E premte, 02.05.2025, 04:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Çfarë nderi për kombin tonë që mund ta quajë të vetin Gjergj Kastriotin

E marte, 31.12.2024, 07:53 PM


Çfarë nderi për kombin tonë që mund ta quajë të vetin Gjergj Kastriotin

Nga Gjon Keka

Tradita e bënë Gjergj Kastriotin shenjtor, ndërsa poezia hero.

Çfarë nderi është për kombin tonë dardano-arbëror që mund ta quajë të vetin një njeri të tillë sikur është Gjergj Kastrioti dhe sa i detyruar do të duhet të ndihet që ta mbajë gjithmonë me nderim të lartë kujtimin për të dhe të ecën në udhën e tij.

Ashtu si yjet rrethojnë diellin, po ashtu edhe princat, mbretërit europian dhe arbërorët e tij rrethuan kryeheroin tonë të madh, i cili jo vetëm e ndriçoi gjithë Arbërinë, por edhe Europën e kohës së tij.

Natyrisht, jo vetëm shkëlqimi i imazhit të tij të jashtëm i tërhoqi shikimin e atyre që i afroheshin, por edhe figura e tij e gjatë, dinjitoze e fisnike ishte e rrethuar nga një shkëlqim verbues i dritës më të lartë, në të cilën qartësia e shpirtit të tij të madh dukej se rrezatonte. Ato flokët e tij të bardha që ia jepnin simbolikën e një udhëheqësi të urtë e burrështetasi të madh i zbukuruan kokën e tij në pleqëri, ata sytë e mëdhenj, të gjallë e të zjarrtë, ballëvulosur e hundëshqiponjë, figurë bujare e liridashëse, e fuqishme dhe me autoritet që nuk i mungonte hiri.Ishte ky imazh që la mbresa të thella jo vetëm te bashkëkohësit e tij, por kushdo që e njohu atë në oborret e mbretërëve e princave dhe kudo në Europë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx