Mendime
Blerim Rrecaj: Kërkim
E hene, 10.08.2009, 07:43 PM
Kërkim
Nga Blerim Rrecaj
Fryen erë. Zhurmë automjetesh. Unë këtu ku jam…Shoh një njeri me cigare në dorë.Dëgjoj zhurmë hapash duke zbritur a ngjitur shkallëve. Ndërsa një fixhan i madh kafeje qëndron përpara meje. Tashmë kafen e kam pirë dhe ende shijen e saj goja e mban. Tash e ndëgjoj frymëmarrjen time për pak çaste.Sytë më ndalen te doracaku “Rregullat e sigurisë dhe komunikacionit rrugor”. Lëvizje njerëzish në trotuar. Dy fëmijë hanë diçka. Edhe shkruaj edhe vështroj… Një fëmijë me bukë në qese…Pamja e një hijeje që kalon…Një autobus…Një njeri me rroba automekaniku… Një vashë…. Një sirenë… Një gurbetçar… Ditë me diell. Ca flamuj firme valvit era. Lëvizjet s’kanë të ndalur. E çka nuk zihet. Një ofshamë. Shumë dëshira. Pak mundësi. Shqetësime prej së vërteti dhe shqetësime të shtira.Sa shumë shtirje… Ndonjëherë shumë më rehat kur jam a mund të jesh vetëm. Edhe kur kemi nevojë për njëri tjetrin dashuria dhe respekti do e nxjerrin kokën në fillim dhe më pas do të bëhemi për njëri-tjetrin të mërzitshëm. Gati-gati të padurueshëm, pavarësisht se do të mundohemi të tregohemi të mirësjellshëm. Edhe nëse e zgjedhim një ambient të qetë, për shembull një park për t’i ikur rrëmujës. Dhe duke i ndenjur gati njëri-tjetrin afër e duke ia rrahur krahët, sidomos atëherë kur s’na sheh kush. Kemi nisur t’u ngjajmë politikanëve të cilët pas fushatave zgjedhore iu afrohen njëri-tjetrit për koalicione.Jemi ngarkuar me një diplomaci që jemi të gatshëm ta përdorim gati çdoherë. Ka kohë që jemi të mbushur me lloj lloj ngjarjesh që përmbajnë edhe lloj-lloj ankesash si : “jo filani e kthej kryet në tjetrën anë, e u ba kishe s’po më sheh”, “jo ma çeli e jo s’ma çeli telefonin”, “shumë po ia mban nalt”, “jo ky si ai, jo ai s’i ky”, për të na u kujtuar disa shkrimtarë të cilët dikur i lexonim e të cilët tash si duket po i marrim ngapak vesh nga shkrimet e Nonda Bulkës, Aziz Nesinit, Migjenit…Realitetit të zorshëm, vetë ia shtojmë vështirësitë. Shpresojmë se do të ketë asi burrash e grashë që mbi këto plagë do të vendosin ilaçin për shërim…Derisa mendoj kështu më bije në mend dhe klikoj, sikurse mbrëmë në google frazën: “paolo cuelho tregime” për të m’u shfaqur para syve dhe për të hyrë te “ars poetica”- e përmuajshme elektronike për letërsi, art dhe kulturë, e për të klikuar te “prozë e përkthyer”. Do lexoj tregimet e një psikodramaturgu, terapeuti dhe shkrimtari argjentinas për të cilin s’kisha dëgjuar më parë. Bëhet fjalë për Yorge Bucay. Lexoj tregimet e tij dhe më pëlqejnë. Janë edhe të shqipëruara bukur. Lexoj edhe ato të Paulo Coelho-s. Dhe pas një leximi paksa nxitimthi ose “lexim-kapërcimi”, vërej se ata na ftojnë ta respektojmë, të merremi t’ia dijmë vlerën vetes dhe të ngritemi fizikisht-shpirtërisht. Më duken të magjishëm dhe njerëzor pa përjashtuar edhe të tjerët, po njëherë te këta të dy u ndala dhe sot lexova duke qenë më i relaksuar se mbrëmë, e të paktën duke u përpjekur të mësoj diç s’e shohim” kështu Po ia bashkoj këtyre rreshtave edhe fillimin e tregimit të Yorge Bucay që titullohet “Kërkuesi”:
“Kjo është historia e një njeriu që unë e përkufizoj si kërkues. Një kërkues është dikush që kërkon, Jo domosdoshmërish është dikush që gjen. Dhe aq më pak dikush që e di se çfarë kërkon. Eshtë thjesht ai, jeta e të cilit kalon duke kërkuar”.
Në njëren nga novelat e Mopasanit përafërsisht thuhet se erën të gjithë e vërejmë e askush se shohim…

Komentoni
Artikuj te tjere
Leka Dosti: Kristo Frashëri mbron krimin dhe padrejtësinë
Martin Leka: Çmimi i lartë ndaj krimit
Agustin Gjinaj: Zoti Nishani, qëlloni në shenjë
Alfred Papuçiu: Mesazh human i Presidentit të nderuar të SHBA, Barak Obama
Arif Molliqi: Qytetarët e botës ose kosmopolitët
Selim Hasanaj: Nga viti në vit në Dardani keq e ma keq
Adnan Abrashi: Kryesorja është se ja nisi...?!
Mërgimi, feja, lufta dhe dashuria (Korrespondencë private me vlera kombëtare)
Milazim Kadriu: Komunikatë e Ballit Kombëtar të Kosovës
Agim Vuniqi: Premtime të sigurta "dushk për gogla"
Lavdrim Lita: Luftë kundër krimit dhe kriminelëve
Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
Selim Hasanaj: Llava e ujqve në Kershin e Golakut dhe altoparlantet e minareve
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Ago Nezha: HomoDemokracia
Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama