| E diele, 31.05.2009, 04:51 PM |
Nehat JAHIU
SYTE I KISHIN MBETUR TE HAPUR…
Sa fije kishte zemra e tij…! Aq ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe atdheun e tij axha Selman…! Trualli i Atdheut ia kisht shtuar dashurinë ndaj mëmëdheut…! Që kur për herë të parë nëna e tij e kishte vendosur në djepin e tij të drurit mu aty pranë oxhakut të kullës së tij të lashtë shekullore të të parëve të tij. Dashuria dhe kujtimet e tij me truallin ku kishte lindur dhe ku ishte rritur ishin gjërat më të dashura dhe më të shtrenjta për te…! Ndjenjat e fuqishme axhës Selman ia përshkonin fuqishëm lidhjen me vendlindjen dhe Atdheun…! Sa që ia bënin shpirtin shkrumb dhe zhuritej e digjej me mallin e paharruar për atdheun e vet të lindjes…! Kjo ndjenjë shpirtërore ate e bënte të fortë si ]eliku me dëshirën e tij të zjarrtë se një ditë do të kthehet në në Atdheun e tij…! Kjo axhës Selman do ti japë forcë e jetë që një ditë të kthehet nga kurbeti..! Të kthehet në vatrën e tij të ngrohtë që e deshi me aq fuqi që nga lindja…! Të kthehet mu aty tek oxhaku i kullës së lashtë të të parëve të tij…! Të kthehet me mallin e dashurisë së zhuritur …! Ta puthë tokën e të parëve të tij…! Tokën e vet…! Këtë tokë të lashtë Arbërore…! Këtë tokë…! Axha Selman edhe pse një kohë të gjatë ishte larg Atdheut…! Ai për ]do mëngjes ngrihej dhe në ]do mbrëmje binte në gjum me dashurinë… ! ATDHE…! Për axhën Selman ishte një gjë e shenjtë…! Dëshira e tij ishte që një ditë sa më shpejtë të kthehej në gjirin e Atdheut dhe të përkundet në prehërin e tij të ngrohtë. ..! Ai në vend të huaj në kurbet ndjehej me zemër të ]arë…! Dëshira e tij ishte që edhe një ditë kur të vdes ….! Mos të vdes në vend të huaj…! Të vdes në ATDHE…! Trupi dhe shpirti i tij të preheshin të qetë në dheun e tokës së vendlindjes së tij…! Dëshira e zjarrtë e këtij mërgimtari që një ditë të kthehej në Atdheun e stërlashtë të tij asnjëherë nuk u tretë…! Aq sa dita, ditës shtohej mosha e tij, aq edhe më tepër ati i shtohej dashuria dhe malli për vendlindjen e për Atdheun…! Kurrën e kurrës axhës Selman nuk iu kishin ndalur lotët nga sytë e tij për tu kthyer një ditë përgjithmonë në tokën e tij…! Në tokjën e tij të lashtë…! Brenga e mërgimit atij ia kishte brejtur palcën e shpirtin…! Zemra i digjej flakë…! I pikonte gjak…! Eh, mall e dashuri…!? E një mërgimtari për ATDHE…! !! Ia dogji shpirtin dhe ia bëri copëza-copëza axhës Selman…! … Dhe mosha e thyer…! Një natë e zymtë pranverore do të jetë ëndrra dhe shpresa e fundit e këtij kurbetqari për tu kthyer në vendlindje…! Në ATDHE…! Fryma e fundit e axhës Selman do të ndalet gjatë kësaj nate të mbuluar me mjegullën e errësirës të një nate pranverore të zymtë…! Zemra e tij do të ndalej së rrahuri mu në këtë natë …! Ama koka i kishte mbetur me një anë..! E kthyer nga VENDLINJA dhe nga ATDHEU…! E sytë i kishin mbetur të hapur…!