Mendime
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
E premte, 07.08.2009, 08:34 PM
KUSH E TERRORRIZON ATDHEUN
Nga Blerim Rrecaj
Ky është titulli i një hartimi shkollor që u kishte caktuar një profesor pas luftës , pra më 1999.Ka disa muaj që pas takimit me disa shokë të mi, njëri prej tyre kishte bërë një pyetje dhe duke u munduar të jap ca mendime e natyrisht priste se cili do të ishte reagimi ynë. Se çka po ndodh me ne, kishte thënë ai. Sa e se gjenerata po i provojmë tmerret, masakrat, përdhunimet e të zezat tiranike barbare. Ka ardhë koha që ne si shqiptarë të analizojmë për çështjet që i përmenda dhe terrorit të tillë t’i themi stop, sepse pësimet e tilla nuk përjashtohen…Ky ishte shqetësimi që kishte ngritur ai me të drejtë. Dhe nga kjo që kishte thënë s’kishe si mos emocionoheshe e të rrëqetheshe. Dhe dihet kush e terrorrizoi atdheun dhe mund të ndalemi edhe nëpër periudha të ndryshme historike, por po ta marrim luftën e fundit dihen terrorristët pushtues. Kanë emër e mbiemër. I njeh dhe i pa bota se çfarë bënin. Pavarësisht se ajo ende i ledhaton dhe shpeshherë vendos standarde të çuditshme se i përket pushtuesit dhe të pushtuarit, robëruesit dhe çlirimtarit. Dhe akuzat për luftën çlirimtare s’kanë të ndalur. Ja se cili është lajmi që e japin mediat sot, 6 gusht 2009: “Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerësoi se qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës nuk kanë marrë asnjë veprim për ta parandaluar gënjeshtrat për gjoja kidnapimin dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer kinse gjatë luftës në Kosovë nga ish-ushtarë të UÇK-së.
Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se misioni hetues i Këshillit të Evropës i kryesuar nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty është i turpshëm, i njëanshëm dhe politikisht i motivuar, ngase kriter për hetime po përdoret përkatësia etnike dhe viktimat nuk po trajtohen si viktima, por si serbë, romë etj.”. Dhe ka të drejtë KMLDNJ-ja dhe Behxhet Shala. Pa e zgjatur më tej a jemi të vetëdijshëm dhe të aftë t’i kundërvihemi luftës speciale kundër një luftes çlirimtare e cila po merr hov edhe për faj tonin.Edhe këto akuza do dështojnë por po dëmtohemi rëndë. Deri kur do presim lajme të tilla duke na akuzuar?! Në këtë rast vlen të thuhet : Qeveri Shqiptare, ku jeni?. Mos i shtini veshët në lesh ose hiqeni leshin nga veshët tuaj…

Komentoni
Artikuj te tjere
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe
Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
Agim Vuniqi: Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Valon A. Syla: Hollë midis Gjilanit dhe Xhihadit
Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
Jeton Ameti: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore
Blerim Rrecaj: Bisedat e përsëritura
Qemal Sakajeva: Çfarë besohet dhe çfarë nuk besohet?
Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...
Albert Zholi: Gazetaria si urë lidhëse
Naser Aliu: Letër homoseksualëve shqiptarë
Agim Vuniqi: Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
Ilir Dardani: Dardania per Shqiperine miliona euro - Shqiperia per Dardanine nje serb me shume zero!
Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik
Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot
Ilir Dardani: Hyseni, Terroristi islamik i radhes
Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?
Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite