Kulturë
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (1)
E merkure, 11.11.2020, 09:10 PM
Pse “PO! paskajorjA në standardin e shqipes së natyrshme
(1)
Nga Dr. Nuhi Veselaj
I. Prania e paskajores së
mirëfilltë në shqipen globale
para Rilindjes sonë Kombëtare
Amanet
i lashtë: shqipen me dashtë!
Sihyrje
Në
këtë krye, duke u nisur nga fakti se shkenca ka vërtetuar që infinitivi në të
gjitha gjuhët ku ka funksionuar dhe funksionon, dallon abstraktivisht nga
format e tjera të pashtjelluara dhe të shtjelluara, ka shërbyer dhe shërben
konceptualisht si ndërlidhëse në mes të sistemit verbal me atë nomunal, duke u
pozicionuar kryesisht si folje, po herë-herë edhe si emër a në funksion emri,
por që në gjuhën shqipe, edhe pse nuk është pa gjurmë specifikimi i tillë i
paskajores së mirëfilltë del pa mëdyshje në kuadër të sistemit foljor,
madje duke u kualifikuar edhe si mënyrë. Së këndejmi, pa marrë parasysh
hamendësime rreth historikut të prejardhjes sintetike, apo jo, në gjendjen e
dokumentuar si edhe të sotme paskajorja e mirëfilltë (infinitivi) del në formë
analitike, e përbërë: nga pjesëz-parashtesa me + pjesorja,
duke u paraqitur si një gërshetim i pandashëm unikal, jo vetëm nga ana
kuptimore, por edhe nga ajo ndërtimore. Po kjo pandarësi shihet si e shkrirë
ndërtimisht edhe me pjesoren si pjesë e dytë përbërëse fizike e paskajores së
mirëfilltë,
konceptualisht
si në gjuhë të tjera, raporti paskajore/pjesore ,edhe
pse del i ndërlidhur, megjithatë ndryshon, sepse edhe në shqipe,
paskajorja ndërlidhet kuptimisht e ndërtimisht me emrat, ndërsa pjesorja del e
gëshetuar kryesisht me formimin e mbiemrave prejpjesorë.
Në
të vërtetë, lidhur me këtë dallim ndërlidhjeje organike: emër-paskajore/mbiemër-pjesore,
studiuesit e gjuhës sonë sqarojnë se paskajorja e shqipes
(me+pjesore), si e njohim sot, si formë e pashtjelluar është përftuar para
ndarjes së shqipes në dy dialektet e njohura sot (gege e toske), përkatësisht para
lindjes së vet konceptit të pjesores dhe të mbiemrave të paranyjëzuar si forma
në gjuhën tonë. Është fjala për periudha më të hershme se mesjeta e vonë, kur
si kategori të pashtjelluara dokumentohen, paskajorja, në njërën anë, duke
qëndruar brenda sistemit gramatikor, relativisht të stabilizuar në
kohëhapësirën përkatëse që gjithsesi i takon sistemit foljor, por i qëndron
afër edhe atij emëror, ndërkaq në anën tjetër pjesorja e zgjeruar
gjithnjë e më tepër ëshë ndërlidhur me koceptin e cilësisë a të karaktaristikës
që ndërlidh mbiemrin me emrin, sidomos atë pjepjesorin e paranyjëzuar. Së
këtejmi, ç’është e vërteta, paskajorja me+pjesore, si në gjuhë të tjera
i.e., del si formë themelore apo si formë përfaqësuese e
strukturës foljore edhe në gjuhën shqipe, por me ndërlidhje organike me
pjesoren në ndërtim, por jo në kuptim dhe që të dyja shërbenin aktivisht, siç
shërbejnë edhe sot edhe si tema prodhuese në formim të emrave dhe të mbiemrave,
çështje kjo që dihet, por që kërkon hulumtim të mëtejshëm.
Sido
që të ketë qenë, në vijim në tre nëntujt do të paraqitim fakte për ekzistencën
e pjesores e të paskajores me+pjesore në kontinuitet, duke e identifikuar:
së
pari, nga periudha antike parahomeriane,
së
dyti, nga periudha e shkrimeve të vjetra shqipe pararilindëse deri në shek.
XVIII dhe
së
treti, do të paraqitim shembuj që tregojnë sot vazhdimësi si eptim-modele
pjesoresh si tema aktive fjalëformuese emrash e mbiemërash të parynyjëzuar në
dy koinetë e shqipes.
(1)
Paskajorja me rrënjë pellazgo-ilire (parahomeriane)
Meqë
në shkrime të mëparshme mund ta merrnim me mend ndërlidhjen e paskajores me
rrënjë pellazgo-ilire, ndërkohë, në saje të studiuesve tanë pellazgologë, kjo
nuk mbeti supozim hipotetik po u bë realitet. Kështu nuk mungojnë
pellazgologët, të cilët pohojnë se paskajorja ka zanafillë që nga gjuha
pellazge. Ndërkaq studiuesi Luftulla Peza, nga epoka para/homerike (pellazge),
përveç deshifrimit të disa fjalëve e kontrukteve të tëra foljore e emërore të
protoshqipes, nga gjuha e veprave të Homerit, siç e lexuam në faqe interneti,
solli shembuj konkretë edhe të pjesoreve dhe të paskajoreve të
mirëfillta, fakte këto bërë e gjetë për punimin tonë, të cilat po i japim
tashti në dy pika, duke i dalluar me boldim fundore-prapashtesat karakteristike
të tyre, së pari, po i shënojmë kryesisht pjesoret dhe së së dyti,
paskajoret
a)
Shembuj pjesoresh:
therunë,
pituem, punuem, prim, falem (përfshëndes), pheston (feston), curr
(korr), est (është) si dhe shprehjen: si isht? (si
është?)
b)
Shembuj paskajoresh:
me
djegunë
(me djegë), me ditum (me ditë), me dezur (me
ndezë), me lutëm (me (u) lutë), me preem (me pre
/prerë), me ngranë (me ngrënë), me kruem (me
krue), me schelë (me shkelë).
Shembujve
të paskajores po i shtoj edhe rastin ”ME CON” (me qenë o/e)
të shënuar nga studiuesja Nushe Zhuba ( “RD”, 01.11.2020) lidhur me
tekstin pelazgo-etrusk Lapis niger (Guri i zi) i trajtuar nga F.
Xharra).
Meqenëse
shembujt e mësipërm na imponohen si zbulime apo shpikje epokale, ngase na
servohen gjëra të admirueshme të para mija e mija vitesh, andaj me të drejtë
kërkohet verfifikim-zbërthimi instuticional ekipor i tyre nga origjinali, ngase,
jo vetëm pse atë formë të pjesores, përkatësisht të paskajores me+pjesore,
e kemi të gjallë sot e gjithë ditën, por edhe për arsye se prapashtesat
ose fundoret e pjesoreve te shembujt e mësipërm, si: -unë, um!, ur?, -ue/m,
-m dhe -ë (zero), si mbetje, pothuaj janë identike me të sotmet, apo
jo?.
Lidhur
me këtë kemi parasysh edhe mendimin e pellazgologut Muharrem Abazaj,
i cili shpreh mendimin se pellazgishtja ka pasur dy trajta të
pashtjella: paskajoren dhe përcjelloren, të cilat fillimisht ishin
sintetike njërrokëshe, formë kjo, të cilën e ka të trashëguarsi në formë
pjesoreje të sotme, dhe ndërkohë konceptin infinitiv paskajorja e formëzoi,
duke u pajisur me pjesëzën me , me të cilën tashti si paskajore e
mirëfilltë mbeti e pandarë, si e kemi sot: me +pjesore - paskajore
e mirëfilltë. (Shih internet, 11.10.2018.)
Sido
që të ketë qenë, vetë hulumtimi, gjetja, grupimi dhe trajtimi i gjurmëve të
protoshqipes që në antikë, në përgjithsi, edhe të paskajores me + pjesore në
veçanti, shton guxim e vullnet për vijimin e përthellimin e gjurmimeve të
tilla, të cilat kërkojnë dije epunë me mund, por që njëherazi vetvetiu,
për këtë profil studiuesish, kushtëzohet ndihmë e gjithanshme nga shoqëria,
sepse shkenca shqiptare linguistiko-historike në përgjithësi në këtë rrugë
zbulimi qëndron jo e rrahur mirë, për mos me thanë ishte fare e panjohur më
parë, tani, fatmirësisht, po vazhdon kjo rrugë me ecje të mbarë në rrugë-hone
të panjohura me këta studiues –gjurmues të, cilët po na joshin me arritje për lakmi.
Sidoqoftë, shoqëria – shteti ka detyrim të ndihmojë kuadrot ekzistues,
por edhe të krijojë e specializojë kuadro të rinj të këtij profili, apo jo?!
(2)
Paskajorja me “me” dhe trajtat fundore–prapashtesore të emrave dhe të mbiemrave
të
paranyjëzuar prejpjesorë në shkrimet e vjetra të shqipes globale
Lidhur
me pikën e mëparshme lindin dilema që kërkojnë përgjigje, ndër të tjera po i
theksojmë edhe këto dy pyetje që ndërlidhen me paskajoren e mirëfilltë
me+pjesore:
1.
Shqipja e cila në shekullin XIV del e identifikuar në dy koine (dialekte)
gegnishte e tosknishte ishte e tillë që nga antika e hershme, apo jo?
2.
Madje, paskajorja me + pjesore e shkurtë, si dhe me pjesore të zgjeruar, njëra
nga tiparet e tashme të kësaj ndarjeje dialektore ishte e shtrirë në mbarë
truallin shqipfolës apo i takonte vetëm koinesë gege?
Prof.
Selman Riza mendonte që “toskërishtja jo N-në e gegnishtes, po atë të
shqipes së përbashkët e altenoi në R”. Së këndejmi për të pasur më të
qartë këtë çështje ne morëm në analizë fundoret M/R, duke u lënë vend
diskutimeve e sqarimeve të nevojshme edhe për trajtat e kësaj paskajoreje me
–M e N fundore, ashtu si e ndeshim në shkrimet e shkrimtarëve tanë të
vjetër. Sidoqoftë, shembujt e vjelë, sipas tipit të trajtë-fundores së pjesores
përkatëse të tyre, po i paqitim në tri grupe:
së
pari, shembuj, kur pjesorja e shkurtër e paskajores pa
prapashtesa ka shërbyer që në lashtësi, ashtu si shërben edhe sot si temë
fjalëformuese e emrave prejpjesorë të shqipes globale (të dëshmuara para
dukurisë së rotacizimit), konkretisht kjo për mendimin tim, dëshmohet
katërcipërisht në formimin i emrave ekzistues: më –Ë, -IM/-JE dhe –Ë/S,
së
dyti, shembuj me trajtat e paskajores me fundore-prapashtesa të pjesores së
zgjeruar (të mbiemrave e asnjanësve të parynyjëzuar) të përdorur,
sipas tipit përkatës të prapashtesave, nga shkrimtarët tanë të vjetër në
trajtat e paskajores me +pjesore të zgjeruar dhe
së
treti, në kontinuitet japim disa shembuj nga shqipja e vjetër dhe e sotme, duke
i ilustruar me shembuj nga të dyja koinetë e sotme, pra edhe me
trajtat e toskëzuara.
A.
Disa shembuj paskajoresh me “me”, me pjesore të shkurtë,
si
temë e hershme emërformuese
Për
të tërhequr vëmendjen tek pjesorja e shkurtë e paskajores me me,
si temë fjalëformuese për formimin e emrave prejpjesorë që nga lashtësia,
përkatësisht para shfaqjes së dukurisë së rotacizmit në toskërishte (B.
Bokshi), po paraqitim veç e veç shembuj të këtyre tre tipa emrash:
1)
emra kryesisht abstraktë e konkretë me prapashtesën Ë ose me zero
prapashtesë,
2)
të emrave të veprimit me –IM e –JE dhe
3)
të emrave të vepruesit me –ë/S.
Ç’është
e vërteta, meqë kemi të bëjmë me një veprim paksa të guximshëm praktikuar prej
nesh, paraprakisht kërkojmë ndihje nga studiuesit kompetentë që pas vëzhgimit
me vëmendje të shtuar të na japim të drejtë, jo veç me fjalë, apo jo, por dhe
edhe me punë, nëse vërejnë si diçka pozitive dhe kështu së bashku këtë risi si
një bazë e ecuri me vlerë ta vëmë re në kuadër të saktësisë së procesit
fjalëformues të shqipes, ku paskajorja e mirëfilltë vërtet drejpërdrejt, që nga
lashtësia me pjesores e vet të shkurtë del emërprodhuese,
dhe si e tillë paska pas shërbyer, siç shërben edhe sot si model
gjallërues për formimin e emrave të tillë prejpjesorë, gjithsesi e ndarë
formalisht e kuptimisht nga pjesorja e vet e zgjeruar, e
cila si e tillë, siç do të shohim, po me formën e paskajores si koncept e
ndërtim shërben si temëprodhuese, kryesisht për formimin e mbiemrave
dhe të emrave asnjanës të parynyjëzuar.
I)
Shembuj mbi temë më –Ë ose zeroprapashtesë
Meqë
këtë temë rreth prejpjesorëve pandajshtesorë të gjinisë femërore e kemi
trajtuar mjaft në hollësi në një vend tjetër (Shih: Shumësi dhe shquarsia,...
Pr. 2015, f. 67-85), këtu po mjaftohemi këtu vetëm me disa shembuj më -Ë ose
zero prapashtesë, si:
a) Mbi temë në bashkëtingullore:
mbathë-a
(mbath me mbathë), sosë-a (sos me sosë), pasë-a (kam me pasë), v/dekë-a (arbërishtja) (vdes me
dekë), kullotë-a (kullot me kullotë), pritë-a (me pritë), vërejë-a (vëj
re vërej, me vërejë) etj.
b) Mbi temë në zanore e togzanore:-
pijë-a
(pi me pi), prejë-a (prej me pre); blojë-a (bluaj me blue), lojë-a
(luej me lue), rojë-a (ruej me rue), çojë-a (çoj me çue), rrojë-a (rruej me
rrue), shpojë-a (shpoj me shpue), mbulojë-a (mbuloj (me mbulue), rrënojë-a
(rrënoj me rrënue), shtrojë-a (shtoj me shtrue) etj.
Në
të vërtetë në punimet tona të mëparshme kemi konstatuar se në shqipen e sotme
letrare emrat e tillë pandajshtesorë me –Ë fundore ofrohen me mundësi të
pakufizuar shumimi dhe ishin të destinuar për të shprehur koncepte të fushës
abstrakte, ndërsa tani priren të specifikohen brenda fushës konkrete semantike,
duke ua lënë abstraksionin si tipar themelor asnjanësve të paranyjëzuar prejpjesorë:
të mbathët- mbathë-a, / të pijtët -pijë-a etj. Lidhur me
sa e thamë po e rikujtojmë një strofë të një këngë partizane, siç e këndonim,
ku emrat e tillë priren me metaforëzim drejt konkretës:
Qiellin
e naltë kemi mbulojë,
tokën
e zezë e kemi shtrojë
armët
në duer kemi mb(u)rojë,
Ne,
shqipo – shqiponjat parzanë!
Sidoqoftë,
kjo mënyrë e lashtë emërformimi që kishte dhe ka shtrirje në të dy dialektet e
shqipes në këtë trajtë nuk mbiemërzohet dot. Dhe kjo veçori tregon lashtësi
trashëgimore parambiemërore, apo jo?
2)
Shembuj më –IM e –JE (emra veprimi)
Emrat
e veprimit të këtij tipi, po i trajtojmë në dy pika, së pari emrat më –IM,
pastaj ata më –JE.
a)
Shembuj më -IM
Emrat
e veprimit më -IM nga tema e foljes më *O, dokumentohen
shumë herët, fjala kujtim (me kujtue) konstatohet se ka
gjurmë edhe para shek. XV, dhe po kështu në kontinuitet del e pranishme që në
shkrimet e para të shkrimtarëve tanë të vjetër dhe në vazhdimësi.
Gjithsesi
formimet e emrave me prapashtesën –IM mbi bazë të foljes më –O janë të hershëm,
mirëpo, edhe pse mbizotëron pjesorja temëprodhuese –UA/-UE, ndeshim edhe ndonjë
shembull me fundoren toske -UA, raste këto që na bëjnë me mendue, janë
reflekse sporadike të mëvonshme, apo i takojnë fazës së hershme? Dhe nga
ky fakt mbase sprovohen gjurmët e fillimit të procesit të fenomenit të
rotacizmit në dialektin jugor, apo jo?
Sido
që të ketë ndodhur, krahaso:
Te Buzuku: ndërtim (me
ndërtuom), ngadhënim, shkënzim, shkushullim, kushtim;
Te Budi: urdhënim (me
urdhënuom).fshanëtim, mallënjim, nëkim, ngënjim, përgëzim;
Te Bardhi: ushqim (me
ushqyem). çudim, këcim, pëlqim;
Te Bogdani, amëshim (me
amëshuem), kungim, rrëmbim, rruzullim.
Shënim:
Sipas
Pedersenit kjo prapashtesë vlerësohet autoktone e shqipes, së pari kishte
kuptim mbiemëror. Për mendimin tonë konstatimi i tillë rreth kuptimësisë
mbiemërore lypset rishikuar, sepse, në të vërtetë mbiemrat prejpjesorë, siç do
të shohim identifikohen, jo me pjesorën e shkurtë, por vetëm me parapashtesa
të pjesores së zgjeruar. Kjo duhet pasur parasysh në rast rishikim gjykimi.
b)
Shembuj me -JE
Edhe
një shumicë emrash prejpjesorë të veprimit mbi temë të foljes me
bashkëtingëllore formohen me prapashtesën -JE si: rritje (me rritë),
rrjedhje (me rrjedhë), lutje (me lutë), mbathje (me
mbathë) etj.
Gjithsesi,
emrat e përftuar me –JE, po ashtu si edhe ata më –IM, mbase janë po aq të
lashtë si emra veprimi dhe i takonin mbarë shqipes. Emrat më –IM ndeshen edhe
ndër shkrimet e vjetra të arbëreshëve të Italisë.
Ka
shembuj nga Grigori e Kavaljoti, tek të cilët, kjo prapashtesë shënohej–JË, e
cila ndërkohë edhe gjithandej del në trajtën –JE.
Edhe
zbërthimin fjalëformues të këtyre dy nëntipave i kemi të trajtuar mjaft në
hollësi nga studiuesit, andaj këtu nuk po zgjatemi më tepër, por më poshtë,
edhe nga këta nëntipa, nëse na imponon konteksti, ndonjë shembull emërformimi
do ta marrim së këndejmi për ilustrim,.
3.
Shembuj më -S (emra vepruesish)
Nga
shkrimet e periudhës së vjetër (pararilindëse) po i shënojmë disa shembuj emra
vepruesish me prapashtesën -ë/S:
a)
Nga Gjon Buzuku (1555): urdhnuos (me urdhënuom), zotënuos (me zotnuo/m),
shpëtuos (me shpëtuo/m, ruojtës (me ruojt/un), baas (me ba/m), korrës (me
korrunë), përrallës (me përrallunë);
b)
Nga Pjetër Budi: nkrijuos (me nkrijuo/m), shkruos (me nshkruo/m ),
c)
Nga Pjetër Bogdani: krijues (me krijuem), bas (me bam), vras (me vram)
, lyes (me lyem), lypës ((me lypunë);
ç)
Nga fjalori i Frang Bardhit: mrekullues (me mrekulluem), ngallënjyes, nadhënjim
(me ngallënjyem), ndishkues (me ndishkuem), rrëfyes (me u rrëfyem) etj
d)
Nga Teodor Kavalioti: kullotës (me kullotë!), çartës (me çartë!), ndjekës
(me ndjekë!
dh)
Nga Tahir Boshnjaku: msues (me mësue), folës (me folë), dis (me ditë!!),
shtis (me shti), etj.
Pikërisht
ky tip emërtimesh me –ë/S nga tema e foljes me pjesoren e shkurtë –UE. -YE të
gegnishtes, paraqitet si një model i pranuar edhe nga standardi i shqipes
së sotme. Krahaso: mësues, përkthyes.
e)
Nga arbëreshët: liruas (me lirua/r), përgjuas (me përgjua/r),
krijuas (me krijua/r); Për mendimin tim pikërisht kjo pikë
zgjon shumë interes, ku pjesorja e toskërishtes refflektohet në trajtën e
snhkurtë me –UA fundore si paralele me –UO/-UE të gegnishtes, çështje kjo
që do të preket paksa edhe më poshtë nga fundi i këtij kreu, por më në hollësi
do të trajtohet në krerët vijues.
B.
Shembuj paskajoresh me pjesore të zgjeruar, identike me prapashtesat e
mbiemrave dhe disa emrave prejpjesorë të paranyjëzuar
Më
sipër trajtuam shembuj të paskajores me me me pjesore të shkurtë,
e cila shërbente, siç shërben edhe sot, për formim emrash, ndërkaq këtu po
ashtu kemi të bëjmë me fjalëformim, po tash me pjesore të zgjeruar
të paskajores, shenjëzim ky, ku prapashtesa e pjesores del identike me
fundore–prapashtesat e mbiemrave dhe asnjanësve prejpjesorë të
paranyjëzuar.
Së
këtejmi, tani, po sjellim disa shembuj nga burimet e dokumentuara në
periudhën pararilindëse, ku në mbështetje të paskajores me me, me
pjesore të zgjeruar del formimi i mbiemrit përkatës që siç u cek më lart,
kanë ngjashmëri të plotë me prapashtesat e mbiemrave prejpjesorë të
paranyjëzuar.
Shembujt,
i kemi vjelë kryesisht nga Fjalori e F. Bardhit (1635), por edhe nga burime të
tjera. Në të vërtetë në Fjalorin e F. Bardhit si barasvlerës ndaj paskajores së
latinishtes ndeshim mbi 1400 raste të paskajores me +pjesore të zgjeruar të
shqipes. Sa për ilustrim, ja disa shembuj, me theks fundore-prapashtesat:
1.
Nga Fjalori F. Bardhit
-ue/M: me ninuem, me u gazmuem, me
madhështuem, me punuem, me nqefuem etj.; - i gazmuem /e gazmueme – i
zgazmuet, i ngazmueshëm, e ngazmueme;
–ie/M: me ziem; i
ziem e zieme; –ye/M: me lyem me pëlqyem; (në gegnishten e Kosovës) me
punuen, me zien, me pëlqyen (!);
-UNË: me zbutunë, me pyetunë, me dashunë,
me ndritunë, me vizitunë (?); i zbutun e zbutun;
M: me ndam, me bam, me lem, me u
thamë, me nxemë, me lëpim, me u nxim;- i nximë e nxieme;
-Ë: (folje apofonike) me dalë, me
mjellë, me marrë, me pjellë; - i/e mjellë;
–Ë
/-UN: (shembuj paralelë me
folë e me folunë, me fedigë e me fedigunë, me falë(e me falunë –i/e
falun;
ose vetëm në trajtën e
shkurtë të pjesores) me votë; me u sëmutë –mb. i sëmutë, e sëmutë;
gj)
edhe te Buzuku ndeshim paskajore me të dyja trajtat e pjesores: ngjall (me
ngjallë!) dhe ngjallunë (me ngjallunë) – ngjallë, i ngjallun?
Si edhe - i folun e folun (emërzimet: e folne, e folme).
2. Nga Gj. Buzuku: -TË: me
pitë (me pi) i pitë e pitë), me pate (me pasë) - i e pasun, i/e pasur
3. Nga J. Bageri: -UE/T:
me punuet, me kënduet; - i punuet/e punuet.
4.
Raste nga gegnishtja e Shkodrës (të mbishtuemen) -ue/MUN:
(me) afruemun, lulzuemun etj. – i (e) afruemun.
5.
Nga Kazazi me punuemun, i punuemun etj!!!
Sqarim: 1. Te Gj. Buzuku e te P. Budi
zbërthimi nga pika a) del më –UO/m, me punuom i punuom etj.
2.
Vetëm te pika -e (foljet apofonike) dhe pika f – kemi të bëjmë me
pjesore të shkurtë të paskajores, formë kjo e specifikuar, siç e përmendëm më
lart, temë prodhuese për emërtimin e emrave prejpjesorë që nga lashtësia.
C.
Disa shembuj, nga realiteti i sotëm, nga paskajorja me “me”: me pjesore të
sbkurtër dhe atë të zgjeruar gegnisht e toskërisht sipas prapashtesave identike
me
mbiemrat e asnjanësit prejpjesorë të paranyjëzuar
Meqë
natyra e trajtimit na imponon parasqarim, andaj fillimisht para se të japim
disa shembuj konkretë në përputhje me titullin e shënuar, paraprakisht po japim
nja tri sqarime e pastaj edhe të tjera:
a)
Tri sqarime paraprake
E
para, shembujt e emrave
prejpjesorë të formuar me –Ë fundor ose me prapashtesë zero janë përftuar mbi
temë të pjesores më –O, si: lojë-a nga me *lo’ – që zbërthehet lo+J-
epentetike + prashtesa -Ë nga një një *A e zgjatur, pra lojë
loja. Ky proces ka ndodhur edhe kur tema kishte zanore tjetër, si
p.sh.: pijë nga me pi, pi+J-+Ë pijë-pija
ose me ble: ble +J-ë/a blejë bleja. Ngjashëm ka ndodhur edhe kur
tema kishte bashkëtintgëllore fundore, si p.sh.: me pritë, andaj
rezultoi zbërthimi: pritë+Ë pritë-a- prita, e kështu me radhë.
E
dyta, edhe shembujt nga
pika 2. me prapashtesën –IM dalin nga foljet më *On, përkatësisht *O, si p.sh.:
nga folja me kujtue nga *kujto’, paskajorja fillimishte *me
kujto, së andejmi prapashtesa –IM. (Sipas rregullit kur tema
përfundon me zanore, edhe prapashtesa që vjen po me zanore, atëherë zanorja e
temës elidohet). Së ketejmi u pëftua emri i veprimit: kujtim (kujt/o/im.
Kuptohet se procesi i emrave më –IM, paska ndodhur para krijimit të mbiemrave
të paranyjëzuar të toskërishtes, të cilët ndërkohë shfaqen paralel me ata të
gegnishtes Krahaso: i kujtuem e kujtueme ose i kujtuen, e kujtuene ndaj
i e kujtuar (toskërisht).
E
treta, shembujt nga foljet
më togzanor –UE me punue, -YE, me shkëlqye, që i ndeshim me -M
fundore si punuem ose punuen, shkëlqyem ose shkëqyen në toskërishte punuar,
shkëlqyer, në letrarishten e gegnishtes dalin me –M fundore si b.f.
folja me punue, punue/m; me shkëlqye, shkëqye/m
dhe se kjo pjesore e shkurtë shërbente që nga lashtësia, siç shërben deri
edhe sot për formimin e emrave të veprimit dhe të vepruesit: punim punues,
shkëlqim shkëlqyes, ndërsa pjesorja e toskërishtes që mbetet e
zgjeruar në letrarishten e sotme (toskërisht) që është pasive për formim
emrash, ndërkaq për formim mbimerash del në konkurrencë pothuaj të fituar ndaj
trajtave të gegnishtes. Krahaso geg.: i punuem/ i punuen, i
shkëlqyem/i shkëlqyen, toskërisht: i punuar, i shkëlqyer.
b)
Vazhdim sqarimi
Pas
tri sqarimeve të mësipërme, duke e përforcuar analizën edhe me disa
shembuj të tjerë mbështetur po nga realiteti ynë i përditshëm, po vazhdojmë me
sqarue diçka të veçantë. Këtë rast, me qëllim tërheqim vëmendjen në ndyshimin e
derivateve mbi tri temat prodhuese të foljes përkatëse varësisht nga ndërtimi i
pjesores (së paskajores). Së këtejmi, të vihen re prejpjesorët e formuar,
si:
a)
mbi temë nga pjesorja e shkurtë e paskajores së mirëfilltë - vetëm emra;
b)
mbi temë nga pjesorja e zgjeruar e paskajores së mirëfilltë në gegnisht
– kryesisht mbiemra dhe
c)
mbi temë nga pjesorja e zgjeruar e toskërishtes, paralel me të
gegnishtes (në kllapa). mbiemra e disa emra veprues(!) në
konkurrencë me të gegnishtes me pjesore të shkurtë (zakonisht) dhe të zgjeruar,
tipi bles blemës - blerës,.
1) Nga folja me (u) rritë:
a) rritë-a,
rritës, rritje; e rritne, e rritme
b)
e rritm/e-ja, e rritn/e-a, (i e) rritët, i rritshëm e rritshme;
c) i,e/rritur
(i e rritun). rritshmëri (rritshmeni), të rriturët (të rritun’t),
të rriturit (të rritunit),të rriturat (të rritunat).
2) Nga folja me tjerrë
a):
tjerr-i, tjerrës, tjerrëse, tjerrtore;
b)
i e tjerrët, i e tjerrshëm/e tjerrshme, i e tjerrun, e tjerrne!
c)
i tjerrë, i tjerrshëm.
3) Nga folja me shpue (me
*shpo’):
a)
shpojë, shpim, shpimtar, shpues, shpuesi, shpojëse, shpojsë, shpuesi, shpuese,
shpuesor, shpuesore.
b)
i e shpuet, i shpueshëm e shpueshme, i shpuem/e-ja , i shpuen/e-a.
b):
i e shpuar, (i shpuem/e, i e shpuen/e, shpueshmëri (shpueshmëni,)
të shpuarët (të shpuen’t);
4) Nga folja me shkëlqye:
a):
shkëlqim, shkëlqyes, shkëlqejë!, shkëlqesë, shkëlqesi;
b)
i shkëlqyem, e shkëlqyeme, i shkëlqyeshëm e shkëlqyeshme, i e shkëlqyet,
c) i
e shkëlqyer (i shkëlqyem, e shkëqyeme), shkëlqyerje! (shkëlqyemje),
shkëqyeshmëri (shkëlqyeshmëni), të shkëlqyerët (të shkëlqyent, të shkëlqyemt),
të shkëlqyerit (të shkëlqyemit, të shkëlqyenit).
5) Nga folja me n/da
a)
ndajë-a, ndasi, danet (veshë, brekët e gjata).), danat (vegël);
b)
i ndamë e ndame, ndanë, e ndane, i ndashëm e ndashme, ndamje,
c)
i e ndarë, ndarës (ndas, ndamës)! ndarje (ndamje), të ndarët
(të ndamt, të ndan’t) të ndarit (të ndamit, darat (danat),
6) Nga folja me ble
a)
bles, blejë-a, blemje, mblesë, mblesëtar,
b)
i blem, e bleme, i blen, e blene,
c) i
e blerë (i blemë, e bleme), blerës (bles, blemës), blerje (blemje),
të blerët (të blem’t, të blen’t) të blerit (të blemit, të
blenit), mblesëroj (mblesnoj!)
Pra,
edhe nga ky këndvështrim, del mjaft qartë roli fjalëformues i paskajores së
mirëfilltë në këto tri raporte fjalëfortmimi:
1)
paskajore me+pjesorja e shkurtë,
2)
paskajorja me+pjesore e zgjeruar (kryesisht mbiemra) dhe
3)
pjesorja e zgjeruar e toskërishtes si temë prodhuese, karakteristikë e shqipes
së sotme standarde.
Ndërkaq,
te kjo e fundit, përveç përkimeve konkurruese paralele që ka me pjesoren e
zgjeruar të gegnishtes ka edhe dallime, sepse nuk mund të zëvendësojë
paskajoren, përkatësisht pjesoren e shkurtë të gegnishtes, por mbetet e
konkurruese për të zëvendësuar konceptet e pjesores së zgjeruar te mbiemrat dhe
emrat prejpjesorë të paranyjëzuar dhe mbetet i përdëshiruar në ndonjë rast emri
që imponohet nga pjesorja e zgjeruar (toskëzim i mëvonshëm), siç janë rastet: blerë:
blerës blerje ndaj me ble bles, blemës, blemje apo: përzier:
përzierës përzierje ndaj me përzie përzies, përziemës përziemje.
Përmbyllje
Në
fund të këtij kreu mund të thuhet se që në periudhën pararilindëse, bazuar edhe
në funksionimin e paskajores së mirëfilltë me+pjesore, sistemi fjalëformues
foljor dhe ai emëror në shqipen globale ose në të dyja koinetë e shqipes:
gegnishte e tosknishte paraqitej relativisht i konsoliduar dhe pa dallime, gjë
që e vertetojnë edhe konstatim-përfundimet e mëposhtme që shikuar pak më gjerë,
nga kjo analizë, në krahasim me burime të tjera, këtu dalin më të sqarueshme në
parashtrim për opinionine gjerë, apo jo? Le të vlerësohet:
E
para, kur paskajoren e paskemi pasur të krijuar para se të përtftoheshin
mbiemrat e nyjshëm prejpjesorë që sadopak u cekën prej nesh, por
meritojnë analizë edhe më të thellë, atëherë kur paskajore-pjesorja (me
+pjesore) u ngjizënr kuptimisht dhe si u mundësua krjimi i emrave prejpjesorë
me pjesoren e shkurtë, siç janë emrat abstraktë pandajstesorë, si emrat e
veprimit me IM e –JE dhe ata të vepruesit me –ËS, formime këto që
karakrterizohen në të dy dialektet e shqipes toske e gege, atëherë domosdo
paskajorja do të ketë qenë në përdorim edhe në protoskërishte, apo jo? Po
e përfocojmë edhe pak të njëjtin argument. S’do mend se paskajorja e
mirëflltë me +pjesore e shkurtë (jo e shkurtuar!!!), duke qenë e formuar
nga pjesëz-parafjala me dhe duke përvetësuar organikisht kryesisht
pjesën e shkurtër të pjesores si mjet gërshetues konceptual, si në gjuhë të
tjera, edhe në shqipe mbuloi, siç e mbulon edhe sot fushën e duhur të nocionit
infinitival folje/emër të mbarë gjuhës shqipe, duke shfrytëzuar tash si
mjet temë-prodhues pjesoren e vet të shkurtë (që supozohet se ishte
prejpjesor i një rase të ndyllosur, siç na e kujton sot për sot rastin
formëzues të asnjanësit prejrrjedhor (ablatival) me specifikim mbylljeje në një
rasë, pothuaj të skaduar të neutrit, rasën ablative (tipi së punuari, së
punuemi/së punueni) dhe kjo veçori e temës sonë shihet konkretisht e
ndërlidhur me formimin e emrave prejpjesorë konkretë e abstraktë, së pari të
tipit pandajshtesorë më –Ë fundore ose me zeroprapashtesë, së dyti, të emrave
të veprimit me prapashtesat –IM e –JE dhe së treti, të emrave të vepruesit me
–S.
E
dyta, duke qenë paskajorja me+pjesore e mbarë shqipes (gegnishtes - si shqipe
globale e kohës), para rotacizmit të toskrishtes, gjithsesi e ndërlidhur
organikisht me pjesoren e zgjeruar, e cila si koncept del e implikuar rreth
mbiemrave edhe asnjanësve të ndërkohshëm të paranyjëzuar, shihet qartë se edhe
me rastin e krijimit të mbiemrave pjesorja e zgjeruar e paskajores del
dominuese. Sipas shembujve konkretë forma e paskajores me prapashtesat e veta
të zgjeruara, shihet qartë se formoi mbiemrat e paranyjëzuar. Kështu themi
ngase prapashtesat e pjesores së zgjeruar, duke qenë gjithnjë në kuadër të
paskajores së ngjizur ishin dhe mbetën identike me fundore-prapashtesat
konvertuese të mbiemrave prejpjesorë të paranyjëzuar.
E
treta, si duket atëbotë, jo vetëm te formimi i emrave por edhe të mbiemrave
dukuria e rotacizmit ende nuk kishte filluar së vepruari plotësisht, sepse
pjesorja e toskëzuar assesi nuk del reflektuese tek të tre tipat emrave të
sipërtrajtuar të formuar mbi temë në pjesore të shkurtë (po përsëris jo të
shkurtuar), madje as te mbiemrat derivatë të tyre, tek të cilët më fort
reflektohej si hije, por që zuri të kërkonte hise, madje edhe ta fitonte
konkurrencën në ndonjë të folme vetëm tek disa tipa mbiemrash prejpjesorë.
E
katërta, pra trajta e pjesores së toskërishtes shfaqet e fortë ndërkohë
(reflektim i mëvonshëm), madje del e sforcuar në kohën tonë tek foljet me temë
në zanore e togzanor, tipat: me ble, me përzie. Rikujto shembujt jo
paralelë: me ble: blejë-a, bles, por tash krijime
paralele të ligjshme: me ble: (me) ble-rë i blerë (me
ble-më, i blemë e bleme; i blen e blene), blerje blemje, –blerës–
blemës, përkatësisht me përzie: përzier, i përzier, përzierje
- dukuri e trashëguar nga rotacizmi. Dhe kështu trajta e tillë vepron si
temë e re fjalëformuese më dukshëm në periudhën pas L2B vetëm te foljet e
rotacizuara që në shqipen e sotme imponohet si risi e standardit të ri,
me konkurrencë pothuaj të fituar ndaj trajtave të trashëguara nga ish-norma e
gegnishtesh dhe aktualja gegnisht pa prestigj standardi. Krahaso: xhampres,
xhampremës ndaj xhamprerës sot etj. Shtrohet pyetja te rastet paralele të
paranyjëzuara: blerje –blemje/blenie, blerës –blemës/blenës cila nga tratat
dialektore ka ndikuar e po ndikon më fort tek tjetra?
E
pesta, në gegnishte ndeshim mbiemrin me prapashtesa të veçanta, si i gëzuet,
i gëzueshëm, e gëzueshme që u mungojnë përgjegjësit paralelelë në
toskërishte, andaj në këtë raport ka mungesë barasvlerësie paralele edhe
si prapashtesa gjinie si b.f. nga folja me gëzue: i gëzuem e gëzueme ose i
gëzuen e gëzuene në toskërsisht, del njëtrajtshëm si prepjesor: i e
gëzuar. Në këto raste raporti fundore-prapashtesë del
8:1 në dobi të trajtave të trashëguara gege.
E
gjashta, gjithsesi zgjon interes trajta e paskajores së toskëzuar ose pjesorja
e zgjeruar e toskërishtes, që implikohet rreth zbërthimit të fundores *O të
tipit të foljeve me –O, që pati ndodhur në fazën kur toskërishtja ndoshta sa
kishtefilluar njëfarë ndarjeje nga trungu i shqipes globale (gegnishtes),
përkatësisht sa ishte në fille apo në prekje e sipër nga procesi i rotacizmit.
Krahaso konkretisht si shpjegohet procesi i zbërthimit të foljes me shpue
(me shpua!), por gegnisht e toskërish shpues, siç e ndeshim të
shpjeguar nga studiuesit (Kujto rastet në letrarishten e sotme pa paralelizma: shpues.
i shpueshëm, i shpuet:, shpueshmëri, shpuesi).
a)
Faza e parë, pa dallim ballafaqimi gegnisht e toskrisht reflektohej: me
*shpOn – me *shpo’.
b)
Zhvillimi gegnisht: me shpou, me shpuo, me shpUE me shpu,
të mbiemrat: i shpuom e shpuome, i shpueM/ueME, i
shpueN/--ueNE, i shpueT, i shpueSHËM –ueSHME.
c)
Toskrishtja aktualisht nuk vazhdoi të ndjekë të njëjtën rrugë evoluimi as të –UA-së
ndaj –UE-së, as të –UA/R nga –UE/M ose –UE/N
dmth. të heqjes së fundores -R, ndaj –N-së apo –M-së fundore, andaj
si rrjedhojë, në toskrishte sot ndeshim trajta të vetme foljore me
–R pa paralelet e konsumuara me fundoren –M ose +N të gegenishtes.
Krahaso: (me) shpUAR dhe mbiemri: i (e)
shpUAR/, kurse në gegnisht me shpue, mbimeri i shpuem apo
i shpuen. Po kjo nuk do të thotë se edhe në tosknishte nuk ishte apo nuk
del e shfaqur fare trajta e shkurtër më -UA, pa fundoren –R, siç ishin
rastet me shpua, me punua. Lidhur mer këtë përveç rasteve
në të folmet e toskërishtes, këtë dukuri e ndeshim në mes të gegnishtes, në
oazën e të folmes së Rugovës e të një pjese të Malësisë së Shkodrës. Pra
edhe nga kjo e vërtetë, dëshmohet se ka ekzistuar reflektim i tillë që
ende është dukuri e gjallë dhe si e tillë do të trajtohet pak më në
hollësi më poshtë, kur bëjmë fjalë për paskajoren e tipit të foljeve UEJ/-UAJ
në shqipen e sotme.
Krahaso
edhe një herë raportin e derivateve: gegnisht: paskajore e mirëflltë me +pjesore
e shkurtë: me shpue (me derivatet emra gegnisht-toskrisht, si
atëherë si sot, të përbashkët: shpues, shpim, ndërkaq nga paskajorja me pjesore
të zgjeruar me shpuem, me shpuen, ku ndërkohë fundoret –M apo -N
kanë mbetur funksionale si derivate vetëm te mbiemrat dhe të asnjanësit e
paranyjëzuar si: i shpue/M e shpueME, të shpuemit, përkatësisht i
shpueN e shpueNe, plus rastet i (e) shpueT, i shpueSHËM,
me prirje substantivimi, ndërkaq në toskërishte (shqipen e sotme ekziston edhe
trajta eptimore shpua (u shpua, me shpua), por manipulohet
konceptualisht vetëm me trajtën e vetme: shpuar (si pjesore) dhe
i (e) shpuar (si mbiemër), pastaj të shpuarit, të shpuarët, e shpuara.
E
shtata, kështu deri në kohën tonë vetëm në toskërishten letrare pjesorja
edhe mbiemri kanë ngelur me fundore të njëjtë –UAR, ngase procesi i rotacizmit
si në sistemi foljor si dhe atë emëroro-mbiemëror në toskërishte, u forcua
ndërkohë, duke e shndërruar jo vetëm N-në ndërvokalike në R, si
te foljet e trajtave të gegrishtes *rritunë –* (me u rritë) i e rritun/ë,
që në toskërisht u rotacizuar rriturë, i e rritur/ë, ashtu si edhe
te emrat: syNi – syRi, peNi –peRi, por edhe te foljet më –O, siç
u përmend më sipër.
E
teta, lexuesi i vëmendshëm do ta ketë vënë re, që ne, lidhur me trajtën e
hershme barasverëse paralele gegnisht/toskërish të foljeve dhe mbiemrave,
manipuluam, duke theksuar në trevat e tosknisë shndërrimin e N-së fundore
në R e jo parësorisht të M –së në R-, ndonëse
shumbujt në shqipen e dokumentuar e ndeshnim kryesisht në trajtën -M
fundore, si: me punueM, i punueM jo me punueN, i punueN,
ndaj paraleles toskërisht: me punuaR. Këtë dukuri po e
vëmë në pah me qëllim, sepse, siç ka të ngjarë, ashtu siç edhe e
shpjegon dija: N-ja i përgjigjet realitetit të lashtë të
shndërrimit në R më fortë se –M-ja fundore. Kështu themi ngase
dihet se dukuria e rotacizmit parësorisht shpjegohet me alternimin e N-së
në R, si te shembujt –UE/N në –UA/R. Kjo
është arsyeja që e theksuam, pra, fundoren –UE/N, edhe pse në shkrimet
tona të vjetra të gjuhës së gropës së Shkodrës e gjithandej e ndeshëm
trajtën me –UE/M fundore. Por ne kemi edhe një arsye tjetër, bile edhe
më me shumë vlerë argumentuese se e para. Prandaj, po sqarojmë pse ne e
potencuam dhe po e theksojmë përsëri në mënyrë të veçantë trajtat me –N
fundore: me shuen, i shuen e shuene ndaj atyre me –M: me shuem, i
shuem, e shueme, mirëpo për hir përmase vendi, shpjegimin po e bëjmë
tash fill në dy nënpikat vijuese:
Së
pari, trajta fundore me -UE/N ndaj –UAR: (me) punUEN ndaj
punUAR, është dukuri e gjallë dhe aktive në gjuhës popullore të
gegnishtes kontinentale (Kosovë e më gjerë). Kjo dokumentohet edhe nga shkrimet
e prof. Selman Rizës, i cili rastet me –UE/N i përjetoi i gjalluese në
vendlindje (Gjakovë) e gjithkëndej, andaj në veprat e para të tij edhe i
përdori kështu. Është e vërtetë, ndërkohë, se edhe më parë, gjatë pavarësisë u goditen
trajtat me -UEN nga letrarishtja e gegnishtes perëndomore –me –UE/M, por në
gjuhën e popullit te ne e më gjerë ende ruhen të gjalla trajtat me –UE/N.
Së
dyti, në të mirë të kësaj që thamë, në gjeografinë gjuhësore të shqipes së
vjetër kontinentale folësit e trajtës –UE/N në të kaluarën, siç
supozohet, ishin të shtrirë në trekëndshin Shkup-Nish-Sofje e tutje, d.m.th. që
nga Dardania e më gjerë e deri tek dy Epirat e gjithandej, andaj themi se
toskët i rotacizuan fundore-prapashtesat parësorisht të foljeve me –UE/N-*On
që i kishin të përbashkëta me shqipen e lashtë kontinentale (gegnishten)
lindore, nga e cila për shkak rotacizimi ndërkohë pësuan disa të folme jugore
(toske). Me fjalë të tjera, toskët e rotacizuan trajtën që e kishin të veten
ose të përbashkët me trungun ligjërimor të shqipes kontinentale (gegnishtes
dardane) që supozohet jo pa të drejtë që shtrihej gjithkëndej e gjithandej
mesdheut, apo jo? Fundja pse trajta me –UE/M, e cila, siç e pamë del
mbizotëruese te shkrimtarët tanë të vjetër të Veriut, edhe sot mbetet
karakteristikë e të folmeve gege të Shqiprisë bregdetare (perëndimore), sa ka
të bëjë me shkizmën apo jo, mbetet ta shpjegojnë historianët e gjuhës
sonë.
E
nënta, në të mirë të asaj që u tha më sipër po përmendim edhe një fakt tjetër.
Pellazgologët, si, S. Konda, M. Abazaj, Luftulla Peza, Eqrem Zenelaj, R. Doçi,
F. Xharra, B. Abdyli, Agron Jaha edhe të tjerë si M. Aref si dhe Mëhill Elezi,
gegnishten e quajnë dialekt lashtësor të pellazgishtes dhe po në atë frymë
gjuhën e Homerit, apo fjalë të protoyllyrishtes apo të
lashtogreqishtes i shpjegojnë ndërlidhur me protoshqipen apo me
lashtogegnishten, madje gjatë hulumtimeve të tyre, shumë fjalë e konstrukte të
protoshqipes (pellazge) të trashëguara të ruajtura që nga lashtësia, i zbërthejnë
me sukses duke mbështetur në ngjashmeritë identifikuese me trajtat e
parotacizuara të gegnishtes së sotme.
E
dhjeta, po në këtë kontekst për t’u arsyetuar ndërlidhja e shqipes kontinentale
në kohë- hapësirën përkatëse si shqipe kontinentale, siç u cek më sipër, si
pikë të veçantë po e trajtojmë zbulim-konstatimin e studiueses Fatbardha Demi
(mbështetur tek Pashko Vasa, sidomos Aref Mati), e cila fjalën homerike Gigët
(g(j)igantët) e ndërlidh me emrin Gegët, ku krahasuar me gjendjen
e sotme ndryshuaka vetëm zanorja i/e: gigët ndaj sot gegët.
Ne duke e përkrahur përpjekjen e studiueses Fatbardha dhe të tjerëve në të mirë
të zgjidhjes ose kthjellësisë së çështjes po shtojmë vetëm kaq se një alternimi
i tillë i i-së ndaj e-së për shkencën shqiptare nuk
është fenomen i panjohur, ngase këtë realitet e ndeshim në raste të shumta. Unë
po mjaftohem me këto fakte:
Së
pari, fakti që I-ja para E-së përdorej në lashtësi në këto fjalë-raste: te Perikopea
e Ungjillit shek XIII, ndeshim: “Evangjil s(h)i)ti”(d.m.th. shenjti)
dhe te Fjalori i F. Bardhit (1635) për parakletus të latinishtes
del shpirti i shinjtë, –për siguare, santificare del
folja me shinjuem, së adejmi, pra shenjti shqiptohej shint
atëbotë.
Së
dyti, në Fjorthin shqip-serbisht të Milosh Milojeviçit
hartuar para LSh të Prizrenit (1866-1873), fjala shqipe shin në serbisht
është përkthyer sveti (i shenjtë), andaj sipas këtij fakti fjalët me shin
si Kolashin, Ukshin është afërmensh të zbërthehen: Kola i Shenjtë, Uka
i Shenjtë, apo jo?
Së
treti, sipas Pëllumb Xhufit, toponimi Shirgj, shek VI vjen
në “Shën S(h)ergj),pastaj Shijak, Shirok, madje unë sjell
dëshmi se ne nga fëminia i shqiptonin festat pagano-fetare kështu: shingjerg/
shinkolli, madje mendoj se edhe dy emrat e njohur në veprën Milosao
të De Radës, Milosao e Miloshini në shqipe, gjithsesi pothuaj
kanë kuptim barasvlerësie, jo tjetër ndryshe po: Luftëtari i Shenjtë (lat.
e it. milo- luftëtar + shin ose san (i
shenjtë), apo jo?
E
njëmbëdhjeta, ndërlidhja Dardani-Toskëri Maqedoni (Bullgari) argumentohet
bindshëm edhe nga studiues të tjerë, të cilët në shqipen e hershme relativisht
të përbashkët e shihnin vetëm N-në të rotacizuar me kompleksin e sajuar në
toskërishte -R, fakte këto që mund të përforcohen edhe me të dhëna të reja, siç
është edhe mungesa e paskajores ndërkohë në bullgarishte, greqishten e re
dhe toskërishte pjesërisht. Sidoqoftë, po del gjithnjë më i qartë fakti se
toskërishtja bënte pjesë në kuadër të gegnishtes dhe se infinitivi i takonte
protoshqipes, si dhe paskajorja e mirëfilltë ta quajmë kështu ishte pronë e toskërishtes
së parotacizuar, por sadopak edhe të rotacizuar që si fenomen ndryshoi togun
*UO/’ ose UE/’ në –UA’ te foljet për kohën që e zumë në trajtim. Së këtejmi
çështja rotacizmi/paskajorja e shkurtë në raport me paskajoren me pjesore të
zgjeruar: -UEn/-UA/r, për tërë ky kompleks kërkon sqarim dhe për këtë kërkohet
ndihmë e angazhim ekspertësh, e megjithatë ne tani guximtarisht, madje për hir
përmase që duam ta themi këtë çështje po e trajtojmë në vijim si pikë të
veçantë. Pra, kemi të bëjmë tash fill me ekzistimin e paskajores së rotacizuar
gjithandej në viset e Tosknisë apo jo?!
E
dymbëdhjeta, është vertetë se gjatë rotacizmit ndodhën kompleks ndryshimesh, ku
bën pjesë edhe paskajorja e toskëzuar. Kohëpërftimi i saj në toskërishte del i
paqartë. Gjurmë ka, por ende çështja nuk është zbardhur sa e si duhet. Prof. F.
Altimari, nuk i la fort vend mëdyshjes së prof. E. Çabejt dhe e përkrahësve të
tij që u shkonte mendja se toskërishtja nuk do të ketë pasur fare paskajore,
me+pjesore. Prof. F. Altimari, duke u mbështetur në paskajoret e toskëzuara në
numër të konsiderueshëm të përdorur nga shkrimtarët arbëreshë pararilindës, nuk
përjashton mundësinë që një formë të tillë të paskajores në trajtën e
rotacizuar me me, (qoftë në trajtën me –UAR, ose edhe të me pjesore
të shkurtë -UA (!), do ta kenë marrë me vete nga Morea e vise të tjera
të Toskërisë prej nga u shpërngulën arbëreshët. Madje, pyesim edhe ne: Si
kuptohet përdorimi i paskajores jo vetëm nga Sami e Naim Frashëri, por
edhe nga të tjerë të asaj periudhe, nga të cilët ndeshim forma të paskajores që
nuk përdoreshinsi paralele në gegnishte, si p.sh.: me mos marrë, me mos
prishurë, tue me mos pasurë, duk me qenë etj.? Po të ishte ndonjë ndikim i
dretpërdrejt i gegnishtes së kohës, atëherë pse mos të çpiknin diçka të ngashme
ose ta pranonin edhe ata trajtën e tillë, siç e pranuan b.f. shkrimtarët
e rinj toskë të cilët përdorën trajta gege të plota ose të kalkëzuara, por gjithnjë
e më shpesh të parotacizuara. Në të vërtetë, Prof. F. Altimarit, përdorimi i paskajores
me rotacizëm nuk i duket dukuri e rastësishme, sepse, vetëm nga vepra
e Nikollë Ketës, prej nga studiuesi i solli së paku 10 shembuj të tipit me
ardhurë, me thënë, po aq nga togu i tipit kanë me mbeturë,
ka me dëshiruarë, si dhe të shprehjeve si për me o (u)
dashurë, për me o bërë etj., por ndeshi edhe nga shkrimet e
shkrimtarëve të tjerë arbëreshë. Së këtejmi, konstatimet e prof. F Altimari, na
cytin të mendojmë, se vërtet njëfarë vërshimi i përdorimit të paskajores
së toskëzuar nga shkrimtarët tanë toskë në fillim të Rilindjes (siç do ta
argumentohen më poshtë), nuk ishte aq si rast i ndikimit të formave gege të
paskajores, ngase ndeshim shembuj të ngjashëm, si edhe te arbreshët: me
mësuarë, me rarë, kam me larë, pata me pasur, madje
trajtat nga oaza e të folmes së Rugovës, me punua, me ndig-jua
etj, nuk është ndikimin e toskrishtes me –UAR, apo jo? Së këndejmi, themi se
rastet –UA, ndaj –UA/R te foljet nuk kishin gërshetim të
domodoshëm ndërlidhmërie, për këtë ka argumenta të tjerë që sfidojnë.
Sidoqoftë, kemi të bëjmë me trajta të fosilizuara nga lashtotoskërishtja,
apo jo, le të vlerësohet? Ndër të tjera zgjon interes fakti se trajta me
rarë e përdorur nga De Rada është ndeshur edhe në të fomen e Himarës
këndejdeti., madje edhe rastet me punua i ndeshim edhe ndonjë të folme
të toskërishtes së sotme. Sido që të ketë qenë kjo çështje meriton hulumtim të
mëtejshëm më të plotë e më të arsyeshëm. Ne po shtojmë edhe një
fakt që e vren studiuesja Ledi Sh. Shkreli, e cila konstaton
se rastet kam të shkoj tek arbëreshët janë ndikim
i përzier perëndimor latin e lindor bizantin që vinte i trashëguar
nga konstrukti i mëhershme model me paskajore ndikim thjesht perëndimor
latin kam me shkue, e cila më në fund kaloi nga kam
të shkoj në do të shkoj ndikim lindor bizantin, ngase siç
dihet arbëreshët janë fanatikë ndaj ortodoksizmit të tyre, edhe pse jetojnë në
botën katolike. Pa dyshim kështu do të ketë ngjarë edhe këtej Adriatikut në
viset e Toskërisë ortodokse, ku ndikimi i greqishtes ishte tejet i madh, apo
jo?! Çështje kjo që do të vështrohet me në hollësi në krerët e tjerë të
këtij punimi.
E
katërmbëdhjeta, kur kemi parasysh faktin se vetëm në Fjalorin e F. Bardhit
ndeshim 1422 paskajore të mirëfillta dhe po aq e më shumë në shkrimet e
shkrimtarëve të tjerë të kohës së tij pa përmendur gjuhën popullore të
asokoshme dhe të derisotme me paskajore, e cila si paskajore e mirëfilltë pati
zhvillime e evoluime të natyrshme, nga njëra anë, dhe në anën kur kujtojmë
paskajoren e toskëzuar, e cila në vatrat e të folmeve ku vepronte
rotacizmi dhe njëherazi edhe ndikimi i bullgaro-sllavishtes e sidomos i
greqishtes së re, nuk patë stimulim, po evoluim tjetësimi, atëherë e kuptojmë
edhe më mirë të vërtetën e historisë së dallim-përkimeve të dy koineve të
gjuhës sonë gegenisht/tosknisht në raport me paskajoren, ngase prania e saj e
mëhershme në paratosknishten e parotacizuar pengoi sadopak natyrshmërinë e
formimit e të zhvillimin e paskajores në trajtën me punua a me
punuar si edhe në përftim emrash, të hershëm prejpjesorë të tipit punuas!
Përkundër profesor E. Çabejt që shprehte dyshim dhe disa mohuesve energjikë në
njerën anë dhe pohuesve si të profesorëve si A. Xhuvani, Selman Riza, B.
Bokshi e të tjerë të cilët kishin argumenta mjaft të fortë, në favor të palës
së dytë se paskajorja e mirëfilltë me + pjesore kishte përdorim normal
edhe në toskërishte në këtë punim imponohen dy faktorë:
E
para, ka edhe argumenta të tjerë, siç janë gjetur e gjenden disa shembuj me
paskajore me trajta të rotacizuara ose jo të pjesores së paskajores, siç janë
shembujt me me mësua në arbërishte si dhe e dyta, ttrajta m UA të
habitores, auroristit etj.
E
dyta, vetë prania e paskajores me +pjesore e shkurtë e rotacizuar në të folmen
e një pjese të Malësisë dhe të Rugovës dëshmon për ekzistimin e shtrirjen
e saj edhe në veri në tratën me +pjesore e shkurtë e rotacizuar, apo jo?!
E
pesëmbëdhjeta, kur është fjala te greqishtja e re, pohohet se kjo rijogreqishte
gjatë formëzimit të saj kishte braktisur mbi 10 trajta paskajoresh të
greqishtes së vjetër (Sh. Demiraj). Kështu në këtë vorbulli bashkëjetese
ndërfqinjësore dhe ndërlidhjet mbase të dobëta asokohe me Veriun, me
gegnishten sinanë apo motërmadhe, sigurisht mund të kenë ndodhur edhe këputje
hallkash të zhvillimit ose etë voluimit normal të paskajores dhe doemos
gjithandej do të jetë fuqizuar semantika me lidhoren dhe e mënyrave të tjera,
të cilat ashtu i kishte dhe protoshqipja (gegnishtja) këndej nga Veriu, por jo
aq të fuqishme sa i bëri sibija a simotra e saj nga Jugu, apo jo?!
Fundja,
gjithsesi edhe atëherë ka pasur marrëdhënie mes folësve të së njëjtës gjuhë,
por janë shtytës të tjerë që i forcojnë ose i ligshtojnë raportet e përdorimit
të formave të caktuara gjuhësore. Kështu paskajorja tek rilindësit tanë u
trashëgua shumë e fortë në dialektin verior por nuk ishte aq pa gjurmë as
në dialektin jugor. Të shohim tashti si u shfrytëzua paskajorja, si mjet
themelor gjuhësor ose mënyrë foljore nga rilindësist tanë.
Sidoqoftë,
kjo dukuri, rreth përdorimit të paskajores nga toskët, qoftë spontanisht,
qoftë me vetëdije do të jetë e pranishme në shqipen kombëtare “të përzier” të
rilindësve.