Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vilhelme Vrana Haxhiraj: Gjergj Fishta në vlerësimin e autorëve shqiptarë dhe të huaj

| E diele, 29.12.2024, 07:46 PM |


Gjergj Fishta në vlerësimin e autorëve shqiptarë dhe të huaj

Ribotim dhe plotësim nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Gazeta Nacional”-redaktoriale, 30 Dhjetor, 2020, Dr. Mujo Buçpapa perifrazon fragment nga libri studimor  “Elitat e mohuara,krenari kombëtare mbi Elitarin Gjergj Fishta.

Mes vlerësimeve të 36 intelektualëve të shquar shqiptarë Dr.Mujo Buçpapa ka përzgjedhur një paragraf nga libri “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”, të shkrimtares vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, e cila e ka përfshirë mes 90 figurave të shquara të kombit, Atë Gjergj Fishtën në Elitat e Kombit.

Mujo Buçpapa perifrazon Elitarin, gjuhëtarin dhe eruditin At Gjergj Fishta...tek libri studimor i Vivrës, “Elitat e Mohuara,Krenari Kombëtare”

Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe, Akademike, shpreh:

Mirënjohje të veçantë:

“S’është Kombi që vlerëson njerëzit e shquar, po janë “ATA” që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”

“Elita e Mohuar, Personalitet i kulturës kombëtare, një nga formuluesit e Alfabetit Shqip (1908), Gjergj Fishta, i pari shqiptar i kandiduar për çmimin Nobel, i dhuroi Kombit kryeveprën “Lahuta e Malëcis”, një pasuri e madhe atdhetare, letrare, kulturore dhe gjuhësore që meriton një vlerësim ndërkombëtar. Poezia e tij satirike plot kontradikta, si politika e kohës, u dënua nga diktatura komuniste. Urrejtja për Shqiptarin e Madh Gjergj Fishta, i cili kërkoi të bëheshin studime arkeologjike që të ruhej identiteti kombëtar (lashtësia e gjuhës shqipe dhe autoktonia shqiptare), arriti deri aty, sa e zhvarrosën dhe eshtrat ia hodhën në Drin. Gjithsesi, ai mori përmasat e një kolosi të letërsisë dhe mendimit filozofik modern shqiptar, i cili, duke hapur rrugën e dijes dhe mirësisë, u bë i pavdekshëm

Vilhelme Vrana Haxhiraj-shkrimtare, Mjeshtre e Madhe”, Akademike...si dhe Ikonë e Letërsisë Botërore.(Akademi e shkencave Indi)

Vlorë, mars, 2019

Ps: Në kujtim të këtij shqiptari të madh që shkriu jetën për kombin e tij, po botoj poezinë e Atë Gjergj Fishtës, amanetin e tij me titull “Lamtumirë!”

Shpirti i madh i një atdhetari të vyer e të veçantë që punoi për zhvillimin e gjuhës shqipe, për përparimin e kombit, për Shqipërinë e tij pa ndasi fetrare, por me tolerancë, dashuri, respekt dhe bashkëpunim të të gjithë bashk’atdhetarëve, Atë Gjergj Fishta i paharruar në poezinë “ Lamtumirë” shpreh dhembjen e ndarjes nga gjithshka i ka dhuruar atdheu i tij i dashur, kjo tokë

LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m'zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t'veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t'shkretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…
Vëndin tëm ma s’kam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta.
Gj.Fishta

I ndrittë shpirti për jetë e iu madhoftë emri ndër shekuj përjetësie, këtij atdhetari të shquar e të ndritur, emri i ndritur i të cilit nderon Panteonin Kombëtar! U kujtoftë me nderim dhe mirënjohje nga brezat...!

Vivra

29. 12.2024