Udhëpërshkrim
Pogradeci
E shtune, 19.02.2005, 11:40 PM
Qyteti i liqenit te rralle dhe i mikpritjes se vecante ne sezonin e veres
Ne fillim ishte liqeni, liqeni i paster, i thelle e i stermadh si lot perendie Edhe tani, ngado te udhetosh, nga Tirana apo Korca, sapo del ne qafe te maleve te shfaqet liqeni pastaj qyteti relativisht i ri i Pogradecit. Me ndertime te reja te shumta dhe me nje popullsi te shtuar, te ardhur nga fshatrat rrotull.
Te shkosh per te pushuar ne Lin eshte mire dhe qete. Edhe ne Drilon ose Tushemisht nuk do te kenaqesh me pak. Zona dikur te ndaluara ku mund te hyje vetem me leje te posacme, tani te hapura per cdo vizitor. Dhe perseri liqeni, me te cilin pogradecaret duken te dashuruar nga nje bashkejetese e larmishme. Te ngjan sikur nje sirene do ngrihet nga valet e do te te ftoje te kridhesh ne ujera. Nje ftese per pushim e turizem qe eshte gati ta beje shumekush nga banoret e Pogradecit . Dikush aty do te ndale , dhe ne e pac me dyshim mikpritjen e qytetarine do te te tregojne se ke paragjykuar shpirtin e banoreve te liqenit. Nese sirena e ujerave te liqenit te shfaqet si nje vegim lasgushian, jane vajzat e qytetit qe shkojne ose vijne nga plazhi ato te cilat ngjajne pernjimend me sirena . Edhe atehere kur perendimi i bukur bie mbi liqen dhe ne qytet fillojne shetitjet, aktivitetet artistike qe Pogradeci nuk i ka te pakta. "Dje u mbush i gjithe sheshi i qytetit ne nje koncert te dhene nga Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Ermira Babaliu e nje grup balerinesh" tregon per nje aktivitet fundjave nje nga banoret. Eshte stina e veres, e plazhit dhe e argetimit, dhe pogradecaret se bashku me pushuesit e ardhur nga cdo rreth i vendit shijojne jeten ne qytetin e tyre. "Mos na e shani qytetin, packa se nuk eshte ashtu sic do deshironte edhe i zoti i shtepise edhe vizitori", sikur te qortojne me te bute pogradecaret nikoqire. Dhe te tregojne se duhen pare vlerat, anet e mira te tij dhe jo ato qe kane mbetur si trashegimi e padeshiruar.
"Zbulo Pogradecin", thirrja e lashtesise
Bashkia e qytetit, beri mjaft pergatitje dhe ne celjen e sezonit turistik u organizuan nje sere aktivitetesh. Nje buletin i publikuar edhe nga gazeta e Pogradecit "Nositi" i ben me dije cdo vizitori se ky rreth ka jo vetem liqenin unikal, por edhe vlera te lashtesise. Germimet arkeologjike mbi qytet kane zbuluar nje vendbanim ilir te shekullit V para eres se re qe i perket fisit te Desareteve dhe te Enkeleasve. Qyteti qe ndodhet ne lartesi 720 metra mbi nivelin e detit rrethohet nga kurora e maleve dhe liqeni. Specie te rralla te peshqve si korani i famshem dhe fauna e larmishme e pasurojne liqenin. Bazilika kristiane dhe mozaike plot ngjyrim gjenden ne fshati Lin, i cili ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit pasi ke pershkuar rrugen anes liqenit. Ne fshatin Strelce e poshtme, jane varret monumentale te shekullit te IV para eres sone, te zbuluara ne shkemb qe mendohet te jene vendbanim i mbretit ilir Klit. Pogradeci ka shume per te zbuluar nga historia e lashte dhe ajo me e re, nga zakonet e traditat, nga artistet e tij poete, shkrimtare e piktore, nga karakteristikat e qytetit dhe nga gatimet e shijshme te tavave te peshkut.
Lokalet me emer te mire presin pushues
Pogradecaret thone se qendrimi ne qytetin e tyre do te ishte i manget nese nuk e viziton qendren turistike te Drilonit, rreth 4 kilometra larg pas te ciles ndodhet edhe fshati turistik i Tushemishtit. Natyra ketu i sjell prehje cdo njeriu me shelgjet lotues, ujerat e kristalta qe burojne nga Prespa ne te cilat notojne varg mjellmat dhe varkat shkasin ngadale mbi uje. Cdo vizitor mund te pushoje ne Drilon tek ish-vila personale e pushimit e Enver Hoxhes, tani vila ART. Por edhe tek nje lokal tjeter aty prane, me peme plot hijeshi, gatime tradicionale dhe kulture sherbimi. Fundjava rezervon me shume pushues ne lokalet e Drilonit dhe ne Tushemisht, por ne stinen e veres kjo zone mbetet me e preferuara. Ne fakt, i gjithe bregu i liqenit te Pogradecit ka lokale, bare, restorante e vila pushimi qe nuk mund t'u hash hakun per emrin e mire qe kane krijuar. Hotel " Euro Korca" eshte zemra e pushimeve te kesaj vere, hotel bar restorant "Shen Naumi" ofron nje kenaqesi te paharruar, kompleksi "Lyhnidas" fton me emrin e lashte te liqenit. Nuk mbeten prapa bar-restorant "Desaret" apo "Konti" e ambiente familjare i has kudo ne qytetin e Pogradecit. Nuk jane keto te vetmet lokale qe afrojne sherbime te nje cilesie te larte per pushuesit ne Pogradec, por disa nga me te mirat qe vlen te permenden si elita e turizmit ne qytetin e liqenit.
Sezoni i kioskave te larguara dhe koncerteve.
Sezoni pa kisoka, me nje infrastrukture rrugore me te permiresuar, me nje breg liqeni me te paster, mund te konsiderohet ky i sivjetshmi ne qytetin e Pogradecit. Dhe i koncerteve e aktiviteteve te shumta qe me sa duket pogradecaret i deshirojne shume. Gara me varka, ndeshje minifutbolli ne rere, ndeshje beach-voli, fluturime aeronautike, koncerte me kengetare te ndryshem jane organizuar deri tani ne qytetin e Pogradecit. Ketu preferojne te pushojne e te sterviten mjaft skuadra futbolli te vendit, jo vetem per klimen e shendetshme, por edhe per mundesite e shumta te argetimit dhe ushtrimit te sporteve. Qyteti i qete duket se nuk e ndien prishjen e rendit, e megjithate policia lokale eshte angazhuar mjaft per sezonin turistik. Ne pika te ndryshme shikohen mjete e forca policore qe kane per detyre te kontrollojne levizjet me shpejtesi te makinave dhe personat me prirje kriminale. Ne kete menyre mendohet te parandalohen edhe vjedhjet ne zonat e plazhit e pikat turistike, ngjarje keto qe kane qene te paperfillshme ne Pogradec. Autoritete te policise lokale garantojne se edhe ne dy pikat e kalimit kufitar ato te Qafe "Thanes e Tushemishtit jane forcuar masat per te shpejtuar pa asnje problem veprimet per hyrje"daljet e shtetasve shqiptare dhe te huaj. Pogradeci vazhdon te prese pushues, numri i te cileve nuk mund te saktesohet, por konsiderohet si i kenaqshem. Qyteti"sirene nuk rreht se prituri e se percjelli me ftesen e tij te bujarise qe i ka falur natyra dhe te jetuarit me shpine ne mal dhe syte ne liqen.
Komentoni