Enver Bytyçi: Paradigmat e rezultateve të mbledhjes së parë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Sot gjashtë vite më parë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Më 11 janar 2014 të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, u premtuan shqiptarëve “mrekullinë” e bashkimit të shqiptarëve në një territor pa kufij, pa dogana, pa barriera...


























