Kulturë
Vahit Nasufi: Malli për Uskanën
E hene, 09.11.2020, 07:11 PM
MALLI PËR
USKANËN
Nga
Vahit Nasufi
Moj
Kërçovë, Uskanë e lashtë,
Ty
gjithmonë të kam dashtë,
Të
kam dashtë dhe të dua,
Më
shtrejta je për mua!
Je
një vatër e burrërisë -
Bujarisë,
kulturës, trimërisë...
Që
nga koha e lashtësisë,
Ke
mbushë faqet e historisë!
Je
një çerdhe gjeraçinash -
Kafaz
bilbilash dhe kanarinash...
Je
fole intelektualësh,
Je
nënëloke kurbetçarësh...
Me
një mori epitetesh,
E
bukur je, dhe do të mbetesh,
Shtati
yt në rrafsh qëndron,
Ke
Kalanë që të zbukuron.
Fshatra
e male që t`rrethojnë,
Bukurinë
më shumë ta shtojnë,
Fusha
jote, tokë pjellore,
Është
bazë e fortë ushqimore.
Pasuri
të madhe kombëtare,
Ke
këngën e bukur kërçovare,
Kjo
këngë e vjetër polifonike,
Dallon
nga trevat tjera etnike!
Edhe
unë si shumë shqiptarë,
U
largova si zog shtegëtar,
Lash
vendlindjen, n`kurbet shkova,
Plagën
e vjetër e trashëgova!
U
largova e lash Atdhenë,
Si
një qinjgj që le kopenë,
Porsi
zogu kur le folenë,
Nuk
di varrin ku do ta kem!?
E
rëndë është jeta në mërgim,
Për
ty digjet shpirti im,
Zemra
ime kot nuk thotë,
Për
mua je më e mira n`botë!
Më
merr malli më përvëloj,
Aromën
tënde të shijoj,
Bukuritë
tua t`i shikoj,
Gjuhën
shqipe të dëgjoj...
Të
dëgjoj zërin e këngëtarëve,
Të
dëgjoj ezanin e hoxhallarëve...
Për
shumëçka më merr malli,
Shpirtë
e zemër, flakë m`i kalli!
Kur
vjen koha e pushimit,
Qoftë
e verës, apo e dimrit,
Vijnë
kërçovarët prej mërgimit,
Mbushet
Bulevardi i çlirimit,
Këngën
nga malli unë e shkrova,
Me
lot ndër sy e shoqërova,
Me
që prej teje shumë larg jam,
Ty
ndër mend gjithmonë të kam.
Speshëherë
natën të ëndërroj,
Të
kaluarën me nostalgji e kujtoj,
Je
e dashur Uskana jonë,
Për
t`u këthyer kurrë s`është vonë!?