E premte, 20.09.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kosova është duke u përzhitë në hellin e llumit ideologjik

Në orët e trazuara të historisë, njerëzve u kërkohet të deklamojnë njëlloj patriotizmi primitiv, të shurdhohen e të verbohen dhe pastaj të tregojnë besnikëri të pafund ndaj udhëheqësit.Kosova është duke u përzhitë në hellin e këtij lloj patriotizmi që është thellësisht llum ideologjik....

Ndue Ukaj: Dita e poetëve

Në një ditë vere si kjo, 98 vjet më parë lindi gjeniu i letërsisë shqipe, Martin Camaj, kursepo në një ditë vere si kjo, 11 vjet më parë, kaloi në amshim poeti Ali Podrimja.Lidhja mes Camajt dhe Kosovës është e fortë dhe në njëfarë mënyrë, atë që bëri Ernest Koliqi në fushën e arsimit, duke...

Ndue Ukaj: Llumi ideologjik është duke udhëheqë Kosovën e Ibrahim Rugovës

Çfarë llumi ideologjik është duke udhëheqë Kosovën e Ibrahim Rugovës, njeriut që edhe në kohë lufte e terrori fliste për paqe, vlera demokratike e shpirt të tolerancës - kjo duhet ta bëjë të ndihet të turpëruar çdo njeri normal.Sot, secli njeri normal duhet të ndihet i turpëruar e me faj...

Ndue Ukaj: Anarki e marrëzi

Krimet dhe padrejtësitë më të mëdha në historinë e njerëzimit janë kryer nga bandat ideologjike, të cilat janë të korruptuara, rrënimtare e përçarëse në të gjitha pikëpamjet.Grupimet e tilla ideologjike janë si sekte të verbuara, shpërndajnë gënjeshtra dhe ato i mbrojnë me afsh...

Ndue Ukaj: Kryeministri ynë sheh veç armiq dhe marrëzi

Njeriu që është në mes të një pylli s'e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një fjalë angleze.Pyllin e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.E kryeministri Albin Kurti është futë në mes të një pylli marrëzish dhe sheh vetëm armiq e marrëzi...

Ndue Ukaj: Mendësi joperëndimore

Nacionalizmi s'duhet të ngatërrohet me patriotizmin. Kjo këshillë e mençur e dominon mendimin dhe veprimin politik të perëndimit.Patriotizmi, sipas George Orwellit është një devocion ndaj vendit...Ndryshe, shpjegon ky autor, nacionalisti është i pandarë nga dëshira për pushtet, me një qëllim, që të...

Ndue Ukaj: Dita më e bukur e historisë së Kosovës

Në këtë përvjetor kaq me vlerë për Kosovën, kur ne kujtojmë kalimin prej robërisë në liri, të bëjmë një ekskursion në ato vite tmerri, kur për ne gjithçka kishte pak, pos dhunës e terrorit që ishin shumë dhe pafund.Para 24 vjetëve ne që mbetëm të ngujuar në Kosovë, në ...

Ndue Ukaj: Ta ndalim hovin e vetëshkatërrimit

Ta ndalim hovin e  vetëshkatërrimit dhe të dalim prej kësaj vorbulle të frikshme ku jemi futë, të bëjmë ndonjë pyete të ndërgjegjshme, psh, cila është cilësia e politikës dhe patriotizmit tonë? dhe pastaj të shkojmë ngadalë e të këqyremi në pasqyrën e historisë - cilësitë tona s'do vërehen...

Ndue Ukaj: Kurti ka gabuar rëndë

Shkrimtari Franz Kafka ka shkruar një prozë të shkurtë me titull “Hiq dorë."Ky tregim flet për një personazh që po shkonte në stacion dhe tek sheh orën e tij dhe e krahason me orën e madhe e kupton se është vonë dhe i trembur nga ai zbulim, i duhet të nxitojë...

Ndue Ukaj: Kosova sot është në udhë pa krye

Kosova është duke ecë në një drejtim që s'duhet dhe kjo është kambanë alarmi, është një thirrje buçitëse në ndërgjegjen e atyre që e duan vërtet vendin e tyre dhe jo një aksh udhëheqës.Për Kosovën janë duke rrahë kambana alarmi dhe si...

Ndue Ukaj: Antiperëndimorizmi është antishqiptarizëm i pastër

Kur jemi te patriotizmi - si virtyt me dashtë tënden pa e urrejtë tjetrin - mjerisht historia është ajo që na përgënjeshtron.Kombin tonë e kanë shkallmuar dy ideologji shkombëtarizuese: osmanizmi e komunizmi, prandaj as sot nuk kemi shkollë kombëtare politike e besa as vetëdije...

Ndue Ukaj: Marrina e budallaqe të rrezikshme

Secili politikan që sot thotë se po i mbron interesat e Kosovës duke e kundërshtuar Amerikën e perëndimin, thotë marrina e budallaqe të rrezikshme, më e keqja e mashtron keq popullin e vuajtur të këtij vendi dhe rrjedhimisht bën një gabim të rëndë, një padrejtësi...

Ndue Ukaj: Të kujtojmë kah kemi ardhë, si kemi ardhë dhe ku jemi tani?

Si komb kemi vuajtë gjatë për shkak të aksidenteve  fatale historike, prandaj kemi nevojë që orët e historisë dhe të kulturës t’i përsërisim shumë shpesh, të kujtojmë kah kemi ardhë, si kemi ardhë dhe ku jemi tani?Mjerisht, shpesh jemi treguar tmerrësisht të shkujdesur në...

Ndue Ukaj: Dita e Europës

Nesër është Dita e Europës dhe tek ne është ditë pushimi, dhe mirë që është, sepse ne kemi nevojë të përndritemi nga rrezatimi i vlerave të Europës dhe të mësojmë prej këtij qytetërimi madhështor, prej të cilit jemi shkëputë për shkak të aksidentit të tmerrshëm historik që kemi pësuar...

Ndue Ukaj: Gazetaria dhe liria

Sot është dita kushtuar lirisë së shtypit ose e njohur ndryshe si lira e shprehjes dhe unë e kam ndërmend romanin brilant të Milan Kunderës “Pavdekësia”, një kapitull i të cilit i kushtohet pikërisht gazetarisë dhe pushtetit që ajo ushtron mbi jetën morale dhe politike të kohës sonë...

Ndue Ukaj: Europa para se gjithash është koncept kulturor

Europa nuk është konceptet gjeografik dhe politik, siç mendohet e vlerësohet kuturu te ne. Europa para se gjithash është koncept kulturor. Është stil jete, është kulturë.Dhe këtë të vërtetë - që është esencë e Europës - nuk e ka kuptuar kjo klasë politike që sjelljet dhe veprimet ia ka thllësisht joeuropiane...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora