Kulturë
Dash Frashëri: “Kcimi i Tropojës” frymëzon piktorin Gazmend Freitag
E shtune, 28.12.2024, 07:57 PM
Piktori Gazmend Freitag në studio, 2024. © FOTOSTUDIO
AVA LINZ
“K’cimi
i Tropojës” frymëzon piktorin Gazmend Freitag
Nga
Dash Frashëri
Vallja e famshme shqiptare e Tropojës
u pranua si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO. Modele Emine Çunmulaj.
Piktori i mirënjohur shqiptar, me atelie në Linz të Austrisë, Gazmend Freitag, vjen sërish befasues me
krijimin e fundit të tij. “K’cimi i Tropojës”, vallja e
famshme shqiptare e Tropojës, e pranuar së fundi si vlerë unike dhe origjinale
në UNESCO, e ka frymëzuar piktorin nga Kosova, i cili krijon prej disa dekadash
në Perëndim.
Valltare në kompozimin e Freitag është topmodelja e pasareleva
ndërkombëtare Emina
Çunmulaj, e fotografuar nga fotografi me reputacion
botëror, Fadil Berisha.
Piktori Freitag e ka trajtuar me shumë dashuri kompozimin, ku
tej kostumit kombëtar të veshur nga valltarja, i ka dhënë vlera të bukura
piktorike.
Kompozimi i tij ka të tërhequr vëmendjen jo vetëm të masmedias
shqiptare dhe kosovare, por dhe të asaj ndërkombëtare.
Gazmend Freitag rregullisht ka hapur ekspozita personale me cikle interesante, duke konfirmuar veten si një piktor me identitetin e tij artisik.
Gazmend Freitag: K’cimi dancing of Tropojë, 2024, Öl auf
Leinwand, 120 x 120 cm