Durrësi
Thuhet se Ciceroni nuk deshi më të studionte në Dyrrahun e vjetër, pasi qyteti ishte shumë i lëvizshëm dhe i zhurshmëm, kështu vajti në Apolloni. Durrësi është i tillë edhe sot. Edhe pse nga vetë durrsakët përkufizohet si “qyteti ku nuk ndodh asgjë” pasditet e verës janë të zhurmshme dhe plot njerëz. Gjurmët e metropolit antik gjenden kudo në Durrës dhe kjo pjesë e vogël toke ruan ende një pjesë të historisë tonë dhe botës së vjetër. Vetëm 30 minuta larg kryeqytetit bregdeti i tij tradicionalisht ka qenë shtëpia e dytë e tiranasve ndërsa vitet e fundit po kthehet në vendpushimin e preferuar edhe nga shqiptarët jashtë kufijve...














