Mevlud Buci: Lura, vatra e vllaznimit
Kur më ftuan lurianët me 25 gusht të këtij viti, ndjeva një emocion të veçantë, se do të udhëtoja drejt kësaj treve magjepsëse për herë të pestë pas më shumë se dyzet viteve.Lura, përveç bukurive natyrore që ende mbahen pas stuhive të shkatërrimit prej motosharrave zhurmuese, është mbi të gjitha vend i njerëzve...


























