E marte, 07.05.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Mendime

Agustin Gjinaj: Zoti Nishani, qëlloni në shenjë

E hene, 10.08.2009, 05:29 PM


Zoti Nishani, qelloni ne shenje

Nga Agustin Gjinaj

Disa fletushka te shperndara ditet e fundit nga policia per te sensibilizuar opinionin publik per rrezikun e tragjedive ne rruget shqiptare, (qe mund te ishin pune edhe e ndonje organizate joqeveritare) disa denime qe jane bere kundrejt drejtuesve te mjeteve, te krijojne pershtypjen se dicka do te levize ne kete drejtim. Por, fletushkat, sikur te krijojne njefare ndjesie te nje sjellje "elegante" te policise, ndersa denimet nuk me besohet se jane te tilla qe te japin garanci per nje permbysje te situates ne kete drejtim, e cila ka me teper nevoje per masa drastike per te ndaluar me tej pergjakjen e rrugeve te vendit. Megjithe tentativat e policise, nuk mund te thuhet sot se, njerezit jane te bindur e te garantuar se nuk mund te jene neser viktime e nje te krisuri qe te vjen perballe, se do qytetari do jete i qete e nuk do vrapoje si lepurush, pavaresisht se kalon ne vijat e bardha dhe me semaforin jeshil, kur drejt tij do te vije me shpejtesi i forti i lagjes. Kjo do te ndodhe atehere kur njerezit te shohin realisht se drejtuesit e mjeteve kane "frike" nga sinjali i kuq i semaforit, nga vijat e bardha te rruges se kembesorit, nga cdo tabele qe e ndalon te kryeje nje veprim te caktuar, kur shkelesit te jete "pre" e policit te rrepte dhe ligjit qe nuk "thyhet" ne korridoret e policise per asnje nivel.

Shifrat e aksidenteve jane tragjike e tronditese. Shqiperia nuk ka pesuar deme te tilla as nga krimi, qofte edhe ai i organizuari, as nga semundjet epidemike, as nga misionet paqeruajtese ne bote, as nga udhetimet me avion e traget, as nga moti i keq e emergjencat civile. Ndaj, kur shikon ca police rrugore neper televizione, qe deklarojne se, "fajin e kane drejtuesit e automjeteve, mjetet angleze me timon ne krahun e djathte apo se njerezit nuk zbatojne rregullat", te krijohet pershtypja se ata nuk e ka kuptuar se, duhet ndryshim rrenjesor i metodes se punes. Problemi eshte shume me kompleks se keto konstatime dhe duket se ne situaten e krijuar, ato as qe mund as te ndalohen e zgjidhen vetem nga Ministria e Brendshme dhe z. Nishani. Shqiperia ka nje sinjalistike skandaloze ne rruget e saj, per te cilen duhet nje bashkerendim me i mire i punes nga Drejtoria e Rrugeve, Bashkite e qyteteve dhe Ministria e Brendshme. Vete Qeveria mundet te percaktoje ne kontrata te ndryshme qe, rruget nuk merren ne dorezim kur nuk kane sinjalistiken e nevojshme.

Me respekt te vecante per punen e lodhshme e te nderuar te shumices se policive, duhet thene se ata duhet ta kuptojne me thelle faktin se, toleranca e tyre, ne nje fare menyre eshte "shpirtgjeresia qe vret". Ne ane tjeter, drejtuesit e policise, duhet ta kuptojne se nuk mund te zgjidhet gje vetem me nxjerrjen e nje urdhri apo dekretimin e nje ligji, nese mungon konsekuenca ne zbatimin e tyre. Sa per kujtese duhet thene se edhe urdhri apo ligji per mosperdorimin e xhamave te zinj ne vetura kur nuk jane ngjyre origjinale nga fabrika, eshte nje shembull i terheqjes se policise, sic eshte edhe rasti i punes ne te gjithe vendin i dhjetera fugoneve dhe taksive pa licence mu ne mes te qyteteve. Police te tipit "2 000 lekesh" mesa duket nuk e kuptojne se me heshtjen e tyre nuk kontribuojne ne mbushjen e arkes se shtetit, diferencojne e injorojne ata qe duan te jene ne rregullime shtetin e se fundmi kompromentojne veten per nje gabim te mundshem te ketyre thyeresve te rregullit e jo vetem me financat shteterore, por edhe ne qarkullim. Ne vendin tone, ligjet jane shume me te mira se predispozita per zbatimin e tyre, por edhe zbatohen me dy standarde. Jo rralle ne Shqiperi te qellon te shohesh se me makinat e policise, gra apo femije shkojne ne pune e ne shkolle, se police hapin rrugen me sirene per ne takimin ku jane vonuar per kafe dhe, se thyejne rregullat e qarkullimit edhe shtetare e politikane, se deputete e zyrtare kercenojne policin per lirim ne mbrojtje te shoferit te tyre. Kjo s'do te thote se policia nuk duhet te shohe pergjegjesi ne licencimin me patente, ku pas ca kurseve jo rralle shume te nxituara, te provimeve gjithashtu te tilla, merren ne fund patenta te niveleve nderkombetare per nga cilesia e prodhimit, por jo aq cilesore per aftesine e mbajtesit te saj.

Policia dhe Ministria e Brendshme mund e duhet te gjejne zgjidhje per te frenuar ate qe mund te quhet "dehje nga liria" e shqiptareve. Sot ne vend ka nje numer shume te madh te veturave; ka shume me teper rruge te gjera e te shtruara qe te japin mundesine e ecjes me shpejtesi te madhe, aty ku ecen nje shqiptar tjeter nga ai monizmit qe veturen e kishte nje "molle e ndalueme", pasi sot ka nje veture me te mire se nje bllokmen i djeshem, e ne gjithe keto zhvillime, secili e ndjen veten pronar te vetvetes, ndjen peshen e kontributit te tij personal, nga puna brenda apo jashte vendit, ndjen se eshte nje njeri i lire.

"Dehja nga liria" duhet kufizuar ne percaktimet e vendosura nga ligji nepermjet organeve te policise dhe nje gje e tille duhet bere ashpersisht e pa tolerime. Behet fjale per zgjidhje qe te sensibilizojne vete policine per kete detyre, per emancipimin e korrektesen e skajshme. Kufizimet brenda normave ligjore te shpejtesise, nuk bejne asgje tjeter, vecse te mundesojne te shkosh ne kohe ne kete bote, por jo 50 vjet me heret ne boten tjeter.

Nje situate te ngjashme ka kaluar Franca, para se ne detyren e ministrit te Brendshem te vinte "i rrepti dhe i pameshirshmi" Sarkozi, sic e quante para do kohe shtypi francez. Sarkozi mori masa te jashtezakonshme kundrejt shkelesve te ligjit ne udhetimet ne rruge. Polica ruante e kontrollonte per konsumin e alkoolit pas daljeve te qytetareve nga pab-et, nga klubet e nates e te dites, pas dasmave, ne daljet nga rruget dytesore ne autostrade, ne cdo vend ku kishte premisa qe nje njeri i "rrezikshem" per te tjeret, behej gati te hynte ne qarkullimin e pergjithshem. Pati kerkesa per shkarkimin e Sarkozise, por qe u shuan pa nisur mire debati ne Parlament, kur nje deputet i opozites deklaroi se: "Nga rreptesia e ashpersia e policise se Sarkozise, sivjet jetojne ne France nje numer me i madh njerezish se nje vit me pare, te cilet lane jeten ne aksidentet rrugore".

Edhe ne Shqiperi, qytetareve u vjen keq kur ndeshen me policet, kur paguajne gjoba apo "shkarraviten" te gjejne nje te njohur atje ku rimerren patentat pas gabimeve. Cdo shqiptar do te donte qe familjari i tij te kthehej ne shtepi i gjobitur e i merzitur, por i gjalle; dhe jo i toleruar e i pangacmuar nga policia, por i gjymtuar ose ne arkivol.

Jeta e cdo shqiptari qe iken kot eshte shume me e shtrenjte se nje gjobe, nje patente apo disa muaj pezullim. Ajo eshte me e rendesishme se disa police te liruar, disa shefa te nderruar apo ndonje drejtor i shkarkuar, ndaj cdo nisme e Nishanit ne forcimin e rregullit, do te ishte e dobishme kur ajo te jepte rezultat ne regjistrin kombetar te popullsise shqiptare.

Eshte momenti qe ju te qelloni ne shenje, pa hezitim, z. Nishani.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora