Kulturë
Elvi Sidheri: Kristaq Turtulli - Litari i mallit
E diele, 25.10.2020, 05:13 PM
Mendime për librin më të ri : LITARI I MALLIT të shkrimtarit Kristaq Turtulli
Nga
Elvi Sidheri
Libri
me tregime dhe novela: ‘Litari i mallit, përbën grykëderdhjen e radhës të
frymëzimet krijues të shkrimtarit Kristaq Turtulli. Autori arritur të
sendërtojë stilin e vet dhe vetë tregimin shqiptar, me artin e tij që të
rrëmben dhe, të bën për vete. Ky autor zbulon kënde dhe skuta të panjohura të
shtjellimit në shqip të botes letrare. Nga tregimi në tregim nga
shumëllojshmëria e temave, ngjarjeve të befason nga forca, frymëzimi I
papërmbajtshëm dhe njëherësh endesh, depërton në thellësitë e shpirtit krijues
të këtij shkrimtari, që gjithnjë guxon aty ku pakkush ose askush nuk ka shkelur
më parë.
Pata
nderin të jem redaktor i librit me tregime e novela: ‘Litari i mallit’, i
shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli. Ishte befasim dhe emocion për mua,
siç më ka ndodhur në çdo libër dhe roman që kam mundur të lexoj nga ky autor i
talentuar; si Sagën e madhe Shqiptare, në dy libra voluminozë dhe tashmë librin
e ri, me tregime e novela: ‘Litari i mallit’. Janë tregime që shpërfaqen si
vezullimë, ku ndërthuren epokat, gjendjet shpirtërore, bota mendore dhe universi
njerëzor, regjimi dhe mendësitë e mykura të së shkuarës, krahas vrullit të së
tashmes dhe kujtesës së pashuar, në mënyrë të përkryer, me një gjuhë të pasur
dhe stil krijues të paçmueshëm. Autori i
ka vizatuar personazhet me vërtetësinë e një artisti, për dashurinë e sinqertë,
mallin e mërgimtarit për atdheun.
Karakteret
në këtë libër, janë ndërtuar me mjeshtëri, të befasojnë, sidomos portreti I
skalitur me art të rrallë i femrës dhe himni i mrekullueshëm për nënën
shqiptare. Turtulli është qëndistar I karaktereve dhe, optimizmin e gjen brenda
kontradiktës. Metafora, fantazia, intrigat, tensioni psikik, lufta shpirtërore
dhe përplasjet shoqërore.
Në
këtë libër me tregime dhe novela përvijohen me art të rrallë, ngjarje, situate,
nënkuptime, fragmente, grimca njerëzore, shpirtshitje, vogëlsira, hidhësi dhe
madhështi.
Autori
e njeh jetën dhe e jep atë me të gjitha dimensionet e saj. Në këtë libër si në
të gjitha librat e tij të shumta, paraqitet mjeshtër i rrallë tregimit dhe
filozof i jetës. Ashtu siç e kam theksuar, e gjithë krijimtaria Turtullit
është: ‘Realizëm ëndërrimtar shqiptar.’
Elvi Sidheri, shkrimtar, përkthyes, analist.