Dorian Koçi: Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit në Pashallëkun e Shkodrës
Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit 1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeu...


























