Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Gjergj Fishta në vlerësimin e autorëve shqiptarë dhe të huaj
E diele, 29.12.2024, 07:46 PM
Gjergj Fishta në vlerësimin e autorëve shqiptarë dhe të huaj
Ribotim dhe plotësim nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Gazeta Nacional”-redaktoriale, 30
Dhjetor, 2020, Dr. Mujo Buçpapa perifrazon fragment nga
libri studimor “Elitat e mohuara,krenari
kombëtare mbi Elitarin Gjergj Fishta.
Mes
vlerësimeve të 36 intelektualëve të shquar shqiptarë Dr.Mujo
Buçpapa ka përzgjedhur një paragraf
nga libri “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”, të shkrimtares vlonjate
Vilhelme Vrana Haxhiraj, e cila e ka përfshirë mes 90 figurave të
shquara të kombit, Atë Gjergj Fishtën në Elitat e Kombit.
Mujo Buçpapa perifrazon Elitarin, gjuhëtarin dhe
eruditin At Gjergj Fishta...tek libri studimor i Vivrës, “Elitat e
Mohuara,Krenari Kombëtare”
Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre
e Madhe, Akademike, shpreh:
Mirënjohje
të veçantë:
“S’është Kombi që
vlerëson njerëzit e shquar, po janë “ATA” që ia rrisin vlerat dhe nderojnë
KOMBIN!”
“Elita e Mohuar,
Personalitet i kulturës kombëtare, një nga formuluesit e Alfabetit Shqip
(1908), Gjergj Fishta, i pari shqiptar i kandiduar për çmimin Nobel, i dhuroi
Kombit kryeveprën “Lahuta
e Malëcis”, një pasuri e madhe
atdhetare, letrare, kulturore dhe gjuhësore që meriton një vlerësim
ndërkombëtar. Poezia
e tij satirike plot kontradikta, si politika e kohës, u dënua nga diktatura
komuniste. Urrejtja për Shqiptarin
e Madh Gjergj Fishta, i cili kërkoi të bëheshin studime arkeologjike që të
ruhej identiteti kombëtar (lashtësia e gjuhës shqipe dhe autoktonia shqiptare), arriti deri aty, sa e zhvarrosën
dhe eshtrat ia hodhën në Drin. Gjithsesi, ai mori përmasat e një kolosi të
letërsisë dhe mendimit filozofik modern shqiptar, i cili, duke hapur rrugën e
dijes dhe mirësisë, u bë i pavdekshëm”
Vilhelme Vrana Haxhiraj-shkrimtare, Mjeshtre e
Madhe”, Akademike...si dhe Ikonë e Letërsisë Botërore.(Akademi e shkencave
Indi)
Vlorë, mars, 2019
Ps: Në kujtim të
këtij shqiptari të madh që shkriu jetën për kombin e tij, po botoj poezinë e
Atë Gjergj Fishtës, amanetin e tij me titull “Lamtumirë!”
Shpirti i madh i një atdhetari të vyer e të veçantë që punoi për zhvillimin e gjuhës
shqipe, për përparimin e kombit, për Shqipërinë e tij pa ndasi fetrare, por me
tolerancë, dashuri, respekt dhe bashkëpunim të të gjithë bashk’atdhetarëve, Atë
Gjergj Fishta i paharruar në poezinë “ Lamtumirë” shpreh dhembjen e ndarjes nga
gjithshka i ka dhuruar atdheu i tij i dashur, kjo tokë
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Lamtumire vëndet e mija,
Që po m'zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.
Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t'veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!
Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me më nda?
Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t'shkretit
Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…
Vëndin tëm ma s’kam me pa…
Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…
Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!
Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta. Gj.Fishta
I ndrittë
shpirti për jetë e iu madhoftë emri ndër shekuj përjetësie, këtij atdhetari të
shquar e të ndritur, emri i ndritur i të cilit nderon Panteonin Kombëtar! U
kujtoftë me nderim dhe mirënjohje nga brezat...!
Vivra
29. 12.2024