E diele, 28.04.2024, 09:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Sytë i kishin mbetur të hapur…

E diele, 31.05.2009, 04:51 PM


Nehat JAHIU

SYTE I KISHIN MBETUR TE HAPUR…

Sa fije kishte zemra e tij…! Aq ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe atdheun e tij axha Selman…! Trualli i Atdheut ia kisht shtuar dashurinë ndaj mëmëdheut…! Që kur për herë të parë nëna e tij e kishte vendosur në djepin e tij të drurit mu aty pranë oxhakut të kullës së tij të lashtë shekullore të të parëve të tij. Dashuria dhe kujtimet e tij me truallin ku kishte lindur dhe ku ishte rritur ishin gjërat më të dashura dhe më të shtrenjta për te…! Ndjenjat e fuqishme axhës Selman ia përshkonin fuqishëm lidhjen me vendlindjen dhe Atdheun…!  Sa që ia bënin shpirtin shkrumb dhe zhuritej e digjej  me mallin e paharruar për atdheun e vet të lindjes…! Kjo ndjenjë shpirtërore ate e bënte të fortë si ]eliku me dëshirën e tij të zjarrtë se një ditë do të kthehet në  në Atdheun e tij…!  Kjo axhës Selman do ti japë forcë e jetë që një ditë të kthehet nga kurbeti..! Të kthehet në vatrën e tij të ngrohtë që e deshi me aq fuqi  që nga lindja…! Të kthehet mu aty tek oxhaku i kullës së lashtë të të parëve të tij…! Të kthehet me mallin e dashurisë së zhuritur …! Ta puthë tokën e të parëve të tij…! Tokën e vet…! Këtë tokë të lashtë Arbërore…! Këtë tokë…! Axha Selman edhe pse një kohë të gjatë  ishte larg Atdheut…! Ai për ]do  mëngjes ngrihej dhe në ]do mbrëmje   binte në gjum me dashurinë… ! ATDHE…! Për axhën Selman ishte një gjë e shenjtë…! Dëshira e tij ishte që një ditë sa më shpejtë të kthehej në gjirin e Atdheut dhe të përkundet  në prehërin e tij të ngrohtë. ..! Ai në vend të huaj në kurbet ndjehej me zemër të ]arë…!  Dëshira e tij ishte që edhe një ditë  kur të vdes ….!  Mos të vdes në vend të huaj…! Të vdes në ATDHE…!  Trupi dhe shpirti i tij të preheshin të qetë në dheun e tokës së vendlindjes së tij…! Dëshira e zjarrtë e këtij mërgimtari  që një ditë të kthehej në Atdheun e stërlashtë  të tij asnjëherë nuk u tretë…!  Aq sa dita, ditës shtohej  mosha e tij, aq edhe më tepër ati i shtohej dashuria dhe malli për vendlindjen e për Atdheun…!  Kurrën e kurrës axhës Selman nuk iu kishin ndalur lotët nga sytë e tij për tu kthyer një ditë përgjithmonë  në tokën e tij…! Në tokjën e tij të lashtë…! Brenga e mërgimit atij ia  kishte brejtur palcën e shpirtin…! Zemra i digjej flakë…! I pikonte gjak…! Eh, mall e dashuri…!? E një mërgimtari për ATDHE…! !! Ia dogji shpirtin dhe ia bëri copëza-copëza axhës Selman…! … Dhe mosha e thyer…! Një natë e zymtë pranverore do të jetë ëndrra dhe shpresa e fundit e këtij kurbetqari për tu kthyer në vendlindje…!  Në ATDHE…!  Fryma e fundit e axhës Selman do të ndalet gjatë kësaj nate të mbuluar me mjegullën e errësirës të një nate pranverore të zymtë…!  Zemra e tij do të ndalej së rrahuri mu në këtë natë …! Ama koka i kishte mbetur me një anë..! E kthyer nga VENDLINJA dhe nga ATDHEU…!  E sytë i kishin mbetur të hapur…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora