Hasan dhe Lajde Blakaj: Lotët e fëmijërisë në pjesën e ndarë të Shqipërisë
Posa i kishim mjelë dhentë kishim mbyll derën e vathës, lëshuar qentë të bëjnë rojet e zakonshme të natës, ne ishim futur në stan. Kishim tri stane, një ku ishte zjarri dhe flinim në fëmijët, një ku kishim bulmetin dhe një stan fjetje ku axha flinte më t´shoqen e tij. Pasi axha Tahir i pastrojë duart, u ul këmbëkryq në shtratin përbri vatrës mu në mes të stanit. Edhe ne ...


























