Xhelal Zejneli: Quo Vadis Çmimi Nobel
Vendimi i Akademisë Suedeze që Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2019 t’i jepet shkrimtarit austriak Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në botën e qytetëruar. Kur Çmimi Nobel për paqe u ndahet politikanëve, shpërthejnë reagime të shumta. Në vitin 1973, Nobeli iu nda Henri Kisingerit, i cili në atë kohë ishte këshilltar i presidentit amerikan...


























