Kulturë
Parashqevi Simaku: Gëzuar 2025!
E enjte, 02.01.2025, 07:47 PM
Parashqevi Simaku:
Të
dashur shqiptarë,
Edhe
këtij viti i erdhi fundi me një përfundim të lumtur për mua. Sot, 15 ditë më
parë, jeta ime ndryshoi krejtësisht. Një ditë të ftohtë dhjetori, pata fatin të
takoj një grua fisnike, me zemër të bardhë, siç është Elvira. Ajo më zgjati
dorën dhe më largoi përfundimisht nga një jetesë e vështirë në rrugë. Pas disa
ditësh, një tjetër njeri i jashtëzakonshëm erdhi në jetën time – Eltoni. Ai më
ndihmoi shumë, duke më ofruar strehim në një nga hotelet e Manhattanit. Të dy
këta njerëz, Elvira dhe Eltoni, më ndryshuan krejtësisht jetën. Ata më ndihmuan
dhe më dhanë forcë që të komunikoj me dritën e syve të mi, djalin tim, Luke. Në
atë moment, më dukej se u bë krejt bota ime.
Pas
disa ditësh, erdhi dhe nipi im, i cili udhëtoi nga Shqipëria në New York për të
më qëndruar pranë. Ai më tha: "Halle, të gjeta më në fund!" – dhe kjo
fjalë më preku thellë në zemër.
Po
e përmbyll vitin 2024 me tre persona që më ndryshuan jetën. Do të jem
mirënjohëse për ta deri në frymën e fundit. Ata më dhanë forcën për të
vazhduar, dhe më bënë të kuptoj se jeta ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe
shpresë.
Ata
më kanë premtuar se vitin 2025 do ta nis me dritën e syve të mi, djalin tim
Luke. Ky takim është gjithçka që pres, dhe nuk mund të duroja dot më shumë.
Uroj që të mos ndahem asnjëherë nga ai, sepse pa të, jeta ime nuk ka asnjë
kuptim.
Gëzuar
2025, të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës! Ju uroj shëndet, begati dhe
lumturi! ??
Ju
përqafoj shumë! ?
https://www.facebook.com/ParashqeviiSimaku