Kulturë
Luan-Asllan Dibrani: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
E enjte, 26.12.2024, 07:52 PM
Të dashur bashkëkombës shqiptarë, Gëzuar Krishtlindjet dhe te gjitha festat e fundvitit!
Uron
dhe shkruan Luan-Asllan Dibrani
Kremtimi
i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka kohë që ka kapërcyer kufijtë e një
feste thjesht fetare, duke u shndërruar në një kremte kombëtare që na rikthen
natyrshëm në epokën e lavdishme të Arbërit.
Në
këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta
për paqe, dashuri dhe forcë shpirtërore e fizike. Le të jetë kjo festë një
moment reflektimi për të rigjetur vlerat tona më të mira dhe për t'u bashkuar
rreth synimeve të përbashkëta.
Me
shpresën dhe besimin që Krishtlindjet e ardhshme ky popull do t’i presë më i
bashkuar, më i fortë dhe më i përparuar, në harmoni e unitet, pavarësisht ku
ndodhet – në shtetet e Ballkanit apo në diasporë.
Në
emër të vlerave tona kombëtare dhe të dashurisë për atdheun, ju uroj
Krishtlindje të gëzuara dhe një të ardhme plot shpresë dhe suksese! Gëzuar
fundvitin dhe urime për vitin e ri! Ky është një moment i veçantë për të
reflektuar mbi vitin që po lëmë pas, për të vlerësuar arritjet dhe mësimet që
kemi marrë, por edhe për të vendosur synime të reja për vitin që po vjen. Le të
jetë ky vit një periudhë e mbushur me mundësi të reja, dashuri, dhe realizim të
ëndrrave.
Në
këtë fundvit, mund të kujtojmë gjithashtu se sa e rëndësishme është që të jemi
pranë atyre që duam dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Le të sjellim më shumë
mirësi dhe mbështetje në jetët tona dhe të tjerëve, sepse kjo është ajo që
ndihmon që shoqëria jonë të bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.
Urime
për një vit të mbarë, plot me shëndet, lumturi dhe realizime të mëdha! Gëzuar
festat!
Gëzuar
Krishtlindjet dhe te gjitha festat !
Me
respekt dhe përkushtim,
Luan Asllan Dibrani