| E diele, 15.11.2020, 09:19 AM |
Vladimir Shyti, Durrës
Vallëzo me
tingujt
Në
piano ka mbetur melodia,
Pa
lëvizur dhe yjet në qiej të zjarrtë,
Dhe
kopështi me gjëmba pa trëndafila,
Dhe
tingujt me akuj të ngrirë.
Vallëzo
me tingujt,mos i lërë lotët,
Të
bien në tastet e bardha!
Harro
për një çast,jetën e zymtë,
Luaj
në piano,mblidh ëndërrat e thyera!
Hap
dyert e zemrës,largo brengat,
Kërko
kënaqësinë ndër vite të harrua,
Dhuro
buzëqeshje,vështrim të ëmbël,
Rigjej
shoqërinë,dashurinë e dëshiruar!
Vazhdoje
melodinë le të dridhen tingujt,
Të
vlojë gjaku qoftë dhe me klithma,
Luaj
mbi piano si në harpat e Olimbit,
Këndo
himnin rinor në oda e tribuna.
Vetëm
për një çast,shfryj ndjenjat,buzëqesh,
Dhe
të këputet tasti i fundit,bota të hutohet,
Vëru
zjarrin yjeve të kësaj nate,mbase nga flakët,
Që
do të djegin qiellin,vendi ynë do të zgjohet.