Edison Ypi: Për një garuzhde groshë
Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti...


























