Mendime
Selim Hasanaj: Nga viti në vit në Dardani keq e ma keq
E diele, 09.08.2009, 05:38 PM

Nga Selim Hasanaj
Nuk po mund e rikthej kujtesen se si e pash atdheun dhe vendlindjen që nga viti i parë i masluftes, pra nuk muj e baj pershkrim detal ama mbaj mend se dy tri vitet e para kënaqesha sepse shifsha se gjithcka po bahet ma mirë se vitin që kishte kalue.
Këto vitet tjera , diku nga 2004 e tutje deri sot per cdo vitë vij me mallë por deshprohem posa vij dhe shof se gjithcka asht ma keq sivjet se vjet.
Dikujt i duket se atdheu po zhvillohet, po ndertohet, zhvillim e thrret ndertimin e shtepive shumkatshe të cilat shtepi dhe shtepi banesore nuk kanë standard as kualitet ma teper se nji barakë puntoresh që dikur i ndertonte per sherbime të perkohshme "IZGRADNJA" e Pejes, "STANDARDI" i Istogut apo "RAMIZ SADIKU i Prishtinës, zhvillim e thrret asfaltin që nuk mund të perdoret ma shumë se nji vit. Dikush e thrret zhvillim maninë mentale në hapjen e restauranteve dhe hoteleve me pamje e dekorime fantastike, e dikush e thrret zhvillim pompat e benzines në cdo 50 metra!!!
Unë të gjitha këto i shofë si mjerim, i shof si objekte të ndertueme per qellime pastrim parash dhe jo si zhvillim e prosperitet.
Kjo më banë të jem skeptik per fatin e shtetit Dardani, per fatin e popullit dardan në këtë shtet.
Institucionet e Dardanisë thuese janë per tu sherbue pushtetarve dhe per ta shkatrrue gjithcka që asht e shtetit dhe e popullit.
Asgja nuk funksionon si duhet. Papunsia ma e madhe në Evropë, anarki pushtetare dhe mafiozllak bizar në të gjitha poret e jetes dhe shoqnisë. Administratat e zyreve shtetnore dhe atyne lokale të stermbushuna me kuader kvantitativ apo me të punsuem në forma mitosh e farë e fisit. Por atje , pra në Dardani ishte edhe nji formë e punsimit tjeter. Po qe se je femen , e re dhe e bukur pat e nuk pat nevojë pundhansi, punen e ke të garantueme.
Kjo më trishtojë ma së shumti dhe po ua perkujtojë mafiozve që veten e quejn bosa dhe firmash të firmave , se as serbi per kohen e vetë kurr nuk ka kushtzue femnen shqiptare së pari SEXI DHE KREVATI e pastaj punsimi. Juve shqipfolsa mafioz këtë po e bani.
Ndejta shumë në Istog. Zakonisht ushqim dhe gjana tjera bleja në dy shitore të mdhaja të cilat nuk do i permend me emen.
Në njanen kryesisht punonin familjaret dhe aty gjithcka ishte mirë. Ama kishte edhe aty dy tri të punsueme. Asnjiherë nuk i pash ato të rrin dhe sillen neper shitore pa ba asgja. Gjithë kohen ato sherbenin myshterinjet, palosnin artikujt, pastronin , bartnin mallin etj etj. Më erdhi keq kur nji ditë në prezencen time pronari i bertet puntores dhe ajo e shkreta dridhej para ti. Nuk e lejojke as të flas e ti tregojë se cka ishte shkaku që ajo ( sipas ti) nuk e paska krye nji punë. Sistem skllavopronar më shkoj mendja. Mue kurr askush nuk më ka piskat në vendin e punës në 35 vite stazh pune që i kamë ba në shtete të ndryshme dhe sisteme të ndryshme. Kjo nuk do thotë se unë asnjiherë nuk kamë gabue, kamë gabue edhe mirë, por pundhansi më ka respektue dhe gabimet i ka diskutue me mue por kurr nuk më ka nencmue as nenvleftsue. Po e ceku se pundhansit dhe eproret e mijë në punë ishin: serb, malazez, kroat, sloven, austriak, suedez, norvegjez etj,etj.
Në at shitoren tjeter, vetemse nji e re puntore ishte farefis i imi dhe kur shkoja aty mundohej ekstra të jet e sjellshme dhe më ndihmonte në blemjen e artikujve, ajo ishte diku 18-20 vjeqare ndersa unë plak 54 vjeq dhe pes herë gjysh, djali i pronarit të shitores njiherit shef i saj nga friga dhe xhelozia se mos kjo e re po mashtrohet mas meje e thrret ate dhe e kerrcnon me largim nga puna nese edhe njiherë sillet aq sjellshem me mue. Cka ke me te i kishte thanë?!
Në ETC të Pejes bleja gjithmon viteve të kalueme. Këtë verë kuptova se shkurtesa ETC do të thotë: EKONOMSKI TRGOVACKI CENTAR. Pra firmë serbe fund e krye. Aty nuk bleva asgja sivjet.
Dikur birra e Pejes ishte nder ma të mirat në rajon, sivjet ate nuk e donte askush. Pinin birrë NIKSHIQI.
Raftet e shitoreve perplot me artikuj të prodhimeve serbe. Mendoja nji ditë. Cuditen këta pusana, ky popull i shkret se si po vdesin njerzit papritmas, se si po lindin fëmijë me të meta. Ata fajsojnë luften dhe helmet e saja që padyshim edhe mund të jen nji nga shkaku, ama askush nuk mendon se Serbia dhe serbi katil nuk e ka të vështirë të prodhojë : PLAZMA KEKS, NEGRO BOMBONA, KARAMELA, COKOLADA, TURSHIA TË NDRYSHME, BILMETE, UJË MINERAL. LANGJE etj , etj artikuj posaqërisht per eksport në Dardani. Dhe aspak nuk e ka vështirë që në secilin artikull të fut nga ndonji substancë helmuese apo aso që e shkatrrojnë shendetin fizik dhe mental. Askush nuk e shef se SHQIPTARI në Dardani nuk ka ma as per së afermi shendet fizik e as mental cfar kishte dikur. Jamë teper i sigurt se ky shendet shkatrrohet gradualisht per shka të konsumimit të artikujve ushqimor të prodhuem në Serbi.
Qeveritaret , ministra e prefekta në Dardani pothuej të gjithë janë per ti vu para ligjit dhe drejtësisë. Ata sillen si zoten të vertetë dhe kur frigohen se dikush do reagojë, ata u mshelin gojen me nga ndonji drekë, me nga ndonji koktej me crast edhe u bmushin kokat popullit me rrene e premtime boshe.Nji gja të tillë e banë së bashku Kryevlladari i Dardanisë Hashim Thaqi dhe ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë Enver Hoxhaj kur në fillim korrik sivjet organizuen darkë solemne per të gjithë puntoret e arsimit të Istogut dhe fshatnave të tij në HOTEL RESTORANTIN "TROFTA". Kjo darkë nuk u pague nga xhepi i Hashimit as i Enver Hoxhaj, por kjo u pague me para të tatimpaguesve dardanas. Kamë informatë se kushtojë 7000 euro.
Me 17 apo 18 korrik ( nuk jamë i sigurt saktsisht per daten) isha në TROFTA të Istogut së bashku me pronarin e saj z. Ismail Bytyqi, me z. Arif Sadikaj dhe nji dajë i këtij të fundit. Pinim kafet dhe rakijat e mengjesit kur papritmas shof se si Hashim Thaqi i vetem i veshun thjeshtë kalon pranë neve dhe kjo disi më la pershtypje. Kryeministri vetem, pa percjellje, kjo asht deshmi se Dardania paska siguri, por jo pas pak sekondave u zhgenjeva. Ai nuk ishte vetem, para tij ishte nji truproje, mas tij ishte poashtu nji tjeter dhe krejt ma mrapa vinte i rrethuem me truproje prefekti i Skenderajt shoku Sami Lushtaku dhe posa këta kaluen erdh zevends ministri në Ministrin e transportit shoku Adem Grabovci. Që të tretë këta funksionar u nalen e folen me neve. Pronari i TROFTES shkojë per nji qast me Hashimin dhe kur u këthye kuptova se Hashimi i kishte sjellë parat e borqit per darken e shtrueme per mësuesit dhe arsimtaret pak ditë ma parë.
Neve: unë Ismail Bytyqi dhe Arif Sadikaj rrinim bashk sepse jemi shokë fëminije, shok të shkollës dhe edhe aktivist të të njejtes linjë kombëtare në diasporë. Pas nja dy orve Hashimi, Samiu e Ademi u ngriten dhe në kalim na pershendeten. Nuk shkojë as tre - kater minuta kur papritmas pash se u krijue nji tollovi, pash se kamarieret vraponin, u trazue edhe vëllau i pronarit të TROFTES z. Hysen Bytyqi , edhe vetë pronari z. Ismail shkojë të shofë se cka ka ndodhë. Pas pak kuptuem se kryevlladarit Hashim i kishte humb telefoni celular dhe pas shumë perpjekjesh ai telefon ishte gjetë në xhepin e truprojes së tij. Edhe kjo ndodhë me vlladaret e Dardanisë?!
Pershtypjet e mia per Dardaninë, per popullin e saj, per pushtetin dhe pushtetaret e saj janë të këqia. Nga vit në vit atje shof se bahet keq e ma keq.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg-Norvegji
Komentoni
Artikuj te tjere
Adnan Abrashi: Kryesorja është se ja nisi...?!
Mërgimi, feja, lufta dhe dashuria (Korrespondencë private me vlera kombëtare)
Milazim Kadriu: Komunikatë e Ballit Kombëtar të Kosovës
Agim Vuniqi: Premtime të sigurta "dushk për gogla"
Lavdrim Lita: Luftë kundër krimit dhe kriminelëve
Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
Selim Hasanaj: Llava e ujqve në Kershin e Golakut dhe altoparlantet e minareve
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Ago Nezha: HomoDemokracia
Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama
Agim Vuniqi: Rrnoftë Enveri, rrnoftë Zymeri
Selim Hasanaj: Popujve me ''kulturë'' banale ua shef sherrin
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe
Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?