E merkure, 11.12.2024, 12:21 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Shkodra

E shtune, 19.02.2005, 12:24 AM


Shkodra, mes rrënojave dhe shkëlqimit të dikurshëm

Është një pranverë e shkurtër në Tiranë- dielli I cmendur të që në orët e para të mëngjesit të uron rrugë të mbarë. Do nisemi për në Shkodër, sepse për këtë qytet aq shumë sa ke dëgjuar, në fakt aq pak e njeh. Sepse Shkodra në lulëzimin e saj do të ketë patur atë energji që të ndjell ky diell I cmenduar janari: mbushur me rini, kafene dhe poezi.

Një vizitë në Shkodër për turistët do të ndahej në dy pjesë, duke përfshirë një shtëtije brenda qyteti, për të parë lagjet e vjetra dhe për të hyrë nëpër dyqane, kurse vizita e dytë është për të shkuar në kështjellën dhe ndërtesat historike për rreth. Nga sheshi kryesor ka një park të vogël plot kjoska ku mund të shijosh pije të mira dhe një akullore, nëse zë një nga karriget ku bie dielli. Hoteli është një pikë shumë e mirë referimi: në verilindje të tij, gjatë bulevardit kryesor rreth 400m, do të shijoni të vetmen “xhiro” të qytetit. Një shesh qëndrr e zë monumenti mjaft I madh prej bronxi, kushtuar clirimit të qytetit. Nga ana veriore e parkut ngrihet një kullë sahati e shekullit 19-të, Kulla e Padget-it, ndërtuar prej misionarit ungjillor anglez, Lord Padget. Kulla është një ndrehinë e cuditcme por interesante, e cila ka vecantinë dhe ruan dicka nga atmosfera e Shkodrës së shek të 19-të. Lordi anglez, kishte idenë të ndërtnte një shtëpi për vete dhe bazë të misionarëve protestantë që kishin ardhur në atë khë në Shqipëri. Kati I sipërm është ruajtur ashtu sic ka qenë në kohën kur jetoi I zti I saj dhe ai vlen të vizitohet. Shkalla e hijshme prej druri të veshur të shpie në një sallë të madhe mbledhjesh, ku nddhet galleria e sipërme për gratë që vizitonin kullën. Të ngjall ndjenjën e një dhome të madhe kolegji të Oksfortit të sheku 19-të, Kolegj Kelbe, me dritare të rreme gotike, me veshjen prej druri të errët dhe me rradhët e karrigeve; dekoret marrin edhe format e artit popullor shkrodren të të njëjtës përiudhë: si Tregtar shajaku e Simon Rrotës, Les Deux Rutes e Kol Idromenos, qëndrisma dhe harta etngrafike. Kati përdhes është kthyer në një kafene të llojit të stëm, me pamje të pakëndshme dhe një shembull I keqpërdorimit të një ndërtese më të tilla vlera.

Në anën e përtejme të rrugës është ndërtuar Xhamia e re e El Zamirit.është një ndërtesë e madhe befasuese, xhamia më e madhe në Shqipëri dhe njëra nga më të mëdhatë në Ballkan. Është e munduar të vizitohen dy minaretë binjake të hijshme prej guri me hulli të gdhendura, si edhe kupola e vetme qëndrore, mbuluar me celik të pandryshkëm. Xhamia zë një sipërfaqe prej 762 m katrorë, ndërsa kopshtet rrethuese zënë rreth 800 metra katrore. Kjo xhami është ndërtuar në vendin xhamisë së Parrucës (quhej kështu prej lagjes së Parucës në këtë pjesë të Shkodrës) e cila u shemb nga kmunistët, pas dëmtimeve që pësi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fund të rrugës, në të majtë, ngjituar me selinë e Shoqatës të Përndjekurve Politikë, ndodhet Kafja e Madhe- një instituacuin për qytetin dhe monument kulture. Ndërtesa është ngritur në khët e para të sundimit osman dhe është përdorur për 400 vjet si kafene.

Po të ndiqni majtas rrugën për 100m d të gjendeni në rrugën 13 Dhjetori, pjesa me dyqane. Aj është restauruar mjaft mirë në vitet 1960 duke ruajtur natyrën e dyqaneve të kohës osmane. Ndërtesa kombëtarë e kohës së Zogut, me brendësinë e hijshme dhe klonat prej metali të stilit neoklasik, e cila u dogj gjatë trazirave të 1997- është rindërtuar. Janë interesante për t'u vizituar rruginat me locale, restorante, dyqane dhe shtëpi private tipike qytetare shkodrane.

Ashtu si Kruja, edhe ky qytet brumosur nga kultuara dhe tradita, është një sënduk mbushur me suvenire dhe antike shqiptare- si vegla muzikore tradicionale, qëndisma, kstume popullore dhe gdhendje në dru. Ditët e pazarit janë zaknisht të mërkurave dhe të enjteve, ku shumë malësorë veshur me kostume tradicionale dalin për të shitur produktet e tyre.

Këshjella Rozafatit
Për të vizituar Kalanë dhe rrethinat e saj rekomandohet të merrni një taksi, ndonëse është e mundur të ecni rreth3 km në drejtim të saj, në anën jugore të qytetit, poshtë rrugës Vasil Shanto. Në anën e kundërt të lumit, përtej një ure të vogël, ndodhet lagjia e romëve të Shkodrës, fshati Shirokë dhe Mali I Taraboshit. Kështjella është vendosur nëmënyrë të mrekullueshme mbi një ngritje shkëmbore prej gëlqerori 135 m mbi nivelin e detit, në një pikë ku lumi I Bunës bashkohet me lumin e Kirit. Për shumicën e vizitorëve ajo I ka të gjitha elementet e dramave që prodhojnë legjendat mbi kalatë e mëdha mesjetare të Ballkanit, is kjo e Rozafatit. Rruga që të çon në kështjellë është plot dredha, shtruar me kalldrën nga hyrja jugore e saj. Nga të gjitah anët happen pamje tepër të bukura të fushave për rreth, sidomos mbi Liqenin e Shkodrës dhe lumin të Bunës. Për të vizituar të gjithë Këshjellën do të duhej të paktën tre orë, por nëse nuk keni kohën në dispozicion mjafton tëkënaqeni me një shteptitje nga pikat më të larta të kalasë prej ngamund të admirohen qiej edhe toka pafund.

Nga rruga e ardhjes do të kaloni nëpër një portë të mbuluar, duke hyrë brenda mnureve, që kanë gjatësi të përgjithshme rreth 600 m dhe përmbyllin një sipërfaqe vezake prej 9 hektarësh. Muret ndjekin përvijimin e majës së shkëmbinjve dhe mbrohen nga tetë kulla. Në anën lidore ndodhet një kullë venedikase massive, në të djathtë të kalimt kur hyn brenda. Në pjesën kryesore të Këshjellës do të gjeni rrënojat e Katedrales së Shën Stefanit, e cila më 1497 u shëndrua në xhami. Kjo katëdrale ishte ndëruar në 1319 dhe ishte kthyer në Katedralen e qytetit. Është ndërtuar në stilin dalmat dhe tregon ndikomin e gjerë Italian mbi qytetin. Është një ngrhinë e rreptë dhe e zgjatur, mes tukturë të përbërë prej një çatie , ndonëse sot nukgjendet më dhe brendësia është nëmëshirë të fatit. Nga ana veriore e murave ka kulla të forta mbrojtëse. Nga aty gjithashtu pamjet janë marramendëse, por shëtitjet duhet të jenë të matura gjatë rrëpirave të mbuluara nga bimësia. Në perëndim të katëdrales ndodhet burgu I kalasë dhe depoja e municioneve.

Vizita në kështjellë është mirë tëndërthuret me vizitën në Xhaminë e Plumbit, që mund të shihet poshtemureve, is edhe një grup- shtëpish të stilit oman nga ana juglindore e Rozafatit. Është ngritur e vetmuar pak larg nga shtëpitë, rrethuar nga toka të punuara që dikur kanë qenë këneta. Përballë xhamisë, në krye të shtegut që të çon drejt saj gjendet një shtpi turke shumë e bukur, e cila dikur ka qenë muze. Është një ndërtesë emadhe banimi me dy kate, e shekullit 18-të, por nuk është e hapur për publikun.

Legjenda e Rozafatit
Emri I kështjellës së Rozafatit vjennga varianti I një legjende për gruan e murosur në murin e kështjellës, elemnt mjaft I përdorur në legjendat ballkanike. Legjenda është e njohur për shqiptarët: 3 vëllëzërit që duan të ndërtojnë këshjellën murosin më mirën nga gratë e tyre, gruan e vëllait të tretë, sipas fjalëve të babait të tyre të vjetër. Por ajo që nuk dëgjohet shpesh është se Këshjella e Shkodrës është ndërtimi më ivjetër në Ballkan ,që ka për temë flijimin e dikujt gjatë ndërtimit të saj. Folkloristi gjerman I shek XIX Jakob Grim e ka kalsifikuar këtë legjendë is shembull karakteristik I Legjendës së Murimit.


Shënime për jetën e Shkodrën lënë nga të huajt:
Gjatë ditëve që pritëm për t'u përgatitur për udhëtim, shkuam në shumë kafene, ku pinim kafe të ëmbëldhe hanim lokume, duke sodituar me kënaqësi njerëzit që na kalonin praën. Vendi ynë I preferuar ishte një kafene e vogël muslumane, afër qendrës së pazarit dhe trumbullit të ujit. Ndër veshjet e grave kishte të paktën tetë variante të ndryshme: gratë katolike me kapuç të kuq venecianë të qëndrisura ose me vello me fistona dhe dimite të gjera; nuset malësore me fundet e tyre is kambana të gjera, xhubletat, me brezin e martesës një pëllëmbët të gjerë të qëndisur rëndë me argjend dhe me shtizat e thurrjes gjithmonë në duar; gratë fusharake me flokë të zinj të mbledhur top mbi kokë, me fustane të bardha dhe bojëgjaku; mirditoret is Shën Mëria veshru në të zeza; gratë e varfra të qytetitë mbëshjella me shami të kuqe dhe vija të bardha, madje edhe katoliket të mbuluara me këto shami, duke lënë jashtë vetëm njërin sy; ose gratë shtatgjata e të hijshme me prejardhje nga Mali I Zi, me kësulat e vogla is petulla të vëna mes gërshetave të mëdhenj mbi mantelat e gjata ngjyrë bojëqielli të zbehtë që I merr era. Malësorët I mbajnë foshnjat e tyre në djepe druri, të hedhura prapa krahëve, por mund të shihen edhe dadot e qyteti, me krahet plot boçe, duke nxituar me foshnjat në djepin e vënë mbi kokë, që me shkathtësi mbahet të mos bjerë. Burrat mund të ndahen në katër grupe kryesore variantesh, ndonëse cilido fis malësie ka gjethet e veta të qëndisjes, kështu që një sy I stërvituar mund t'I dallonte aq lehtë sa edhe një skocez që shquan stofat me katrorë.

Shkodra është një ndër qendrat më të vjetra qytetare të Gadishullit të Ballkanit. E ngritur në shekullin e IV para erës së re, ajo ndodhet rrëzë kodrës ku sot ngrihet kalaja e Rozafës. Bukuritë e shumta natyrore të pranishme falë pozicionit gjeografik të qytetit, arkitektura tradicionale me objekte historike që vijnë nga lashtësia e deri në ditët tona , bëjnë që ky qytet të tërheqë vëmendjen e vizitorëve. Megjithëse problemet ekonomike dhe ato të infrastrukturës zotërojnë qytetin veriperëndimor, askush nuk mund të thotë se Shkodra nuk ka se çfarë të ofrojë. Pozicioni gjeografik bën të mundur afrimin e lumenjve Drin, Kir e Buna, liqenin e Shkodrës, detin Adriatik në Velipojë, pika turistike alpine dhe shumë objekte historike me vlera muzeale. Mund të përmenden kalaja e Rozafës, Ura e Mesit, rruga muze e Pijacës, shtëpi karakteristike të Shkodrës etj.

Qyteti prezantohet së pari me kalanë e Rozafës. E ndërtuar rreth 4000 vjet më parë, ajo është vendi ku lindën elementet e parë të jetës qytetare. Kalaja ka objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, si dhe muzeun e saj. Kështjella mesjetare , formën e saj të tanishme e ka marrë në gjysmën e shekullit XIV. Pjesët përbërëse si portat , oborret, burgu, ambjentet e ndryshme etj, sipas arkeologëve paraqesin vlera të mëdha.

Pranë kalasë së Rozafës ndodhet një tjetër objekt tepër interesant, xhamia e Plumbit. E ndërtuar në vitin 1773, ajo është e vetmja në Shqipëri e ndërtuar sipas stilit osman. Kubetë e kësaj xhamie kanë qenë të veshura me plumb, ndërsa pjesët e saj ruajnë vlera muzeale. Ura e Mesit është rreth 6 km larg qytetit dhe ngrihet mbi lumin Kir. Ajo është ndërtuar në shekullin e XVIII, ka 13 harqe guri dhe është mjaft e njohur për vizitorët e shumtë.

Rruga karakteristike e Pjacës, ndodhet në qendër të qytetit, dhe është ndërtuar në fillim të shekullit XX, e projektuar nga Kolë Idromeno. Objektet e kësaj rruge paraqesin një ansambël ndërtimor, që dallohet për realizim arkitektonik të arritur. Ajo paraqet një pamje të veçantë dhe nga ana urbanistike, me blloqe ndërtesash të ngjitura me njëra- tjetrën dhe paralelisht në dy krahët e saj. Stili I ndërtimeve mbetet ai klasik. Fasadat e objekteve të kësaj rruge, disa prej të cilave kanë filluar të rikonstruktohen, paraqesin realizime të kombinuara të punimeve sovatuese, daltimit të gurit dhe tulla dekorative. Këtu ndodhen dhe objekte të njohura jo vetëm në Shqipëri, si Kafja e Madhe, Miletbahçja, më tej Sahati I Inglizit etj. Në këtë rrugë nga më të frekuentuarat nga qytetarët e Shkodrës, ka dhe shërbime tregtare të shumëllojshme, përfshirë hotele, bare e restorante të cilësisë së lartë.

Nuk mund të lihen pa përmendur shtëpitë karakteristike të qytetit të Shkodrës, siç është ajo e Oso Kukës, ku ndodhet dhe muzeu historik i qytetit. Banesat paraqesin punime mjeshtrore të drurit, gurit etj. Këto paraqiten në pjesë të tyre si dyert, harqet e dritareve e të dyerve, tavane, orendi të brendshme, oxhak, çardak, shkallë etj. Muzeu historik i qytetit ka rreth 2700 objekte e relike origjinale dhe rreth 5000 dokumenta. Këto objekte muzeale janë në gjendje të mire, të gatshme për të qenë të vizitueshme nga kushdo. Qyteti i Shkodrës ka çfarë u afron vizitorëve në çdo stinë të vitit. Pranë objekteve muzeale, si dhe pranë liqenit, lumit dhe detit, ka mjaft ambiente për pushues apo vizitorë, duke bërë që ato të kalojnë disa ditë apo orë krijuese.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kruja Korça Gjirokastra Vlora Saranda

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora