E hene, 29.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Premtime të sigurta "dushk për gogla"

E diele, 09.08.2009, 12:10 PM


Premtime të sigurta "dushk për gogla"

Merreni me mend, edhe sot ne arkivat e osmanlive në Stamboll ka të dhëna arikivore për tapitë e qytetarëve, apo vërtetësia e origjinalitetit të tyre mund të bëhet shumë lehtë, mund të gjenden edhe në arkivat e Medreses së Shkupit, të mos flasim për ato të konfiskuara dhe të grabitura, në adminiatratën paralele në Graçanicë dhe në Serbi. Sa ishin të devotshëm në kryerjen e detyrave administrative tregoi rasti i Prizrenit, që mori shumë pisllëqe me vete, duhet pra me çdo kusht të bëhet ndërrimi i normal i pushtetit lokal, nëse për asgjë tjetër, bile për të kuptuar hilet e hyqmetlijëve lokal, më mirë tash kur ende nuk është vonë, se më vonë kur do të bëhet shumë vonë. Mbase nuk janë edhe tash të vonshme fjalët "transferoni tapitë, diku në sefet e bankave perëndimore, ngase ato mund t'i kap flaka zgjedhore".

Nga Agim Vuniqi

Tash i kam të qarta fjalët e zonjës së rënde angleze, të thëna në malet e larta me terene të skijimit në Shable të Martinit, në Zvicër, një vend shumë atraktiv turistik: "Transeferoni tapitë diku në ndonjë bankë në perëndim, ngase ato Sërbia do t'i djeg" (ishin këto këshilla, të thëna në vitet 91-92), unë qëndroja në Zvicer, atëherë, me vizë të rregullt pune. Përafërsisht kështu ia pata interpretuar këto fjlaë Akademik Rexhep Qosjes (ishte kryetar i LBD-së, atëherë), gjatë nje takimi zyrtar ndërpartiak, në mes të zyrtarëve partiak të PNDSHK-së dhe LBD-së, të inicuar nga LBD-ja për bashkëveprim të përbashkët të subjekteve politike në prag të luftës që veç kishte filluar, jo në përmasa aq të mëdha, në gjithë Kosovën. Akademik Çosja i dëgjoj me vëmendje fjalët e mia, por nuk dha asnjë koment, që ishte plotësisht normale, ngase është dashur t'i shtroja edhe në formë të shkruar, për të fituar në seriozitet. Fjalët e mia nuk zgjuan kurreshtjen e asnjërit nga pjesëmarrësit prezent, edhe pse fjalët që i flisja ishin vetëm interpretim i fjalëve të zonjës së rëndë angleze, e cila jetonte në Zvicër, në atë vend shumë atraktiv turistik, e cila kishte në pronësi disa hotele. Nga biseda që patëm me te (unë atëherë shoqëroja z. Shaip Latifin, kryetar i LDK-së, dega në Zvicër dhe z. Bardhyl Metaj, sekretar i degës, më duket me ne ishte edhe Besnik Metaj që bënte dizajnimin e gazetës "Hapi", organ i degës) kuptuam se ajo kishte udhëzuar nje djalosh-shqiptar nga rrethina e Deçanit që dokumentacionin kadastral të pronës familiare ta barte në Zvicër.

Për saktësinë dhe domethënien e fjalëve të saj u binda 8-9 vjet më vonë, pasi që shpërtheu lufta në Kosovë, por edhe tash, kur shpërtheu flaka në zyret kadastrale dhe në ato të gjeodezisë në Prizren. Dhe ç'beri Serbia atëherë djegu shtëpitë, djegu dokumentacionin personal, djegu çdo gjë dhe plaçkiti dokumentacionin kadastral, me vetëm një qëllim të vetëm, t'i lë shqiptarët pa identitet personal dhe kolektiv-institucional. Kjo politikë ishte e përgatitur nga regjimi i Beogradit duke paraparë në detaje shkatrrimin jo vetëm fizik, por edhe atë administrativo-shtetëror, duke parashikuar edhe mundësitë eventuale të dështimit të planit të deportimit të dhunshëm-spastrimit etnik, me premisa të gjenocidit, në përpjekje për të zbehur kërkesat e shqiptarëve për shtetësi dhe të drejta ligjore të përfaqësimit institucional, duke pranuar kapitulimin e pashmangshëm dhe duke bartur sovranitetin jo në NATO, por në OKB, me adoptimin e menjëhershëm të rezolutës 1244, që i garantonte Serbisë, rikthimin e problemit të Kosovës në agjendën ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë Serbia parapërgatiti kobin pronësor-juridik, për të cilin nuk ishin të përgatitur shqiptarët, të degëzuar nëpër parti politike, pa ndonjë qëndrim dhe sens të përbashkët për riparimin e institucioneve të shkatrruara tërsisht, bile në përmbajtje, të administrimit institucional, për të ngritur aftësimin dhe autoritetin e administratorëve shqiptarë, menjëherë pas luftës. Mos përgatitja e nevojshme dhe mos gatishmëria për kooperim në mes të palëve "të konfrontuara" pacifiste dhe të atyre të qëndrueshme, që kishin kredibilitet të madh për udhëheqje, nga lufta çlirimtare, bëri që institucionet e përkohshme dhe qeveria e përkohshme e Thaçit, të mos mbështetet sinqerisht, jo vetëm nga subjektet e atëhershme politike, kuadri udhëheqës i të cilave kishte filluar të kthehet nga vendet ku ishin të deportuar, nga Shqipëria e Maqedonia, por edhe nga perëndimi, duke u këndellur gradualisht por edhe duke rritur oreksin për pushtet, me shtrirjen graduale të ndikimit në teren. Ishte ky një vlerësim i saktë politik, por shumë i dëmshëm kombëtarë, meqë shumica e popullatës, sidomos ajo në Prishtinë, ku e kishte edhe selin filzofia pacifiste, nuk kishte qenë e kyçur fare në mbështetjen aktive të luftës, por as atë politike, logjistike, të intelegjencës..., thjesht jo vetëm që ishte e painteresuar, por ishte edhe kompromituar, dështuese dhe dinake, por edhe për shkak të dështimeve evidente të mos inkorporimit të elementit qytetar dhe intelektual në përmirësimin e imazhit agresiv të militantëve partiak, të pa ditur dhe pa ndonjë vlerë intelektuale.

Ç'orientimi i përgjithshëm institucional, krijoi hapësirë të mjaftueshme për grupet mafioze, që veç kishin krijuar lavrat virusale gati në të gjitha subjektet politike, apo kishin lidhje të afërta me to, dhe kështu dështojë shansi historik për ringritjen institucionale të sistemit demokratik të një qëndrueshmërie politike, në Kosovë, duke harruar se rindërtimi i vendit kërkon përkushtim shumë më të madh sesa lufta. Nuk kishte ndonjë plan të përbashkët për evidentimin dhe vlerësimin e humbjeve fizike dhe materiale, politika ishte përqëndruar thjesht në grabitjen e pronës shoqërore, pa pronar juridik, që u ekzagjerua edhe me plaçkitjen e pronës private, jo vetëm të serbëve (që për momentin ishte zgjidhje e përkohshme e strehimit të të dëmtuarve nga lufta, që përveç humbjeve të mëdha fizike kishin humbur gati të gjitha të mirat materiale, por edhe objektet e tyre të banimit), por edhe e shqiptarëve. Me ndërmjetësimin e shqiptarëve vullnetarë (ata realizonin para të majme) u rrezikua e ardhmja e Kosovës, pushteti serb kishte lënë në prapavi shumë informatorë, me lidhje të hershme të interesit, duke futur heshtazi kalin e Trojës në Kosovë.

Serbia kishte njohuri të mjaftueshme se shumë kontrata të shitblerjes në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishin të regjistruara dhe të evidentuara në gjykatë, por as në kadastër që do të validonin pronësinë e shqiptarëve, nga "pakujdesia", për r'i ikur tatimit në qarkullim (ky gabim bartej me vite, që nga koha e kolonizimit të hershëm të Kosovës, pasuria shitej dhe blehej disa herë). Këtë e shfrytëzuan shumë matrapazë shqiptarë, që kishin kumbari me serb, disa nga ata edhe avoketër me profesion, të cilët pa ngurrim nguliteshin me ditë të tëra në pikën kufitare në Merdar dhe para sporteleve të administratës paralele serbe në Graçanicë, aty pajiseshin edhe me dokumentacionin e falsifikuar, pa vula zyrtare, dhe kështu me ndërmejtesimin e shqipfolsëve në Graçanice hyri përqarja në mes të shqiptarëve, që ekzagjerohej padrejtësisht, pa ndonjë kritikë nga liderët politik shqiptarë, që kishin futur kokën në "rërën e artë" dhe kënaqeshin me lezetin "pushtet" pa ndonjë domethënje, dhe ky pasivitet i subjekteve politike krijoi klimën vllavrasëse, shqiptarët vraheshin ndërmjet veti për asgjë, për konteste banale pronësore, dhe asgjë nuk ndërmirrej, bile për të forcuar gjyqësorin në Kosovë. Dhe fatkeqësisht zyrtarët e komunës në Prishtinë, le që nuk bënë asgjë në këtë drejtim, por ata kryen atakun më të madh pronësor në historinë e Kosovës, bënë një krim absurd të tjetërsimit pronësor, pa ndonjë bazë ligjore të shpronësimit, dhe dështimi keqqeverisës i tye u kushtoj me jetëra shumë njerëzve.

Nuk na ra të dëgjojmë deri më tash asnjërin nga kandiadatët që garojnë për postin e kryetarit në kuvendet komunale të flet gjë për këtë çorodi institucionale, dhe cili është programi i tyre sanues. Ata as që merren me këtë problematikë, që mbase mund të jet e panjohur për ta, por problem kyç është jo vetëm legalizimi i objekteve apo rrënimi i tye, por shumë më tepër legalizimi pronësor (shpronësimi është bë në mes të palëve pa ndonjë rregullativë ligjore nga kompanitë ndërtimore-pronarët). Le që nuk është paguar tatimi për këtë transakcion "mall për mall", por nuk është paguar fare tatimi në fitim nga kompanitë ndërtimore, kështu ata dëmtuan buxhetin e Kosovës me mija euro, ishte kjo marrëveshje e heshtur e zyrtarëve nëpër komuna dhe "ndërtimtarëve" dhe shumë nga ata nuk e kishin as të regjistruar veprimtarinë afarsiste. Nuk flitet asgjë për pergjegjësin e atyre që bënë këtë krim institucional (me fajin institucional të cilëve shumë shqiptarë u vranë në mes vete), për definimin e qartë dhe ligjor të përmbarimeve; të hartës kadastrale të Prishtinës, dhe komunave tjera; atë të prones publike dhe të asaj private... Për këtë arsye mos zgjidhja adekuate ligjore ka lënë të pa zgjidhura dhe të grumbulluara me mija lëndë, shumë nga to me pronësi të kontestuar, perfundimisht kjo nënkupton se nuk ka pasur fare, apo shumë pak ligjshmëri.

Do të ketë shumë më tepër punë kryetari i ardhshëm se ç'mendohet, dhe si do të realizohet qyteti-metropol, kur nuk dihet "kush han e kush pin", nuk ka gjë nga ato fjalë të mëdha. Problemi i ujërave të pista, pastaj rrjeti i kanalizimit shumë shpejt do të shpërthej mbi sipërfaqe, ngase qyteti që është ndërtuar mbi infrastrukturën e vjetër, për nevojat jo të plota të 150,000-200,000 banorëve (ishte ky bile numër i stërngarkuar) me një ekspanzion marramendës ndërtimor, pas luftës, me rritjen e pa planifikuar të popullsisë në qytet (thuhet mbi 600,000, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare të verifikuara), me rritjen e vrullshme të ndërtimeve pa leje, që nënkupton edhe lidhjet e egra në rrjetin e kanalizimit, në vijat gypore të ujësjellësit, kyqjen jo ligjore në rrjetin elektrik e shumë çështje të tjera, që në t'ardhmen do të mbeten probleme të pazgjidhura për Prishtinën.

Përfundimisht shkrimin e fillova më tepër për të sqaruar dëmet e keqmenagjimit të strukturave komunale deri më tash, që nuk mund t'i zhbëjë as shpërthimi i zjarrit në "shtëpinë e qytetarëve" në Prizren, ku nuk u dogjë vetëm objekti por edhe kompjuterët, dhe dokumentacioni kadastral (nuk e kuptova pse ishin afër njëra tjetrës këto dy objekte), çuditerisht si nuk ka ndonjë objekt tjetër që mban të konzervuara kopjet e planeve të matjeve gjeodezike dhe kadastrale. Merreni me mend, edhe sot ne arkivat e osmanlive ne Stamboll ka të dhëna arikivore për tapitë e qytetareve, apo vërtetësia dhe origjinaliteti i tyre mund të bëhet shumë lehte, mund të gjenden edhe në arkivat e Medreses së Shkupit, të mos flasim për ato të konfiskuara, në adminiatratën paralele në Gracanicë dhe në Serbi. Sa ishin të devotshëm në kryerjen e detyrave administrative tregoi rasti i Prizrenit, që mori shumë pislleqe me vete, duhet pra me çdo kusht të bëhet ndërrimi i normal i pushtetit lokal, nëse për asgjë tjetër, bile për të kuptuar hilet e hyqmetlijëve lokal, më mirë tash kur ende nuk është vonë, se më vonë do të bëhet shumë vonë. Mbase nuk janë edhe tash të vonshme fjalët "transferoni tapitë, diku në sefet e bankave perëndimore, ngase ato mund t'i kap flaka zgjedhore".


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora