E diele, 28.04.2024, 07:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Gjelave më s'ju besoj (Cikël poetik –III)

E diele, 31.05.2009, 01:17 PM


SKËNDER R. HOXHA

(Cikël poetik III. )
- Vjersha të shkruara më herët por bën të lexohen edhe tash – (autori)

GJELAVE MË S’JU BESOJ

Mesnatë është
Pas mesnate
Para Agut…

Kur t’i mbaroj
Këto vargje
Do të shikoj Orën…

Gjelave
Më s’ju besoj…
           
(E botuar në revistën “Gurra”, maj 2006)

RRUGËS SË KALVARIT

A do të ecësh me mua
Gjer ne vdekje
Edhe pas saj
Lum miku?
Nuk po të njoh mirë
Në këtë kohë
Katrahurash e zezonash…
Kthehu,
Shikom në sy
E më trego
A ke larë ndonjë borxh
Ndaj kësaj Toke Nënë
A i ke matur mirë
Mëkatet e tua…
A je përbiruar ndonjëherë
Për këtë Dhe
Nëpër birë të gjilerës
Se deri në Purgator shkohet
Me mëkate të vogla
Por droj se aty s;i gjen
Virgjilin as Danten…

Po nëse ke sharë ndonjëherë
Gjinjtë e sate ëmë,
Nëse vëllait i ke bërë lak
E tre gishtërinj
Ke ngritur kah Dielli
Mos rrugëto me mua
Pjellë djalli bir ferri!...

Me mua ecet
I lakuriquar si para Zotit
Në Natën e Varrit…

E në i ke duart e lyera
Me gjak Gjaku
Pëshurre hijen tënde
Nekrologu yt është
Blof Qen Qeni…
                      
/Nëntor 1997/

PASMESNETËT E MIA TË THINJURA

Pasmesnetët e mia të thinjura
Kahmot jemi shoqëruar në uzdajë
Dërrmuar jemi pagjumësie ethesh
Ngujuar bëjmë këngë mite rite
Për RrugëGjatën Tonë
Dashuria Jonë e pranguar

Pasmenetët e mia të urta
Herë të qeta më shumë të trazuara
Nga një trohë “Vodkë” është me ne
Tymi i cigars imiton vëngër
Hënën që bën dritë lodhshëm
Para Agut kur më të Dashurën Tonë
E pagëzuam me emrin RINGJALLJE
Si gjithnjë kuvendojmë pa hile
Për Pëllumbat e Bardhë Diellin Albatrosët
Për më të Dashurën më të Adhuruarën
Tonë RepDemKos liri shpirtrash
Po ditët iken e Ajo vonohet
Në vargun tim të ngulfatur
Mumie jemi bërë në pritje të saj
Anija ime në dallgët e shqetësuara

Po po Dashuria Jonë do të vijë
Me shpejtësi hapash të qëndresës sonë
Pas udhëtimit satanik trishtimit
Mbase e gërricur e përgjakur!...

/14.XI. ’97, Pejë/

(PS: Këto tri vjersha m’i gjet tash (maj 2009) një mik imi, ing. Idriz Muriqi, të cilat ishin të botuara më herët: e para ”Gjelave më s’ju besoj” në revistën “Gurra” e shkollave të Rugovës, komuna e Pejës, maj 1996, f. 33; ndërsa dy të tjerat, “Rrugës së kalvarit” dhe “Pasmesnetët e mia të thinjura”, gjithashtu në “Gurra “…, dhjetor 1997, f. 37. E falënderoj mikun! – autori.)      



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora