Xhelal Zejneli: Ultranacionalizmi sllavo-maqedonas
Forcat e armatosura maqedonase të luftës së 2001-shit, shikuar nga këndvështrimi shqiptar, nuk kanë qenë mbrojtës. Në të vërtetë ata kanë mbrojtur një sistem, një regjim dhe një pushtet antidemokratik. Kanë mbrojtur një kushtetutë, sipas së cilës Maqedonia përkufizohej si shtet unitar, monoetnik dhe centralist. Një kushtetutë nga e cila, ndaj shqiptarëve nxirreshin ligje diskriminuese dhe restriktive. Lufta e 2001-shit nuk u zhvillua në tokat sllavo-maqedonase, por në ato shqiptare...


























