Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bilall Maliqi: Ashtu si në vargjet e poetit

| E shtune, 30.05.2009, 02:25 PM |


Bilall MALIQI

ASHTU SI NË VARGJET E POETIT

Më jep forcë
T’i  përballoj kësaj rrëmuje
O Perëndi
Mbase  në mijëvjeçarin e ri
Bashkëdyzohen të zezat

Në segmentin lindje- vdekje
Oratori shprehin engjujt
Buzëqeshjet e kufizuara
U  maten me nurin
E kalimbotës…

Pushtet(etjesh) defilojnë
Shuajnë etjen paramortore,
Kukuvajkat
E vajtojnë të vdekurën stinë,
Lotë të ftohtë sheh vegjëlia

Dredharakë të motit të ikur
Përcjellin çmendshëm
Kohëzezën
Duke e varur
Në spirale lypsarinë
E ngjitur në qafë jetëzezash

Rob i robëruar
Në ditët e zverdhura
Tej (dukshëm) skanon
E ndërton murin e dhembjes
Në bazën e tokëzezës aromëdheu

Hej, o ju që në arkat e mbushura
Me djersë skamnori e punëtori
Mbshtjelloheni  me dredha fjalësh
Lëkurën rrjepur ua keni
Fatin ua keni varur n’litar

O ju barkëlëshuar
 Ëndrrat pamëshirshëm ua përtypët
Mbi kurrizin e tyre ngarkuat
Dhembje e ofashama
E djersët e ftohta
Ua fshijnë vetëm Muzat

E ju prap kaloni
Nëpër kurrizin e lodhur të tyre
Të robëruar për shumë mote
Të vizatuar nga piktori
Me vija të trasha dhembjeje

Të shkruar me metaforë
Porosinë e lodhur nga poeti
Për skamnorë të gërryer
Nga Litofagu që bren mijëra
Shpirtra të zverdhur e lodhur…

Prap mbizotëron heshtja
Sepse britmat e ofshamat
Ua  mbyllët pamëshirë n’kafez
E tash mes jetës e vdekjes
Qëndrojnë të kërrusur  e molisur
Ashtu si  në vargje të poetit…


*Litofagu-organizma që brejnë, shkatërrojnë
Shkëmbinjtë dhe krijojnë gropëza


Marrë nga libri “Lutje të lagura”, sociale për të rritur…

E premte 15 maj 2009.