E hene, 14.06.2021, 05:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Vallëzo me tingujt

E diele, 15.11.2020, 09:19 AM


Vladimir Shyti, Durrës

Vallëzo  me  tingujt

Në piano ka mbetur melodia,

Pa lëvizur dhe yjet në qiej të zjarrtë,

Dhe kopështi me gjëmba pa trëndafila,

Dhe tingujt me akuj të ngrirë.

Vallëzo me tingujt,mos i lërë lotët,

Të bien në tastet e bardha!

Harro për një çast,jetën e zymtë,

Luaj në piano,mblidh ëndërrat e thyera!

Hap dyert e zemrës,largo brengat,

Kërko kënaqësinë ndër vite të harrua,

Dhuro buzëqeshje,vështrim të ëmbël,

Rigjej shoqërinë,dashurinë e dëshiruar!

Vazhdoje melodinë le të dridhen tingujt,

Të vlojë gjaku qoftë dhe me klithma,

Luaj mbi piano si në harpat e Olimbit,

Këndo himnin rinor në oda e tribuna.

Vetëm për një çast,shfryj ndjenjat,buzëqesh,

Dhe të këputet tasti i fundit,bota të hutohet,

Vëru zjarrin yjeve të kësaj nate,mbase nga flakët,

Që do të djegin qiellin,vendi ynë do të zgjohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora