E diele, 28.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Shqipëria në NATO

E diele, 31.05.2009, 01:00 PM


Halit Bogaj

SHQIPËRIA NË NATO

U arrit sot

Mrekullia

N’Aleancë

Është Shqipëria

2

Erdhi dita

Fort e mbarë

Për t’u bërë

Atje anëtar

3

Gëzim kemi

Të gjithë ne

Që po lind

Një kohë e re

4

Një shkëlqim

Plot me risi

Rrezaton

në Iliri

5

Të gjithë ne

Jemi krenarë

Kudoqoftë

Që ka shqptarë

6

Mbarë Kosova

Sot gëzon

Në çdo vis

ajo feston

7

Por zaval

Ka sot Serbia

E përkrahur

Nga Rusia

8

E urren

Ajo këtë ditë

Asnjhëherë

Nuk e ka pritë

9

E shan ashpër

Perëndimin

Që I jep shqipes

Bekimin

10

Ku ka mbetur

Sot Serbia

E udhëhequr

Nga lakmia

11

NATO Paktin

E mallkon

Në Kosovë

Kur defilon

12

Nga lakmia

Për pushtet

Që kanë sllavet

Qindra vjet

13

Nuk u shkoi

Atyre mbarë

Keq u thyen

Me shqiptarë

14

Amerika

I tmerroi

Për Kosovë

I bombardoi

15

Prandaj sot

Serbia e gjorë

Më asgjë

Nuk ka në dorë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora