E enjte, 10.10.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Rexhep Shahu: Krime serbe në Kosovë - një libër tronditës

E premte, 06.11.2020, 08:55 PM


Krime serbe ne Kosove - nje liber trondites

Nga Rexhep Shahu

Se shpejti del ne Prishtine dhe ne qytetet e tjera.

Varret masive te shqiptareve jane ende ne Serbi.

Kriminelet serbe ne pushtet Vuciq e Daciq nuk i tregojne ato varre dhe kane veshe kostumin e viktimave dhe drejtojne gishtin e akuzes kunder shqiptareve.

Shqiptaret, besoj naive, duket u mjaftuan, u ngine me lirine e Kosoves, me Kosoven pa serbe, me shtetin e tyre te dyte shqiptar te lire dhe i lane te qete kriminelet serbe, nuk i paditen as Vuciqin as Daciqin as shtetin kriminal serb ne asnje gjykate penale nderkombetare.

Shqiptaret denohen, shkojne neper gjykata per te provuar drejtesine, shqiptaret duhet te paguajne ende per lirine, ndersa serbet ferkojne duart e krimit.

Edhe trupat e pajete te shqiptareve qe jane ne varrezat masive ne Serbi jane pjese e cmimit te rende qe shqiptaret paguan per lirine.

Jane disa libra qe shqiptaret nuk i kane lexuar, politikanet e intelektualet shqiptare qe duhet te jene te lexuar nuk i kane lexuar. "Shqiptaret e fuqite e medha", liber i shkruar nga kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, gurra e te liges serbe kunder shqiptareve, botuar ne 1913 ne frengjisht e gjermanisht e pastaj perkthyer ne serbisht nuk e kane lexuar politikanet e intelektualet shqiptare. Ndoshta e kane shfletuar, por nuk e kane lexuar, nuk e kane lexuar, nuk e kane lexuar, nuk e kane thithe, nuk e kane bere pjese te vetedijes. Ky eshte libri qe i ben shqiptaret me bisht. E ka shkruar kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, e ka perkthyer kryeministri shqiptar Mustafa Kruja, e kam botuar une ne 2015. Me 1928 e ka perkthyer dhe botuar ne Zare, Mustafa Kruja dhe qe nga ajo kohe deri ne 2015 nuk e botoi as Tirana as Prishtina. Kush i pengoi, ke kishin frike Tirana e Prishtina...

Ai liber u thote Fuqive te medha se shqiptaret jane me bisht, jane te pazhvilluar, jane muslimane fanatike, te paqyteteruar, nuk u duhet dhene shtet, nuk duhen njohur, por na i jepni neve serbeve nje shekull shqiptaret qe ti kulturojme, ti civilizojme ne dhe pastaj ua japim ne nje autonomi kulturore...

Pra kete liber nuk e kemi perfille. Librin Shperngulja e shqiptareve te Vaso Cubrilloviqit nuk e kemi lexue, nuk e kemi njofte ani se shumekush mban hundet perpjete si hajvan e genjen veten, por dy referatet e Vaso Cubrilloviqit nuk i kemi njofte as politikani as intelektuali as dreqi as i biri. Ne 2015 edhe ate e kemi botuar liber, por askush nuk e lexon.

Dhe themi pastaj si shkojne shqiptaret si gomari ne enderr.

Miq, me librin e Vladan Gjiorgjeviqit, Vaso Cubrilloviqit e gjithe traktatet serbe kunder shqiptareve ne nuk jemi te njohur, nuk i dime, nuk i kemi lexuar si popull dhe qajme sot. Nuk flitet ne shkollat e auditoret tona per keto traktate urrejtje, jo te mesojme urrejtjen prej tyre por te dime se si na perfytyron fqinji yne serb.

Ky liber i ri Krime serbe ne Kosove bashke me librin e Vladanit, te Cubrilleviqit, me platformen e Ivo Andricit dhe gjithe platformat tjera, kane qene e jane dokumenmte te mjaftueshme me e padite Serbine ne Gjykaten e Hages per krime cnjerzore pasi ajo e ka te dokumentuar politiken kriminale, strategjine kunder shqiptareve.

Titulli: Krime serbe në Kosovë

Konsulent në dy botimet: Sadik Ram Llapashtica

Me parathënie dhe pasthënie nga Çerçiz Loloçi

Redaktor: Rexhep Shahu

Shtepia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë.

Arti grafik: Blendi Shahu



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora