Kulturë
Bilall Maliqi: Ashtu si në vargjet e poetit
E shtune, 30.05.2009, 02:25 PM
Bilall MALIQI
ASHTU SI NË VARGJET E POETIT
Më jep forcë
T’i përballoj kësaj rrëmuje
O Perëndi
Mbase në mijëvjeçarin e ri
Bashkëdyzohen të zezat
Në segmentin lindje- vdekje
Oratori shprehin engjujt
Buzëqeshjet e kufizuara
U maten me nurin
E kalimbotës…
Pushtet(etjesh) defilojnë
Shuajnë etjen paramortore,
Kukuvajkat
E vajtojnë të vdekurën stinë,
Lotë të ftohtë sheh vegjëlia
Dredharakë të motit të ikur
Përcjellin çmendshëm
Kohëzezën
Duke e varur
Në spirale lypsarinë
E ngjitur në qafë jetëzezash
Rob i robëruar
Në ditët e zverdhura
Tej (dukshëm) skanon
E ndërton murin e dhembjes
Në bazën e tokëzezës aromëdheu
Hej, o ju që në arkat e mbushura
Me djersë skamnori e punëtori
Mbshtjelloheni me dredha fjalësh
Lëkurën rrjepur ua keni
Fatin ua keni varur n’litar
O ju barkëlëshuar
Ëndrrat pamëshirshëm ua përtypët
Mbi kurrizin e tyre ngarkuat
Dhembje e ofashama
E djersët e ftohta
Ua fshijnë vetëm Muzat
E ju prap kaloni
Nëpër kurrizin e lodhur të tyre
Të robëruar për shumë mote
Të vizatuar nga piktori
Me vija të trasha dhembjeje
Të shkruar me metaforë
Porosinë e lodhur nga poeti
Për skamnorë të gërryer
Nga Litofagu që bren mijëra
Shpirtra të zverdhur e lodhur…
Prap mbizotëron heshtja
Sepse britmat e ofshamat
Ua mbyllët pamëshirë n’kafez
E tash mes jetës e vdekjes
Qëndrojnë të kërrusur e molisur
Ashtu si në vargje të poetit…
*Litofagu-organizma që brejnë, shkatërrojnë
Shkëmbinjtë dhe krijojnë gropëza
Marrë nga libri “Lutje të lagura”, sociale për të rritur…
E premte 15 maj 2009.