Mendime
Milazim Kadriu: Komunikatë e Ballit Kombëtar të Kosovës
E diele, 09.08.2009, 01:08 PM

KODET E FSHEHTA TË BASHKIMIT EVROPIAN
Në një komunikatë të BK të Kosovës të nënshkruar nga zëvendëskryetari Mehmet Breznica thuhet se "Balli Kombëtar duke ndjekur nga afër tentativat destruktive të Serbisë për zhvlerësimin e vlerave morale dhe etnike të Kombit Shqiptarë në këtë pjesë të ndarë të Atdheut, mblodhi me urgjencë Këshillin Kombëtar dhe Drejtorinë e Shërbimeve Strategjike te Ballit Kombëtar me ç ’rast pas një reflektimi të hollësishëm mbi situatën aktuale politike të zhvillimeve të fundit në rajon,para opinionit të mbrëmshëm edhe atij të jashtëm del me këto konstatime:
Mohimi i të drejtës së Kombit Shqiptarë që jeton në trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik për të qenë pjesë integrale e Bashkimit Europjan duke mos i mundësuar liberalizimin e vizave sipas diktatit të Serbisë dhe njëherësh njohja e kësaj të drejte apriori Serbisë gjenocidiale, jashtë çdo parimi e norme të moralit të së drejtës ndërkombëtare,nga Balli Kombëtar s’ka se si të kuptohet ndryshe përveç se :- GETONIZIM DHE NDËSHKIM NDAJ POLITIKËS SONË PAQËSORE NË SHËRBIM TË STABILITETIT NË RAJON.
Mos veprimi efikas i UNMIK-ut e më vonë edhe i EULX-it për parandalimin e veprimit të strukturave paralele të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për një decenie si dhe legjitimimi i tyre i heshtur nga ana e këtyre institucioneve ndërkombëtare ,për Ballin Kombëtar do te thotë:-LEGALIZIM NDËRKOMBËTAR I SËRBISË PËR MBAJTJEN NËN PUSHTIM TË PJESËVE TË TERRITORËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË CILAT SHTRIHEN MBI HARTEN E RESURSEVE MË TË MËDHA MINERALE TË SAJ ME QËLLIM TË ZHVESHJES SË KOMBIT SHQIPTARË NGA ÇDO KUPTIM POLITIK DHE EKONOMIK.
Mos angazhimi i UNMIK-ut më vonë edhe i EULX-it për zbardhjen e fatit tragjik të pagjeturve shqiptarë të cilët u morën si robër lufte në Serbi dhe për kundër Konventave të Gjenevës mbi robërit e luftës,përfunduan nëpër krematorjumet e shkritores së Maçkaticës,paraprakisht duke iu hequr organet dhe duke i shitur ato në formë të kontrabanduar në tregjet e fshehta ndërkombëtare me të cilin fenomen s’u mor kurrë ish prokurorja e Tribunalit të Hagës ,Karrla Del Ponta ,por për të njëjtën gjë bashkë me një komision të këshillit të Evropës ndërseu kundër shqiptarëve ish prokurorin zviceran, Dick Mart,që të njëjtat krime monstruoze ua mëvesh shqiptarëve të cilët luftonin për mbijetesë fizike para gjenocidit dhe pastrimit etnik që po ushtronte shteti serb mbi ta,edhe kjo për Ballin Kombëtar do të thotë:-QË SIPAS "ARGUMENTIT" TË DEMAGOGJISË SË FORCËS FAJTORË ËSHTË GJITHMONË VIKTIMA,E JO KREMINELI?!
Si mundësi e jetësimit të këtyre tri realiteteve politike në terren,në mungesë të veprimit tonë parandalues,që para diplomacisë ndërkombëtare krijonte përshtypjen e një pajtimi të heshtur të klasës sonë politike,Balli Kombëtar e sheh edhe idenë e hedhur në mediume të anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan,Dana Rohrabacher,për mundësin e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës në dobi të paqes në rajon,duke aluduar kështu në ndërrim të Veriut të Mitrovicës me territore të Kosovës Lindore.
Balli Kombëtar,me gjithë konsideratën për mikun tonë Rohrabacher,këtë ide absurde për shkëmbim territoresh e sheh si shkëmbim territoresh të Kosovës Veriore me territoret e Kosovës Lindore,ose përkthyer këtë ide më thjesht do të thotë:-NDËRRIM TË TOKËS TËNDE ME TOKËN TËNDE,NË FAVOR TË SËRBISË?!
Kjo ide për shkëmbim territoresh në favor të Serbisë për Kombin shqiptarë që jeton në trojet e veta në Gadishullin Ilirik do të thotë:- LUFTË,thuhet në fund të komunikatës së BK.
Milazim KADRIU
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Vuniqi: Premtime të sigurta "dushk për gogla"
Lavdrim Lita: Luftë kundër krimit dhe kriminelëve
Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
Selim Hasanaj: Llava e ujqve në Kershin e Golakut dhe altoparlantet e minareve
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Ago Nezha: HomoDemokracia
Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama
Agim Vuniqi: Rrnoftë Enveri, rrnoftë Zymeri
Selim Hasanaj: Popujve me ''kulturë'' banale ua shef sherrin
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte
Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe
Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
Agim Vuniqi: Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Valon A. Syla: Hollë midis Gjilanit dhe Xhihadit
Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!