Mendime
Alfred Papuçiu: Mesazh human i Presidentit të nderuar të SHBA, Barak Obama
E diele, 09.08.2009, 08:04 PM

I dashur Alfred !
Ky është çasti për të cilin lëvizja jonë u ndërtua. Për një muaj, lufta për reformën e sigurimit shëndetësor le prapaskenat e UashingtonDC dhe iu kthehet bashkësive në tërë Amerikën. Gjatë tërë Gushtit, anëtarët e Kongresit janë të kthyer në shtëpitë e tyre, ku duart që ata shtrëngojnë dhe zërat që ata dëgjojnë nuk iu përkasin lobistëve, por njerëzve si ju.
Shtëpia është vendi ku jemi më të fuqishmit. Ne nuk e fituam zgjedhjen e vitit të kaluar së bashku gjatë një Dëgjimi në një Komitet në DC. Ne e fituam atë tek pragjet e dyerve dhe linjat e telefonit, tek lojrat me top dhe takimet nëpër qytete, dhe në çdo pjesë të këtij vendi të madh ku njerëzit mblidhen për të biseduar për çfarë iu intereson më shumë. Dhe nese ju jeni gati të afroheni përsëri, kjo është pikërisht ku ne do të fitojmë këtë fushatë historike për sigurimin shëndetësor të garantuar dhe të arritshem që meriton çdo amerikan.
Ka nga ata që përfitojnë prej kushteve të deritanishme, ose e shikojnë këtë debat si një lojë politike, dhe ata do bejnë ç’është e mundur për ta ndalur këtë reformë. Ata janë duke mbushur valët e ajrit dhe internetit me shpifje të turpshme, me qëllim që t’i friksojnë njerëzit. Dhe disa njerëz, pa çudi, janë duke u bërë nervozë. Kështu, ne duhet të shkojmë atje, të luftojme gënjështrat me të vërteta dhe të sqarojmë gjërat.
Kjo është arësyeja pse “Organizimi për Amerikën” është duke vendosur bashkë, mijra takime këtë muaj…Në politikë është një rregull që thotë se kur ju i ftoni njerëzit që të përfshihen, thuaji atyre që do të jetë e lehtë. Le të jemi të sinqertë: që të pranohet një sigurim i plotë shëndetësor nuk do jetë e lehtë. Çdo president që nga Hari Truman ka folur për të dhe lobistët më të fuqishëm e më me përvojë në Uashington e penguan atë.
Por çdo ditë që ne nuk veprojmë, amerikanët vështrojnë që pagesat e tyre shëndetësore rriten tre herë më shpejt se rrogat, ndërmarrjet e vogla dhe familjet bien në falimentim dhe 14000 njerëz humbin tërësisht sigurimin e tyre. Çmimi i mosveprimt është mjaft tepër për njerëzit e këtij vendi të durojnë.
Pra, zgjidhja e krizës nuk do jetë e lehtë. Kundërshtarët do na sulmjonë çdo ditë që do guxojmë të veprojmë. Ajo do kërkojë kohë, punë të fortë, dhe biles do ketë ditë kur ne nuk do dijmë ç’të bëjmë më shumë. Por atëhere vjen një çast kur ne të gjithë duhet të zgjedhim ose të bëjmë të lehtën ose atë që është e drejtë.
Kjo është një nga ato kohë. Dhe çaste të tilla janë ato për të cilat kjo lëvizje u nis. Pra, a jeni gati? Iu lutem përgjigjuni për çdo takim në bashkësinë tuaj me qëllim që të mbështesim reformën e sigurimit:
http://my.barackobama.com/AugustAttend
Le ta kapim këtë çast dhe ta arrijmë këtë fitore historike për ekonominë tonë, shëndetin dhe familjet tona.
Faleminderit.
President Barack Obama
Alfred Papuçiu, Crans-Montana, Zvicër, 7 gusht 2009. Kjo letër që më ka dërguar Presidenti i nderuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në 6 gusht 2009, më ngrohu dhe më shtyu që të hedh në letër disa shënime të shpejta, këtu nga Crans-Montana e Zvicrës, lidhur me këtë reformë kurajoze, të paparë në historinë e Amerikës. Ajo letër mund t’u ishte drejtuar edhe bashkëkombasve të tjerë shqiptarë që do të kishin përshëndetur me letrat e tyre aktin legjitim dhe të paparë në historinë e SHBA-së: vendosjen e sigurimit mjekësor për të gjitha shtetasit që i përbëjnë ato. Unë vetëm bëra një gjest modest duke e falenderuar presidentin Obama, sidomos edhe lidhur me „dritën jeshile“ që ai i dha gjenetikës, shpresës së afërme për ata qindra mijra talasemikë shqiptarë, grekë, qipriotë, italianë, francezë, amerikanë apo kanadezë, për të zëvëndësuar genin „e keq“ me genin „ e mirë“. Një teknikë e thjeshtë, sipas hematologëve dhe specialistëve më të mirë të fushës që do mblidhen së shpejti në Nju Deli të Indisë, por që kërkon të bëhen kërkime pas kërkimesh, për të arritur rezultatin e duhur.
Unë nuk jam ekspert në fushën e shëndetësisë, por meqë e njoh sistemin zviceran të sigurimit shëndetësor, pasi kam ndjekur nëpërmjet përkthimeve ecurinë e trialogut, mendoj se politika e ndjekur prej Obamës është tepër e zgjuar dhe në interes të gjithë kombit amerikan. Presidenti amerikan, Barak Obama jep një sinjal optimist dhe ka ndërmarrë një « sulm » për të finalizuar reformën e tij të sistemit shëndetësor amerikan. Komisioni me influencë i Energjisë dhe Financave i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi të premten më 31 korrik 2009, me 31 vota pro dhe 28 kundër, një kompromis mbi reformën e sistemit shëndetësor, që dëshiron të vërë në jetë Presidenti Obama, duke i dhënë « dritën jeshile » një vote në shtator. Sipas përfaqësuesit demokrat të Senatit amerikan, Mike Ross, i Arkansasit, ky « është një rast unik për të transformuar sistemin tonë të shëndetësisë », kurse zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, vlerësoi se miratimi i planit nga ana e Komisionit ishte një « hap i madh përpara dhe pozitiv. Vetë Barak Obama e quan « hap historik ».
Qysh në kohën e presidencës së Bill Klintonit dhe veçanërisht në sajë të kontributit të së shoqes Hilarit, në 1993 u bë një përpjekje në këtë drejtim. Por frika kronike e amerikanëve se do të humbnin cilësinë e kujdesit mjekësor, e lidhur me veprimet e llobeve të sigurimeve mjekësore dhe firmave të mëdha, bëri që atëhere ai projekt të mos pranohej nga Kongresi Amerikan.
Reforma e sigurimit mjekësor, e vendosur në bazë të programit të Presidentit Barak Obama, do të jepte mundësi që 46 milionë amerikanë të kishin mundësi të mjekoheshin, gjë që deri tani nuk e kanë një fat të tillë. Kjo është një nga reformat më të rëndësishme dhe më të vështira. Kjo reformë është kthyer me të vërtetë në një betejë. Republikanët e cilësojnë situatën si një « Waterlo të shëdetësisë », ndërsa gazetat evokojnë fundin e « honeymoon period » (muajit të mjaltit).
Presidenti i nderuar amerikan, Barak Obama në letrën e tij, përmend« llobet » që duan ta pengojnë këtë « revolucion » në fushën e shëndetësisë amerikane. Llobet farmaceutike dhe të fushës së mjekësisë, minoriteti republikan, por edhe një rrymë, në gjirin e kampit demokrat që quhet « blue dog coalition » (koalicioni i qenit blu), janë kundër reformës pasi duan të mbrojnë interesat e tyre. Ato nuk duan që të rrezikohet ulja e përfitimeve të tyre mbi ilaçet apo shërbimet e tjera mjekësore. Le të shpresojmë se ky hap i guximshëm i Presidentit Borak Obama do të ketë sukses. Edhe pse nuk jemi qytetarë të Kombit më të fuqishëm në botë, le të shprehim solidaritetin tone me hapat e guximëshme të Obamës, që patjetër do të kenë pasoja positive edhe në pjesët e tjera të botës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arif Molliqi: Qytetarët e botës ose kosmopolitët
Selim Hasanaj: Nga viti në vit në Dardani keq e ma keq
Adnan Abrashi: Kryesorja është se ja nisi...?!
Mërgimi, feja, lufta dhe dashuria (Korrespondencë private me vlera kombëtare)
Milazim Kadriu: Komunikatë e Ballit Kombëtar të Kosovës
Agim Vuniqi: Premtime të sigurta "dushk për gogla"
Lavdrim Lita: Luftë kundër krimit dhe kriminelëve
Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
Selim Hasanaj: Llava e ujqve në Kershin e Golakut dhe altoparlantet e minareve
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Ago Nezha: HomoDemokracia
Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Flet Sonilda Hoti, nxënësja nga Mamurasi që tashmë është emigrante në Itali
Agim Vuniqi: Shteti i asfaltuar
Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Alfred Papuçiu: Letër dërguar Presidentit amerikan, Barak Obama
Agim Vuniqi: Rrnoftë Enveri, rrnoftë Zymeri
Selim Hasanaj: Popujve me ''kulturë'' banale ua shef sherrin
Blerim Rrecaj: Kush e terrorizon atdheun
Enver Visoka: E verteta e besimit ne relikte