E shtune, 27.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Moment poetik ne zemer te Bukureshtit

E shtune, 30.05.2009, 06:35 PM


Moment poetik ne zemer te Bukureshtit

Nga Baki Ymeri

Ne kuader te diteve te Festivalit Palabra en el mundo (Fjala ne Bote, edicioni i trete i programit nderkombetar Word in the world), ne Amfiteatrin Stoilow te Fakultetit te Matematikes dhe Informatikes, me 14 maj te ketij viti, para nje auditori te perbere nga studente, dashamire te artit letrar dhe kuadrosh universitare, u mbajt nje Moment poetik qe do te mbahet mend. Ne kete takim te poeteve me dashamiret e poezise, qe ka per mision afirmimin e forces se fjales, ishin te ftuar shtate poete te njohur nga Bukureshti, te gjithe anetare te Lidhjes se Shkrimtareve te Rumanise: Dan Mircea Cipariu, Horia Garbea (kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Bukureshtit), Elena Liliana Popescu, Ioan Rosca, Varujan Vosganian (senator dhe ishminister i Financave), si dhe autori i ketij shkrimi (B. Y.), i cili e joshi publikun duke krijuar admirim ndaj gjuhes shqipe dhe kombit shqiptar, duke lexuar vargje origjinale ne gjuhen rumune nga vellimi Drita e Dardanise, si dhe poezi te perkthyera ne gjuhen shqipe te disa pjesmarresve ne kete manifestim me karakter kombetar dhe nderkombetar.

Visar Zhiti ne Bukuresht dhe Mbremja e Frankofonise ne zemer
Prezenca shqiptare ne massmedian rumune

Revista Climate literare (drejtor Ion Iancu Vale) qe del ne qytetin Tergovishte, ne numrin e prillit te ketij viti hap shtyllat per afirmimin e vlerave shqiptare ne gjuhen rumune. Keshtu, ne faqet e saj, ne kuadrin e titullit Nen yje…vetem heshtjet tona (Sub stele…doar tacerile nosatre), eseisti Mihai Antonescu prezanton librin e Brahim Avdylit Yjet e perjetesise (Stelele vesniciei), qe e pa driten e botimit ne Bukuresht (2008), ndersa ne kuadrin e recensionit Kosova, hena ime e pushkatuar ne supe (Kosova, luna mea impuscata in umar), prezanton ditarin e Besa Salihut Pedeapsa divina (Ndeshkime hyjnore). Po ne kete reviste, Victor Sterom prezanton librin e Florentin Popescut Elegjia e kuajve te humbur (Elegia cailor pierduti), qe doli para nje viti ne edicion bilingv (shqip/rumanisht), ndersa autoret Gheorghe Bucura dhe Ion Iancu Vale i kushtojne nje faqe dy evenimenteve te rendesishme qe u mbajten gjate ketij viti, njeri ne Bukuresht (lansimi i romanit te Visar Zhitit “Funeralet e pafundme”) dhe Mbremja letrare dedikuar Frankofonise ne zemer te Dardanise. Vlen te theksohet ne kete kontekst edhe prezantimi i librit te Ali D. Jasiqit (Ochii campului/Syte e fushes) ne faqet e revistes Impact (nr.357, www.impactdb.ro), si dhe librit te Besa Salihut (ne te njejten reviste), duke patur per autor te recensioneve eseistin Victor Sterom. Victor Steromi prezanton ne Revista noua (nr. 4/2009) poetin kosovar Sali Bashota, me vleresime eseistike si dhe me poezite Ajo ishte vetem nje enderr, Bukuroshja e fjetur dhe A s’te thash valle e dashur..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora