Hadriani, që njihet si perandori ndërtues gaboi me Hadrianopolin. Po, gaboi”, më përsërit para fytyrës arkeologu i bindur. Pastaj qesh. “Nuk e llogariti Drinon”, më sqaron. Andej nga hedh sytë, ai...
Shqipëria është një ndër vendet me bukuri të rralla natyrore dhe me të drejtë që në kohët antike dhe këto moderne ka zgjuar interesin e shkrimtarëve dhe historianëve vendas dhe të huaj. Por e rëndësishme është përmirësimi i kushteve dhe dhënies përparësi të turizmit arkeologjik. Megjithëse...
Kur lë pas Urën e Bunës, një urë e vjetër, e ndërtuar me dërrasë e konstruksione metalike, futesh në një udhë të ngushtë, shtruar me asfalt. Rruga ecën me zig zake dhe makinat që përkunden sa djathtas majtas nën diellin kapricioz të një fund korriku të përshfaqin dashamirësisht ndërtime të reja...
Vlora për shumë njerëz njihet ndryshe si qyteti me dy dete. Lagur nga Adriatiku dhe Joni, në këtë zonë, ke mundësi të shumta për të zgjedhur vendin ku preferon të rrezitesh në diell, të pushosh e të dëfresh mbrëmjeve. Një qytet që njeh pushues në çdo stinë, ku bregdeti ka çfarë...
Emigrantet sot me shume se kurre kane nevoje te mblidhen se bashku, te ndajne brengat e mallit, e keto me mire se me cfaredo ndahen me muziken, me gjuhen e shpirtit, me tingujt melodioze qe te trokasin pakuptuar ne porten e zemres...
Entuziastët e birrës kanë mundur të shijojnë për tre ditë shijen e birrës tradicionale shqiptare, gjatë një feste të re popullore që ka shpërngulur njerëzit e kryeqytetit, nga rrugët plot diell përvëlues, tek kodrat e liqenit artificial të Tiranës, në atë që u pagëzua si “Festa e birrës”. Por, nëse ky festim vjen i ri për Shqipërinë dhe shqiptarët...
Në perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 13 kilometra larg, në mes të lagunës së Nartës, larg zhurmës së qytetit, ndodhet Ishulli i Zvërnecit, i mbuluar nga pisha të larta e shkurre me gjelbërim të përhershëm. Për të ardhur këtu duhet t’i bësh 9 nga këto 13 kilometra në një rrugë në mes të pemëve...
Një udhëtim i mrekullueshëm në plazhet shkodrane ku pushuesit i ofrohet liqeni dhe deti. Rëra e rrallë me jodio kuron sëmundjet ndërsa fauna dhe flora e pasur e bëjnë edhe më karakteristike këtë zonë të Shqipërisë. Sigurisht, mos harroni tavën e krapit...
Të duhet të ngjitesh në kalanë e Lezhës, që të rrokësh me sy të gjithë zonën e madhe fushore dhe bregdetare, që shtrihet prej shekujsh para këmbëve të saj. Drini, këneta, fusha, zogjtë e pafundmë, si edhe një rrip i madh i pyllëzuar, të shfaqet ngado përballë. Por, jo më. Shikimi mbetet, ngaqë fodull, Mali i Shëngjinit nuk të lejon më shumë. E sërish një kënetë. E gjithë kjo hapësirë, që dergjet në perëndim të Drinit...
Jemi ngjitur bashkë në një furgon shkatarraq, që përshkon me një uturimë mbytëse Kërnajën dhe i drejtohet rrugës së saporregulluar të Tropojës në drejtim të Gjakovës. Brinjaz është Qazim Uka, 70 vjeçar, me një xhup blu dhe me një plis të bardhë në kokë duke i mbajtur ngrehur sytë dhe veshët që e kanë lënë. E ndiej kur më pyet dhe nuk më kupton...
Nëse të bie rasti të prekësh qoftë edhe një herë ujërat e kësaj perle, atëherë, si pa dashje, por edhe me një dëshirë të fshehtë, të pashpjegueshme, do të gjendesh sërish aty, për t'u përkëdhelur përsëri nga uji dhe era, por edhe nga oksigjeni që gjendet me shumicë, më shumë se në çdo liqen tjetër të Ballkanit, por edhe më tutje...
Kapela e Shën Triadhës gjendet në pjesën verilindore të manastirit të Ardenicës. Aty ka qenë jetë e mot. Të paktën, kështu thonë. Specialistët e monumenteve e llogarisin atë të krijuar që nga kohët pagane, kur njerëzit këtu i dedikoheshin kultit të Artemidës. Me kalimin e kohës, emri do shndërrohej e ndryshohej në gojën e banorëve… derisa do të mbetej me fjalëzën Ardenica...
Ata erdhën sërish një ditë. Këtë herë me uniforma të reja dhe jo me takëmet e dikurshme të Divizionit SS alpin. Një shqiptar, që përkthente, buzëqeshte me zor, ndërsa grupi i ushtarakëve gjermanë të strukturave të NATO-s, i kërkuan zyrtarëve vendas sesi mund t’i ndihmonin. Sesi vajti, ish-drejtori i Muzeut të Borovës, nuk mund të tregojë më. Shenjë vullneti të mirë, u shkruajt diku...
Disa shpezë të egër i shikoj që tutje, që lodrojnë të qeta në breg. Vau, i kahmotshëm, përcjell banorët përtej, kurse dy punëtorë bëjnë kinse sikur punojnë në ndarjen e jashtme të qytetit antik të Butrintit. Asnjëherë nuk kam ardhur në dimër. Nuk ka shumë rëndësi. Njësoj, sa herë që njerëzit përmendin Butrintin, asosacioni të lidh vetvetiu me historinë...
Në do të besosh sesa qeveritë shqiptare kanë bërë për turizmin kulturor, nuk të duhet shumë. Mjafton të lesh pak kilometra Vlorën dhe t’i afrohesh qytetit të vogël të Orikumit. Sikur vetë Zoti t’i bashkonte me dorë: qyteti antik, ku ka luftuar Qezari me Pompeun; klima mesdhetare-kontinentale; një gadishull me gjire të vogla...
Po t'i ç'bën këtu", i drejtohem. Vallë ç'bën këtu kjo qënie? "Ja. Rrimë dhe bëjmë shëtitje". Qëndrojmë pak dekika pa folur poshtë Shën Triadhës në Kalanë e Beratit. Jemi tri veta. Një grua e bëshme që shet, Ai (që flet në shumës) dhe unë. "Këtu e gjete të shëtisësh!" - e pyes. "Ç't'i bësh. Nuk kemi punë, dalim këndej. Kam mamanë e sëmurë", më thotë...
Skënderbeu “i Ri” duhet ta ketë kuptuar shpejt se entuziasmi i tij djaloshar dhe hija e gjyshit nuk mjaftonte për të ndërtuar ngrehinën e paraardhësit. Gjithsesi, “i çmenduri”, si po e thërrisnin shpesh e më shpesh venedikasit, donte ta shpërthente këtë korracë që e mbështillte. Ishte emri i gjyshit, që e mbante të trazitur keq, por dhe bëmat e tij, që e grishnin. Si për ironi të fatit, kishte zgjedhur vendin, që Skënderbeu, ai i vërteti, kishte kërkuar t’u shpëtonte në të gjallë...
Nuk ka mbetur më asgjë. Ka qindra vjet, që edhe bari, ka harruar të mbijë në këtë vend. Në vend të tij, shkurre pa fund dhe mbeturinat e shoqërisë së konsumit, të ngjitura lbyrshëm në shpatet e Vaut krenar, rrethojnë Kalanë e Danjës. Për fat, të paktën, nuk ka humbur shesh-shikimi. Poshtë meandron prej vitesh i mpakur Drini, ndërsa dy diga të stërmëdha ...
Na ishin dikur dy vëllezër priftërinj në Arrëz të Korçës. Jetonin dhe shkonin si mos më mirë me njëri-tjetrin. Njëditëzaj na erdhi lavfshëpreri. Na vuri taksa…shumë taksa. Po ti paguaje, ishe mirë. Në mos, të priste zdapi. Por, ai nuk ngopej. Kristianët hoqën më shumë. Kështu, pak nga pak, filluan që të bëhen osmanllinj. Ai që bëhej i shpëtonte taksave...
Dy arkitektëve italianë, që iu besua ndërtimi i qendrës urbane të kryeqytetit të shqiptarëve, Florestano de Fausto dhe Armando Brasini, pak ditë pasi kishin marrë detyrën, nuk patën më asnjë mëdyshje. Këtë qytet të paqëm dhe tipik...
Faqe 88/90: « :: ...
84 85 86 87 88 89 90 »