Mendime
Blerim Rrecaj: Bisedat e përsëritura
E merkure, 05.08.2009, 06:26 PM
BISEDAT E PERSERITURA
Nga Blerim Rrecaj
Për çka do të flasim këtë herë, për filan temën, për iks-problemin a për ypsilon-ngjarjen? Sa ia vlen të zhytemi në kakofoninë e shumë e shumë zërave. Dhe nuk është aq e lehtë dhe e sigurt se nuk do të përfshihemi në grupin e llomotitësve, dërdëllitësve, bllabllabllistëve, opinionistëve, analistëve dhe një morie “istësh” të tjerë. A do të kemi durim të mjaftueshëm për të ‘matur mirë para se të prejmë’, ose do të na mund pasioni bashkë me arsyen dhe do t’i ‘grahim’ shpejt e shpejt e tap-rrap…Pak fjalë për bisedat që bëhen në “kallabllak” dhe sipas të gjitha gjasave me vite i prijnë top-listës…
“Bukuria gjithkund është mysafire e mirëpritur” është njëra nga thëniet. Këtë e pata dëgjuar në një radio ‘tonën’ menjëherë pas lufte. Eh, paralufta, lufta e paslufta. Terme për krahasime…Më kujtohet të kem thirrur në atë emision të cilin e udhëhiqte ai i cili sot mjaft shpesh e shohim në televizion. Sikur më vije një zë “Ju lutem ma mirë pa emra”. Me personin në fjalë nuk e njoh, po në këtë rast shprehja e lartpërmendur do më hyjë në punë. Ku po do me dalë me këtë do të thoni. As vetë s’e di mirë por ndoshta te e kundërta e bukurisë, te shëmtia. Gjithashtu më kujtohen edhe ato pllakate që bënin thirrje dhe thonin se s’ka vend për eufori. Qe kaluan dhjetë vjet. Dhjetë vjet që dhembin sepse shumë ma shumë kemi pritur. Po të më lejohet të hyjë pak “lakrave”, bisedat e tilla të pashmangshme do bëjmë si në dasma, deka e dreka, e në këtë drejtim mjafton dikush ta hedh ‘gurin’ dhe në shumicën e rasteve ai do ‘hidhet’. Llafet, bisedat e ndonjë herë as potera s’do të mungojë. E ku t’i lëmë inatet, mërirat,filozofimet… Jo filani, jo fisteku, për këtë kish shkru edhe gazeta, a se patë mbrëmë në televizor… jo ata veç kanë vjedhë, tanë kush t’hyp në karrikë po vjedhin e kanë me i mbushë xhepat, këta edhe në vjedhshin bile kanë punu e po punojnë... S’do t’i lëmë anash as KEK-un, PTK-në,ligjin për homoseksualët(kur jemi te ky ligj një plak tha se as kau kaut si kcen…) as dreqin me të birin e turbullimë e tymnajë do marrin kokat tona dhe tymi do të shkojë përpjetë “live”nëse në ndejën e tillë pihet çaji e duhani. (Për të na u kujtuar situata të ngjashme qysh prej viteve ’90-ta, të paktën ato i mbaj mend.) Se me ba vakia me përmend dikush Serbinë do të hallakatet atmosfera psh., njëri do të thotë se edhe shkiet qyshtu na kanë ba, e tjetri do t’i kundërpërgjigjet se është i çmendur ai që bën kësi krahasimesh, se mund të ketë edhe asi që kanë dëshirë m’u kthy Serbia… Për të vazhduar me: po, mik-o, po; e jo, mik-o, jo…vetë i kemi fajet… dëshmorët, familjet e tyre, invalidët e luftës, komandantët, profesionalizmin, familjarizmin e do të vazhdojmë me çka të na bije ndër mend si p.sh.,’diçka në fyt po më ngulfat’ dhe ‘o bukuri pushtoje botën’.
Thënien“Bukuria gjithkund është mysafire e mirëpritur” që e përmenda në fillim ndoshta m’u kujtua prej shëmtisë së madhe që na rrethon…”Zoti na la dhe ca shpresë,” lexova në një libër këtë varg…

Komentoni
Artikuj te tjere
Qemal Sakajeva: Çfarë besohet dhe çfarë nuk besohet?
Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...
Albert Zholi: Gazetaria si urë lidhëse
Naser Aliu: Letër homoseksualëve shqiptarë
Agim Vuniqi: Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
Ilir Dardani: Dardania per Shqiperine miliona euro - Shqiperia per Dardanine nje serb me shume zero!
Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik
Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot
Ilir Dardani: Hyseni, Terroristi islamik i radhes
Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?
Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
Robert Papa: Edhe ambasadori Withers duhet të pranojë, se Berisha i mundi kundërshtarët
Dalip Greca: Kambanat për diasporën
Augustin Palokaj: A janë kosovarët vërtet aq të rrezikshëm për sigurinë e Evropës
Arbror Sulovari: Dobiçi që ngreh kurthe mediave
Ilir Dardani: Shqiperia po Ndryshon ose Homoseksualizmi Berishian
Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek
Enver Bytyçi: Maqedonia sipas modelit "Kinse...kinse...."
Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët