Kulturë
Sevdail Hyseni: Përurohet në Preshevë libri ''Shkrimtari për shkrimtarë''
E hene, 30.12.2024, 07:44 PM
Përurohet në Preshevë libri “Shkrimtari për shkrimtarë”
Nga
Sevdail Hyseni
Të
shtunën e 28 dhjetorit, në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u përurua
libri “Shkrimtari për shkrimtarë”, i autorit Hysen Këqiku, dedikuar krijuesve
të Luginës së Preshevës, në periudha të ndryshem të veprimtarisë së tyre
letrare.
Në
këtë përurim libri, merrnin pjesë përfaqësuesë të jetës kultutore dhe arsimore
nga Gjilani, Kumanova, Presheva e Bujanoci me rrethinë, si dhe adhurues së
fjalës së shkruar artistike.
Përurimin
e librit të autorit Hysen Këqiku e konsideroi të hapur shkrimtari nga Presheva,
Bilall Maliqi, i cili njëherit është edhe redaktor i librit, duke u fokusuar në
rolin dhe rëndësinë e kësaj vepre shumdimensionale, brenda kopertinave të së
cilës kanë zënë vend me dhjtra shkrimtarë ngë Lugina e Presheves.
Më
pas fjalën e mori kryetari i Shkrimtarëve “Feniksi” nga Presheva, Avni Shaqiri,
i cili tha midis tjerash se libri i Hysen Këqikut, është një ftesë për të
njohur më nga afër një pasuri të pazbuluar të kulturës shqiptare dhe për të
reflektuar mbi rolin e artit në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ndërsa
recensenti i librit Sevdail Hyseni, shtoi se Libri “Shkrimtari për shkrimtarët”
i autorit Hysen Këqiku, është një vepër monumentale që i kushtohet krijuesve
letrarë të rajonit të Luginës së Preshevës, që ne me kënaqësi dhe admirim e
quajmë Kosova Lindore.
Gjithashtu,
recensenti Sevdail Hyseni, theksoi se autori në këtë libër, jo vetëm që bën një
përmbledhje të jetës dhe veprës së autorëve të këtij rajonit, por, gjithashtu,
nënvizon fuqinë e artit letrar si një akt rezistence dhe shprese në kushte të
pafavorshme. Ai, sjell në sipërfaqe një panoramë të pasur të tematikave,
motiveve dhe stileve që kanë karakterizuar krijimtarinë letrare të kësaj
krahine shqiptare, duke i dhënë lexuesit një perspektivë të qartë mbi vlerat
dhe rëndësinë e saj.
Në
diskutimi u përfshinë edhe Xhemaledin Salihu, Selver Bekteshi dhe Xhavit
Selmani.
Më
pas fjalën përshëndetëse e mori autorit libri “Shkrimtari për shkrimtarë”,
drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Kurora” nga Gjilani, shkrimtarit dhe kritikut
letrar, Hysen Këqiku, i cili shprehet me bindje të thellë se letërsia e krijuar
në Luginën e Preshevës, nuk është aspak e shkëputur nga konteksti i gjerë i
letrave shqipe, por është një pjesë organike dhe e çmuar e këtij thesari. Ajo
bart të njëjtat vlera universale që karakterizojnë letërsinë shqipe kudo ku ajo
është krijuar.
Në
pjesën e dytë të përurimit të librit u zhvillua edhe një orë letrare, gjatë të
cilës poezitë e tyre i lexuan: Havushe Ahmeti, Avni Shaqiri, Nehat Ramizi,
Hysen Këqiku, Valbona Hasani, Avni
Shaqiri, Bilall Maliqi, Elton Mehmeti dhe Maida Salihu.
Në
fund autori, Hysen Këqiku, në shenjë respekti, të pranishmëve dhe Bibliotekës
së Qytetit i dhuroi kopje librash nga botimi i tij i fundit.
Me
këtë aktivitet Shoqata e Shkrimtarëve. “Feniks”, përmbylli me sukses
aktivitetet e veta për vitin 2024, duke
uruar festat e fundvitit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.