Kulturë
Vladimir Shyti: Kur ndërrohen xhaketat
E hene, 26.10.2020, 06:42 PM
Vladimir Shyti, Durrës
Kur ndërrohen xhaketat
Vërtetë
në katalog jeni burra ,
Siç
janë qen njësoj,që vetëm lehin,
Bulldogu
dhe zagari i zgjebosur,
Qen
i bariut dhe kotele e zonjës,
Langoj
i gjahut dhe këlysh të verbër,
Të
cilët shquheni për cilësi të veçantë,
Dhe
kjo u jep tituj e grada,
Si
hundëhollit e trutrashit,
Hyni
shpejt në listën e përbashkme,
Duke
ndërruar xhaketat e kollare.
Në
kuvende jeni plot me zjarrë,
Ngrini
grushte e dacka të pashpirtshme,
Kurrë
s,merrni në sy aspak seç bëni,
Vërviteni
me veprime të neveritshme,
Godisni
në zemër e në gjoks,
Sa
jeni gati dhe jetën të rrezikoni,
Që
xhaketën politikë,mos të humbisni,
A
jeni aq engjëj sa të faleni,
Një
herë të vetmë përgjigjuni burrërisht,
Se
një grusht varrë do t’u përmbys.
Populli
po u vëzhgon,sa jeni burra,
Kanë
shumë dëshira e s’e gëzojnë,
Pa
lavdi në re të nxira,
Pret
dhe vetëm pret të harruar,
Që
të mos mbetet në bisht-prapa,
Që
të mos përqafoj fatin e orës së zezë,
Duhen
shtypur xhaketa e kollare,
Duhet
të zgjohemi nga kjo ëndërr shekullore,
Ku
shqiptari lëndohet e mashtrohet,
Mjaftë
më qen të zgjebosur!
Duhen
fshirë listat e zeza,
Grushti
popullit mbi ju do të bjerë.