Kulturë
Gani Pllana: Doktori Martir i Lirisë
E premte, 27.12.2024, 07:49 PM
DOKTORI MARTIR I LIRISË
(Dr. Fahredin Hotit nga Krusha e Madhe)
Në
studimet e larta
që
bënim në rini
takimi
në Bibliotekën Kombëtare
shpesh
krijonte mrekulli
Në
Universitetin e Prishtinës
në atë
kohë në rini
diskutonim
me studentin e mjekësisë:
me Ty!
I
dalluari Fahredin Hoti
djalë
i zgjuar nga Krusha e Madhe
prore
i gatshëm për penë e pushkë
i
gjatë i bukur si atlet
për të
ardhmen e Kosovës dardane
kuvendonim
me pietet
Pas
specializimit në mjekësi
doktori
shërbeu pa përtesë
në
qytete e fshatra
i flet
puna me vlerë
si
skifter në fluturim përherë
Lufta
e vitit ‘98-‘99
e
gjeti në zemër të UÇK-së
shëronte
plagët
shëronte
edhe me fjalë
rresht
me të birin 14-vjeçar
Bashkë
me rrezen e parë të mëngjesit
majë
bjeshke në cep të një shkrepi
babë e
bir
i
rrëmbeu arma e armikut barbar
për
atdheun ranë dëshmorë
për
liri-fanarë!
(Nasibe Hotit – nënë e Dr. Fahredin Hotit)
Qëndroi
nëna e doktor Fahredinit
duke
kujtuar të birin e nipin
vitin
që shkoi
pleqëria
me martirët e bashkoi
zemërmadhe
në këtë jetë
iku në
amshim fisnike e qetë
Bir e
nip i rriti me mundime
dy
martirët e lirisë
me
punë fushe prore
kjo
nënë malësore
Kortezh
i gjatë për nënën e madhe
deri
te vendi i përjetësisë
për tu
mbajtur mend
Kosovë
e Shqipëri bashkë
për
nënën e madhe e krenare
në
atdheun e lashtë
(Krushë
e Madhe, 5 shkurt 2023)