli
akoma
mbi këtë dhé,
Martin,
o bir i dashur,
i
shenjtë ti je për ne!
S'të
vrau Mario, o Martin,
por
e gjithë Shqipëria,
se
është një popull,
që
po vdes nga padija!
Prehu
i qetë vogëlush,
se
shumë e deshe jetën.
Kush
të ka vrarë ty,
ka
vrarë të vërtetën.
Lart
nga qielli i kaltër,
ku
tashmë s'ka asnjë re.
Martin,
o biri ynë,
lutu
ti për ne!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Kallmet (Lezhë), më 24. 11. 2024