Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vilhelme Vrana Haxhiraj: Urimet më të mira Akademikut, Prof. Dr Eshref Ymeri!

| E enjte, 26.12.2024, 07:48 PM |


Çifti Ymeri, Hava dhe Eshref, tashmë në 51 vite martesë të lumtur, prej tyre sot janë madhuar dy familje:  e djalit, Plarenti me bashkëshorten me tre fëmijë dhe familja e vajzës, Kesiana me bshkëshortin, të cilët sot festojnë të lumtur 86 vjetorin e babait të mirë dhe gjyshit të dhembshur! Festofshin edhe shumë përvjetore të tjera për këtë Shqiptar të Madh!

Urime nga Vilhelme Vrana Haxhiraj:

Personalitetit shkencor madhuar ndër vite!

Prof.Dr. Eshref Ymerit, njeriut "Njeri" !

Prozë poetike

Vitet kalojnë miku ynë i mirë dhe plot vlera,

mbi vete mbajnë peshën e kohëve të egra apo të qeta ,

kaplojnë dallgët e jetës lozonjare apo në motstuhi,

të përpjeta me maja e kreshta të mprehta,

me lugje e gërxhe shtojzovallesh të lehta,

ulen në qafat malore e lëndina si flokate të blerta,

bashkë me ujëvarat zbresin në pyjet e freskëta.

Tok me vitet çapluat edhe Ju, në rrugën plot ëndërrime...

në pafajësi fëmijërije, në adoleshencë me ëndrra dëlirësie,

prekët rininë si tufani i papërmbajtur i engjëllit me flatra,

nga vitet mësuat të ecnit me hapin apo vrapin e moshës,

shndërruat të pamundurën, duke e bërë të mundur,

e kapët prej freri me gjymtyrë dhe shqisa inteligjence,

duke bërë të paarriturën, të arrirë në dobi frytesh mirësie.

Për kulturën, gjuhën, integrimin dhe identitetin kombëtar,

me guxim, vullnet e dije shkencore, Ju e e vendosët veten në

majën e Panteonit, si intelektual dhe individualitet profesional.

Personalitet i ndritur i kombit me Shkronja të Arta:Erudit, gjuhëtar,

frazeolog, përkthyes, hartues fjalorësh, publicist historik e social,

aktivitete që Ju kanë dhënë titujt:Pedagog, Profesor,autor tekstesh,

Doktor, Akademik, "Nder i Kombit" nga "Unioni Shqiptar" Rumani...

dhe Personalitet i Shquar i Labërisë!

Çudi, përse sot hesht llafazani, mediokri, i lëbyrti që s'sheh dot tej

hundës së tij? Se ciniku,mllefin,smirën,urrejtjen dhe egon e sëmurë,

nuk e shndërron dot në virus dhe as në lavdi.

Perëndoi dielli i kohës së tij që, si ujku në kope bënte kërdinë, me vrasje pa gjyq, dënime pa faj e pa fajtor, qysh kur ata ishin gijotina, ligji dhe vula, vlera dhe drejtësia, jeta dhe vdekja.

Vonon por nuk harron. Shpata dhe peshore e drejtësisë e vë kufirin te thana,

se guri peshon në vendin e tij...kur ka peshën e intelektit të njeriut "Njeri"! Vivra

I nderuar miku ynë, Eshref dhe i gjithë shqiptarëve të vërtetë!

Pranoni urimet tona më të mira në këtë përvjetor, Prof.Dr.Eshref Ymeri !

Urime, suksese në studime si akademik, i dituri e zemërbardhi, Eshref !

Gëzuar këtë përvjetor me Havanë, fëmijët me bashkëshortët e tyre, me dy niprit dhe me mbesën bukuroshe! Kalofshi një ditë të paharrueshme!

Gëzuar festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025!

Qoftë vit i begat, vit i paqes dhe lumturisë për shqiptarët!

Me konsideratë e dashuri vëllazërore, Fitim, Vilhelme Vrana Haxhiraj

me 9 zemrat tona.

Vlorë, 25. 12. 2024