Mendime
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
E shtune, 08.08.2009, 10:58 AM
Mentaliteti i familjeve shqipëtare është shumë i ndryshëm me atë të familjeve italiane
Nga Albert Zholi
Një vajzë simpatike, e thjeshtë e dashur, e lidhur me librin dhe me familjen, këto janë disa nga tiparet e Sonildës. Ardhur në Shqipëri për pushime, ajo në këtë intervistë flet për jetën shkollore, bashkimin familjar, racizmin në Itali, mardhëniet me shoqet italiane etj..
Emigracioni tashmë ka përshirë gjithë krahinat e Shqipërisë, po ju Sonilda nga jeni?
Origjina ime eshtë pak e komplikuar, rrenjët e familjes time janë nga Kosova por babai im sikundër dhe unë kemi lindur dhe jemi ritur në një qytet te vogël. Mamuras. Një qytezë më mirë që është intersant dhe në gjithë jetën time jam ndjerë mirë.
E kishit ëndërruar ndonjëherë se do të largoheshit nga Mamurrsi dhe kur ken keni ikur në Itali?
Jo. Me thënë të drejtën nuk e kasha ëndërruar, por nuk isha unë ajo që vendosja. Prindërit, babai është ai që mori përsipër këtë inisiativë. Kam ikur nga shqipëria kur isha 14 vjece ne vitin 2004. Pra kur thuajse emigracioni ishte stabilizuar dhe babai kishte kohë që kishte ikur.
Pra ju jeni larguar me baskim familjar ?
Po. Sic ju thashë dhe më lartë babi kishte disa vite si emigrantë në Itali, kur ahi I plotësoi të gjtha kushtet për bashkimm familjar bëri dokuentacionin dhe për ne. Në fillim u nis babai me vizë pune, pastaj pas 4 viteve arriti të na bënte bashkimin familjar.
Aktualish ccfarë shkolle bëni në Itali dhe si jeni me gjuhën?
Tani mbarova vitin e 4 të një shkolle professionale shkencash politike-ekonomike dhe juridike. Gjuhën e zotëroj mirë, thuajse si vendasit, pasi e kasha nisur ta mësoja qysh kur isha në Mamuras. Ishte dhe është një gjuhë që më pëlqen shumë.
A ndjeni shenja racizmi në Itali?
5. Mua përsonalisht nuk më ka ndodhur asnjëherë të ndjej shenja racizmi në ambientin shkollor, por, jashtë tij edhe më ka ndodhur. Por sa ikën koha dhe më pak bien në sy këto shenja. Shqiptarët janë intergruar plotësisht në jetën qytetare italiane. Ata shihen tashmë si njerëz punëtorë, kursimatrë që menojnë për ekonominë e tyre.
Kur e ke ndjerë veten më keq në shkolle.? Mund të na tregosh një rast?
Nje rast e kam ndjerë veten vërtetë shumë keq, kur në palestrën e shkollës tonë u vodhën disa telefona dhe pas disa ditësh hetime doli që ishin dy te rinjë shqipëtar. Se desha veten. Më dukej vetja si të isha dhe unë fajtore. Më vinte turp ti shihja shoqet në sy,
Pra ndjeheni keq kur dëgjoni lajme te këqija për emigrantet në television?
7. Normalisht si ccdo shqipëtar qe ka pak krenari ose dinjitet ndihet shumë keq kur dëgjon lajme te këqija per bashkëatdhetarët e tij. Ashtu dhe unë, por me gëzon fakti që këto kohët e fundit dëgjojmë vetëm lajme të mira për shqiptarët, është vërtetë një krenari te dëgjosh që shumë të rinj shqiptarë fitojnë cmime të ndryshme në konkurse, janë shkëlqyer në mësime, në olimpiada përfaqsojnë shkollën, apo sportistët dhe të tjerët në art që po njihen si ndër më të mirët në Itali.
Të merr malli për atdheun?
8. Nga momenti që unë erdha në itali kam menduar vetëm të mbaroj studimet dhe një ditë të kthehem ne vendin tim, një vend për të cilin më merr malli cdo ditë e më shumë, pavarësisht nga vitet që ikin, dashuria për vendin tim sa vjen e rritet. Pra malli dhe dashuria.
A ke shoqe italiane dhe a ndihesh e barabartë mes tyre?
Po kam shumë shoqe italiane, janë vërtetë te mrekullueshme dhe shumë të dashura. Ndrësa kohën time të lirë e kaloj me familjen time, me shoqërinë, duke lexuar ndonjë libër ose në kompiuter.
A të pëlqen kërkesa e llogarisë dhe korrektësia në shkollat italiane?
Gjëja që më ka pëlqyer me shumë kur erdha ne shkollat italiane ishte disiplina që kanë dhe kërkesa e llogarisë tek nxënësit. Shkollat janë të paisura me të gjitha mjetet didaktike dhe janë moderrne. Kushtet janë maskimale. Në cco stinë nuk ndihet ndryshimi I motit. Mësuesit janë tepër korrekt.
Lëndët tuaja të preferuara?
Lëndët e mia te preferuara janë letërsia, shkencat politike dhe ligjet, i studioj gjithmonë me kënaqësi.
Si i mbani lidhjet me të afrëmit?
Edhe pse jam larg shqipërisë dhe larg te afërmve te mi, gjithmonë mundohem te gjej mënyrën te jem sa më pranë tyre, per fat janë menyrat e telekomunikimit, internetit që na e bejnë të mundur lidhjen me ta.
Hobet tuaja?
Hobet e mia janë shumë, më pëlqen shumë noti dhe shpesh herë shkoj për të hequr stresin e ditës, me pëlqen shumë të lexoj, të dëgjoj muzikë dhe patinazhi edhe pse nuk e frekuentoj. Më pëlqejnë poetët e mëdhej italian, si Dante, Petrarca dhe poetët e mëdhej botëror si Shekspiri etj.
Si e kalon kohën e lirë?
Kryeisht duke dëgjuar muzikë. Më pëlqejnë të gjitha llojet e muzikave përvecc metalika që është tmerrësisht e zhurmshme, më pëlqejnë shumë baladat, serenatat shqipëtare i dëgjoj dhe i kercej shumë me babin i cili i dashuron serenatat.
Si i keni mrdhëniet me familjen?
Unë kam një mardhënie të mrekullueshme me familjen time, me mamin, me motrën time binjake, me vellain dhe veccanerisht me babin që është si një shok i ngushtë për mua, kuptohemi shumë me njeri tjetrin.
A ndryshon mentaliteti i familjes shqiptare nga ajo italiane?
Oh kjo po është një pyetje qe duhet te flasësh shumë rreth saj. Mentaliteti i familjeve shqipëtare është shumë i ndryshëm me atë të familjeve italiane, mentaliteti italian ashtu sicc ka te mirat ashtu ka dhe anën negative te saj. Liria qe u japin fëmijëve për të zgjedhur është vërtetë për tu përgëzuar, por pavarësia e tëpërt që krijojnë ata në mosha shumë të vogla të bën të duash mentalitetin shqipëtar. Familjet italiane ndryshe nga ato shqipëtare jetojnë pa komplekse dhe pa paragjykime. Mentaliteti ynë do ndryshojë me kohën ashtu sicc ka ndryshuar në shumë vende te tjera te botës duke përfshirë këtu dhe italinë që jo me larg se 60 vite më parë ishte një vend i varfër dhe me një mentalitet të dobët, injoranca njerëzore kishte nje përqindje shumë te lartë. Mentalitetet brenda Shqipërisë ndryshojnë sipas qyteteve, e jo më të krahasojmë dy shtete te largëta me njëra -tjetrën. Megjithatë ne kemi disa gjëra të shenjta në familje. Ruajmë dashurinë me njëri tjetrin edhe në fis.

Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama
Agim Vuniqi: Rrnoftë Enveri, rrnoftë Zymeri
Selim Hasanaj: Popujve me ''kulturë'' banale ua shef sherrin
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe
Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
Agim Vuniqi: Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Valon A. Syla: Hollë midis Gjilanit dhe Xhihadit
Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
Jeton Ameti: Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore
Blerim Rrecaj: Bisedat e përsëritura
Qemal Sakajeva: Çfarë besohet dhe çfarë nuk besohet?
Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...
Albert Zholi: Gazetaria si urë lidhëse
Naser Aliu: Letër homoseksualëve shqiptarë
Agim Vuniqi: Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez