Përparim Hysi: Ardhsh, më e bukur!
Kur erdhi në kolektivin tonë, ajo sa qe martuar. Vinte nga një fshat buzëdeti dhe,siç më tha në intimitet Telati, duhet të kishte shije të kripur. Të kripur me masë dhe buzët (gjithmonë sipas Telatit), duhet të kishin atë shijen të kripur,por dhe me kanellë. Se nuset,sado të bukura,ornisen dhe kullundrisen sikur nisen për sfilatë...


























