Mendime
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
E shtune, 08.08.2009, 06:19 PM

Nga Agim Vuniqi
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt, është njohur ndërkombëtarisht nga 62 shtete, përfshirë SHBA, shumicën e shteteve të BE-së dhe NATO-s, dhe disa shteteve të Azisë dhe Lindjes së mesme. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të angazhohen në drejtim të pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, deri më tash me sukses. Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë në të mirë të Kosovës, që nga Konferenca e donatorëve, e mbajtur në Bruksel, duke i ndarë Kosovës 1.2 miliardë euro ndihma, që përveq plotësimit të nevojave të rëndësishme në realizimin e projekteve të ndryshme, do të josh edhe shumë investitorë të jashtëm, meqë Kosova së shpejti do të bëhet anëtare me të drejta të plota në FMN dhe Bankën Botërore.
Një perpsektivë e tillë ka fituar dritën jeshile nga SHBA që është sponzoruesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj. Kjo dukej sheshazi në takimin historik të liderëve të Kosovës: presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me ish-presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë: George W. Bush. Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares së Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udhëhëqësit e lartë të Kosovës shënonte një ngjarje të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha historike për shtetin me të ri në botë - Kosovën. Ky takim do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA -se për zhvillimet e mëvonshme në vend, përkrahjen që kjo supërfuqi i ofron shtetit më të ri, demokratik e "shumetnik" në botë. Kjo vizitë flet për një progres të suksesshëm të Kosovës për sa i përket sigurisë e stabilitetit në vend e rajon, si dhe premton që: Kosova do të jetë shumë shpejt pjese e NATO-s, BE-se dhe e të gjitha Institucioneve Ndërkombetare.

Etapa e re në marrëdhëniet SHBA - Kosovë filloi me angazhimin e ish presidentit amerikan Bill Klinton i cili frymëzoi aleancën politiko-ushtarake të NATO-S më 1999 kundër genocidit të egër serb të Milosheviçit në Kosovë. Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe përkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ish-Presidenti i nderuar George W. Bush e pat vënë në qendër të politikës së tij përkrahjen dhe ndihmën për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës. Një sërë nismash dhe vendimesh janë marrë nga SHBA me fjalën dhe mendimin e ish-presidentit Bush. Këtu përfshihet armatosja e e Kosovës, organizimi i tryezës së donatorëve, që tejkaloi edhe parashikimet më optimiste.
Zeniti i marrëdhënive të shkëlqyera Kosovë-Amerikë kulmoi më 21 korrik 2008, po atë ditë kur Bushi takoi për herë të parë në zyren ovale udhëheqësit e Kosovës: Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët shtërngoi duart shumë miqësisht, ishte ky një lajm i gëzuar që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët e sidomos ata në SHBA. Eshtë ky një pranim i rëndësishëm i miqësisë shqiptaro-amerikane, që kurorëzojë projektin e jashtëzakonshëm të pavarësisë së Kosvës.
Ish-Presidenti i SHBA-ve George W. Bush u premtoi presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, në takimin e atëhershëm, se ai do të përpiqet që të bind më shumë shtete të përqafojnë lidhjet diplomatike me shtetin e ri të Kosovës. "Unë u zotova se SHBA do të vazhdojë të punojë me ato shtete të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur, që t'i bind ato të bëjnë njohjen sa më shpejt që është e mundur" u thonte Bushi reporterëve. Sa për rikujtim, ai kishte thënë se është takuar në zyren ovale me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët bënë vizitën e parë në SHBA si liderë të Kosovës së pavarur. "Unë jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Unë jam kundër çfarëdo coptimi të Kosovës", thonte Bushi "Unë çmoj kurajon tuaj, Unë çmoj lidershipin tuaj, dhe jam zotuar që SHBA t'ju ndihmojë të realizoni ëndërrat tuaja." Ish-Presidenti amerikan kishte ripërtrirë gjithashtu mbështetjen e tij që Kosova t'i bashkangjitet aleancës së NATO-s dhe BE-së.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ago Nezha: HomoDemokracia
Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama
Agim Vuniqi: Rrnoftë Enveri, rrnoftë Zymeri
Selim Hasanaj: Popujve me ''kulturë'' banale ua shef sherrin
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe
Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
Agim Vuniqi: Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Valon A. Syla: Hollë midis Gjilanit dhe Xhihadit
Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
Jeton Ameti: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore
Blerim Rrecaj: Bisedat e përsëritura
Qemal Sakajeva: Çfarë besohet dhe çfarë nuk besohet?
Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...
Albert Zholi: Gazetaria si urë lidhëse